Ndërlidhjet

Ndërhyrjet politike në luftën anti-korrupsion


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Kosova duhet të angazhohet më shumë për të garantuar zbatimin efektiv të ligjeve kundër korrupsionit, është rekomandimi që del nga raporti i fundit i organizatës Transparency International, në të cilin janë theksuar një varg çështjesh që e pengojnë përparimin në zbatimin e ligjeve kundër korrupsionit.

Në këtë raport, Kosovës i janë bërë vërejtje për numër të vogël të gjykatësve, mungesë të mbështetjes teknike dhe të profesionalizmit në sistemin e drejtësisë, për ndërhyrje politike dhe mungesë të transparencës në prokurimin publik, gjë që, sipas raportit, ngre dyshimet për korrupsionin.

Ismet Salihu, profesor i së Drejtës Penale në Universitetin e Prishtinës, thotë se vërejtjet dhe konstatimet e organizatës Transparency International janë të sakta.

Sipas tij, luftën më efikase kundër korrupsionit është duke e penguar, në rend të parë, mungesa e gatishmërisë dhe vullnetit politik nga ana e lidershipit në Kosovë.
Ajo që është më e pranishme dhe më e dëmshme, e cila në masë të madhe e ka vështirësuar luftën kundër korrupsionit, është interferimi politik, ndikimet politike.


Udhëheqësit tanë, verbalisht, çdo ditë, plot gojën e kanë kundër korrupsionit. Mirëpo, disa prej tyre vetë janë të zhytur në korrupsion dhe nuk kanë lejuar, madje kanë penguar, ndërtimin e mekanizmave të duhur kundër korrupsionit".

"Është fakt që numri i gjyqtarëve dhe i prokurorëve është i vogël
. Pastaj, është mungesa e mbrojtjes dhe e sigurisë së këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ajo që është më e pranishme dhe më e dëmshme, e cila në masë të madhe e ka vështirësuar luftën kundër korrupsionit, është interferimi politik, ndikimet politike”, thotë Salihu.

Salihu thekson se për gjendjen e krijuar në sistemin e drejtësisë, nuk janë fajtorë vetëm drejtuesit e institucioneve vendore në Kosovë, por edhe të atyre ndërkombëtare.

Raporti i Transparency International, tërheq vërejtjen se problem në Kosovë paraqet edhe pamundësia e mediave dhe shoqërisë civile për të monitoruar Qeverinë dhe Presidencën e Kuvendit.

Arben Ahmeti, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, vlerëson se konstatimet e Transparency International japin për të kuptuar se Kosova ka institucione të korruptuara.

Nisur nga kjo, sipas tij, rrjedhin të gjitha problemet tjera, duke përfshirë edhe pamundësinë e mediave për të pasur qasje në punën e institucioneve.

Kemi një Qeveri, e cila nuk ka zëdhënës. Kemi Presidencë, për performimin e zëdhënësit të së cilës ne nuk mund të mburremi. Kemi parti politike, të cilat kanë zëdhënës anonimë dhe të paaftë plotësisht. Kemi edhe një Kuvend, i cili po pretendon që ta miratojë një rregullore, që do t’ua kufizojë gazetarëve qasjen në Kuvend.

"Kur i kemi parasysh të gjitha këto sjellje të institucioneve, si dhe kur kemi parasysh kërcënimet, shantazhet dhe mënyrat tjera të parandalimit që u bëhen gazetarëve, ambienti kosovar bëhet në mënyrë totale i pafavorshëm për punën e gazetarëve
”, vlerëson Ahmeti.

Ai shton se Qeveria e Kosovës duhet të jetë më transparente nëse dëshiron t’i plotësojë standardet evropiane dhe, në këtë mënyrë, t’u ikë ideve të shoqërive totalitare, në të cilat institucionet janë të mbyllura ndaj mediave.

Edhe Driton Selmani nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), vlerëson se vërejtjet e Transparency International, janë tërësisht të qëndrueshme.
Kemi probleme për t’ju qasur dokumenteve zyrtare dhe në transparencën, në përgjithësi, të institucioneve publike tona publike...



Kemi probleme për t’ju qasur dokumenteve zyrtare dhe në transparencën, në përgjithësi, të institucioneve publike tona publike, duke mos veçuar këtu Kuvendin e Kosovës, i cili mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit edhe më tutje vazhdon t’i bëjë të mbyllura për mediat dhe për shoqërinë civile. Ndërkohë, ato janë të hapura për organizatat ndërkombëtare.

"Po ashtu, problem është edhe qasja në Qeverinë e Kosovës, do të thotë shoqëria civile nuk mund t’i monitorojë mbledhjet e Qeverisë së Kosovës. Madje, mund t’i ketë vetëm disa vendime, të cilat i merr Qeveria e Kosovës, dhe shpesh ka ndodhur që vendimet e caktuara të mos publikohen fare në faqen e internetit të Qeverisë
”, shprehet Selmani.

Selmani, po ashtu, shpreh mendimin se institucionet e Kosovës ende nuk e shohin shoqërinë civile, përfshirë këtu edhe mediat, si partnere në punët që ato i kryejnë në përditshmëri, për shkak të, siç thotë ai, mungesës së besimit reciprok.

Lexoni edhe këtë:
TI: Mungesë përparimesh
XS
SM
MD
LG