Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Shtatë të vrarë në protestat në Rripin e Gazës


Rripi i Gaz5s, 6 prill, 2018.

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur, gjatë protestave në Rripin e Gazës më 6 prill.

Në këto protesta vlerësohet se morrën pjesë rreth 20 mijë palestinezë. Një 16 vjeçarë është në mesin e të vrarëve, kanë njoftuar zyrtarët palestinezë. Gra dhe fëmijë janë po ashtu në mesin e të plagosurve, kanë raportuar gazetarët.

Rreth 150 persona janë plagosur, pasi janë goditur me plumba gome nga ushtria izraelite, ndërkaq të tjerët kanë pasur probleme me frymëmarrjen nga gazi lotjsjellës, kanë njoftuar zyrtarët.

Që prej 30 marsit, zyrtarët thonë se 29 palistenzë janë vrarë, si pasojë e tensioneve përgjatë kufirit në mes të Rripit të Gazës dhe Izraelit, ndërkaq mbi 2 mijë e 500 janë plagosur.

Banorët në Rripin e Gazës kanë ngritur kampe përgjatë kufirit. Ata kanë hedhur gurë në kufi, ku qëndrojnë ushtarët izraelit.

Protestuesit po kërkojnë që të palestinezët të rikthehen në tokat, që tashmë i takojnë Izraelit.

Ushtria Izraelite ka njoftuar se ka parandaluar dhjetëra përpjekje për të kaluar kufirin dhe është përgjigjur ndaj turmës “me mjete për ta shpërndarë atë”.

Përleshje të reja në kufirin Gaza-Izrael
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:00 0:00

XS
SM
MD
LG