Familjarët e personave të pagjetur kritikuan sërish zyrtarët qeveritarë dhe autoritetet ndërkombëtare, se nuk po ndërmarrin hapa konkretë për ndriçimin e fatit të personave që mungojnë nga lufta e fundit në Kosovë.
Në një takim që mbajti të mërkurën Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur, u tha se nga Beogradi qe shtatë vjet nuk është marrë asnjë informacion për personat që konsiderohen të zhdukur.
Kryetari i Komisionit, Prenk Gjetaj, tha se me gjithë rezultatet e arritura në punën e këtij komisioni në gjashtëmujorin e parë, ka mbetur ende shumë për t’u bërë.
“Sipas evidencës, shënimet tona janë 1740 persona që evidentohen si të zhdukur. Do të thotë, kjo çështje vazhdon edhe më tej të jetë shqetësim, që na obligon të punojmë. Dhe, nuk mund të themi se kemi bërë mjaft kur e kemi këtë numër të të pagjeturve”, u shpreh Gjetaj.
Gjetaj tha se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Kosovë janë bërë kërkime në 12 lokacione të ndryshme, ku janë gjetur 30 mbetje mortore, prej të cilave 15 u janë dorëzuar familjarëve.
“Familjeve u bëhet kthimi i mbetjeve mortore kur bëhet analiza e AND-së dhe në këtë periudhë gjashtëmujore u janë dorëzuar 15 mbetje mortore”, bëri të ditur Gjetaj.
Megjithatë, përfaqësuesit e familjarëve, anëtarë të Komisionit, thanë se ka kaluar një kohë e gjatë që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe se, siç u shprehën ata, në këtë drejtim duhet të punohet më shumë, si nga vendorët, ashtu edhe nga ndërkombëtarët.
Bajram Qerkini tha se misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë nuk ka interes që çështja e të pagjeturve të zgjidhet.
“Puna në terren nuk po bëhet. EULEX-i, nuk do të dëgjojë. Unë e them hapur, EULEX-i është duke e stagnuar se ne po themi se është në përgjegjësinë e tyre, komplet çështja e të pagjeturve, nuk kemi dorë ne aty, e ata e kanë kokën në Bruksel. Brukseli ka thënë se nuk dua të merrem me atë punë. Kemi thënë hajde t’i drejtohemi Parlamentit Evropian, apo Këshillit, nuk ka shkuar shkresa. Unë e mora vesh që është duke u bërë gati, po shkruhet, por deri sot nuk ka shkuar. Ku po na mbetet dera tjetër?”, tha Qerkini
Anëtarët e Komisionit për Persona të Pagjetur më herët kanë shprehur pakënaqësi që në marrëveshjen e arritur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për normalizim marrëdhëniesh, nuk është përmendur çështja e të pagjeturve.
Me çështjen e zgjidhjes së fatit të personave që mungojnë, duhet të merren udhëheqësit më të lartë të vendit, tha Nesrete Kumnova, kryetare e Organizatës “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova.
Ajo, në takim theksoi se familjarët po kërkojnë që në bisedimet, të cilat po zhvillohen ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të bisedohet edhe për personat e pagjetur.
“Ne po kërkojmë, si familjarë, që drejtpërdrejt institucionet më të larta të merren me këtë punë. Numër një është kryeministri i Kosovës, i cili po i vazhdon bisedimet në Bruksel me kryeministrin e Serbisë”.
“Ne po themi që nuk kemi informacione, qytetarët, familjarët nuk kanë informacione se ku ndodhen më të dashurit tanë. Adresa është në Serbi, po Serbinë askush nuk po e shtyn që ta japë informacione, por po e ledhaton, po e përkëdhel dhe po e kthen pa e dhënë asnjë informacion se ku janë më të dashurit tanë”, u shpreh Kumnova.
Drejtues të Asociacionit të Shoqatave të Familjarëve të Personave të Pagjetur, vlerësuan se puna e të dyja delegacioneve për të pagjeturit, si nga ana e Prishtinës, ashtu edhe Beogradit tashmë është shterur dhe se, sipas tyre, kjo çështje duhet të kalojë në nivele të Bashkimit Evropian.