Sipas rezultateve të para jo përfundimtare të publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, pas mesnate, partia maqedonase në pushtet VMRO DPMNE, e kryeministrit Nikolla Gruevski, në raundin e dytë ka fituar 16 komuna.
BDI-ja është shpallur fitues në të gjitha komunat shqiptare, pos Strugës ku ka fituar kandidati i PDSH-së.
Me Shkupin do të udhëheqë edhe më tej krryetari aktual nga radhët e VMRO DPMNE-së. Derisa, opozita maqedonase, LSDM, ka shënuar fitore në komunën Qendër, ku shtrihet projekti “Shkupi 2014”, duke fituar edhe në tri komuna të tjera.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, tha se gjatë periudhës së ardhshme duhet analizuar me përpikëri të gjitha indiciet që flasin për parregullsi gjatë procesit zgjedhor.
Ndërkohë, partitë politike në pushtet, BDI dhe VMRO DPMNE, pasi kanë shpallur fitore bindëse në zgjedhjet vendore, kanë festuar deri në orët e hershme të mëngjesit.
Paraprakisht, në selinë qendrore në Reçicë të Tetovës, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, personalisht shpalli fitoren absolute të BDI-së pothuajse në të gjitha komunat.
“Shpall fitoren e madhe për Tetovën, fitoren e thellë në Shkupin e vjetër në Çair, fitoren në Studeniçan, fitoren në Haraçinë, në Tearcë, Vrapçishtë, në Bërvenicë dhe fitoren e madhe në Komunën e Gostivarit. Gjithashtu, kemi fituar në balotazh në Komunën e Dollnenit”, tha Ahmeti.
Ai theksoi se për fitoren e Strugës nga kandidati shqiptar, ku është zgjedhur kandidati i PDSH-së, Ziadin Sela, është dhënë kontribut edhe nga BDI-ja
Kryetari akual iTetovës nga radhët e PDSH-së, Bexheti, i ka uruar fitoren Teuta Arifit, kryetares së vetme femër që është zgjedhur në këto zgjedhje për kryetar komune.
Ndërkohë që lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se edhe në këtë raund janë përdorur të gjitha mjetet kundër PDSH-së duke blerë vota me 200, 300 dhe 1000 denarë.
”LSDM, VMRO dhe RDK, u bënë bashkë kundër opsionit të vetëm shqiptar, PDSH-së. Kjo është një gjë e mirë, sepse nuk do të lejojmë infektimin e partisë me njerëz të tillë që vlejnë 200 denarë”, u shpreh Thaçi.
I pyetur se a do të dorëhiqet dhe a do të bëjë reforma, Thaçi u përgjigj:
“Edhe kjo gjë është e mundur, por nëse e kërkojnë mbi 90 mijë luana- aktivistë të kësaj partie dhe jo të tjerët, të cilët votuan kundër kësaj platforme”.
Ndryshe, mijëra qytetarë shqiptarë festuan fitoren e madhe të Zijadin Selës në Strugë, i cili ishte në garë me kandidatin maqedonas të mbështetur nga dy partitë më të mëdha maqedonase VMRO DPMNE dhe LSDM.
Ndërkohë, lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, aktualisht kryeministër i Maqedonisë, e cilësuar si historike fitoren e partisë së tij me gjithsej 56 komuna të fituara.
“Sot fituan veprat, fitoi puna, premtimet e realizuara, përgjegjësia, sjellja e sinqertë... fitoi koncepti, të cilin e realizuam me shumë mund dhe punë, përgjegjësi dhe llogaridhënie”, deklaroi Gruevski.
Duke folur për Strugën, Gruevski pranoi humbjen, por vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy partive maqedonase.
“Edhe pse kemi humbur në Strugë dhe Kërçovë, përshëndes bashkimin dhe bashkëpunimin maqedonas, që është vlerë e re e politikës maqedonase, por dhe shpresë dhe shans për zgjedhjet e ardhshme dhe sfidat e ardhshme. Ne do t’i ndihmojmë dhe Strugës dhe Kërçovës, si një pjesë e pandashme e Maqedonisë”, u shpreh Gruevski.
Por, këtë fitore të thellë të pushtetit lideri i opozitës maqedonase, LSDM-së, Branko Cërvenkovski ia përshkroi keqpërdorimit të institucioneve të shtetit.
“Dua të falënderoj votuesit që na mbështetën. I falënderoj për guximin, sepse të votosh për opozitën, në një vend si Maqedonia, me këtë regjim, duhet të kesh shumë guxim për të marrë mbi vete rreziqet që mund të pasojnë”.
“Maqedonia nuk është vend as demokratik, as juridik, as i lirë. Ju them se nuk ka shtet të lirë dhe demokratik, ku ka një keqpërdorim të institucioneve, ku të gjithë institucionet janë në funksion të partisë në pushtet, ku shpenzohen mjetet publike vetëm për një partie, ku ka uzurpim të mediave. Në të tilla kushte, nuk mund të ketë zgjedhje fer dhe të lira”, tha Cërvenkovski.
Fitore e madhe për opozitën paraqet fitorja e Andrej Zhernovskit në Komunën Qendër, ku shtrihet projekti “Shkupi 2014”.
Edhe pse KSHZ-ja vetëm në këtë komunë s’ka dalë me rezultate përfundimtare, vetë Andrej Zhernovski, falënderoi të gjithë qytetarët dhe aktivistët opozitarë që kanë mundësuar fitoren e tij në komunën më të pasur në Maqedoni.
“Pavarësisht votuesve të Pustecit, Prespës së Vogël dhe Gollo Bërdos, sot fitoi Qendra. Falënderime për të gjithë ata të rinjtë, të cilët u angazhuan pa u kursyer për fitoren në Qendër. Sot fituan qytetarët e Qendrës”, theksoi Zhernovski.