Orari i transmetimit
12:00 - 12:15
Programi i mesditës
Emisioni i mesditës fillon me buletinin e lajmeve që kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon dhe botë. Në këtë emision sjellim raporte dhe kronika të ditës, por edhe tema aktuale nga zhvillimet politike dhe ekonomike. Emisioni i mesditës në të shumtën e rasteve sjellë artikuj nga shtypi perendimor, por edhe intervista me analistë të njohur ndërkombëtar kushtuar zhvillimeve në Kosovë dhe më gjërë.
16:00 - 16:30
PZAP-ja nuk certifikon kandidatët që kanë pasur probleme me ligjin
Vendimi i PZAP-së për moscertifikim të kandidatëve që kanë probleme me ligjin, ka qenë tema kryesore e këtij edicioni. Mosemërimi i kreut të AKI-së dhe një raport që flet për mungesën e angazhimit të baballarëve në Kosovë në edukimin e hershëm të fëmijëve, kanë qenë tema tjera që kemi trajtuar.
Presenter: