Ndërlidhjet

Raportet: Fletarrest për një punëtor tjetër të Konsullatës amerikane


Fotografi e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Ankara të Turqisë
Fotografi e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Ankara të Turqisë

Raportet nga Turqia thonë se autoritetet kanë paraqitur fletarrest për një punëtor të Konsullatës së Shteteve të Bashkuara, në periudhën kur është krijuar një mospajtim i ashpër ndërmjet dy vendeve, që ka çuar në ndërprejen e pjesës më të madhe të shërbimeve për viza.

Mediat turke kanë raportuar sot se i dyshuari ende po kërkohet dhe se bashkëshortja dhe një fëmij i tij janë marrë në pyetje nga policia.

Në përgjigje të arrestimit të një punëtori lokal të Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Stamboll, javën e kaluar, Misioni amerikan në Turqi ka shpallur suspendim të vizave joimigrante në gjithë vendin.

Në një kumtesë të mbrëmshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Ankara, theksohet se zhvillimet aktuale e kanë detyruar “ta rivlerësojë përkushtimin e qeverisë së Turqisë për sigurinë e kapaciteteve të Misionit dhe personelit amerikan”.

Turqia ka shpallur se po ndërmerr masa reciproke, duke thënë se i ka “suspenduar të gjitha shërbimet e vizave joimigrante” në përfaqësitë diplomatike turke në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG