Ndërlidhjet

Së paku 60 të vdekur nga zjarret në Greqi


Kineta, Greqi
Kineta, Greqi

Së paku 60 njerëz vdiqën nga zjarret pranë Athinës.

Autoritetet i cilësuan ato si flakët më vdekjeprurëse në më shumë se një dekadë.

Ato u përhapen në perëndim dhe lindje të kryeqytetit grek, të shoqëruara me temperatura të larta deri në 40 gradë Celsius dhe erëra të forta.

(Video: Zjarret në Greqi)

Zjarre vdekjeprurëse në Greqi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:39 0:00

Zjarrëfikësit raportuan për më shumë se 100 njerëz të plagosur, disa prej tyre në gjendje serioze.

Sipas disa raporteve, më shumë se 1,000 shtëpi janë shkatërruar.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ndërpreu vizitën në Bosnje dhe Hercegovinë për t'u kthyer në Athinë, ndërsa kërkoi ndihmë nga ushtria dhe Bashkimi Evropian.

Ai shpalli tri ditë të zisë kombëtare për viktimat.

Zona e përfshirë nga flakët është e pyllëzuar dhe e mbushur me shtëpi pushimi.

XS
SM
MD
LG