Ndërlidhjet

Cavusoglu: Turqia nuk ka ndarë informacione me askënd për Khashoggin


Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka thënë se shteti i tij nuk ka ndarë incizimet e zërit me askënd, duke hedhur poshtë pretendimet se Ankaraja u ka nisur Shteteve të Bashkuara të dhëna për zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Cavusoglu po ashtu u ka thënë gazetarëve se Turqia ka të dhëna dhe informata të siguruara pas hetimeve të kyera, lidhur me zhdukjen e Khashoggit më 2 tetor.

Autoritetet turke kanë thënë se kanë incizime të zërit, të cilat japin shenja se Khashoggi është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

Policia turke kërkon në pyll trupin e Khasshogit

Arabia Saudite ka mohuar pretendimet e Turqisë se Khashoggi është vrarë në konsullatë dhe se trupi i tij është larguar.

“Turqia nuk i ka ofruar të dhëna Pompeos apo ndonjë zyrtari tjetër amerikan”, ka thënë Cavusoglu para gazetarëve në një vizitë në Shqipëri kur është pyetur nëse autoritetet turke u kanë ofruar informacione zyrtarëve amerikanë, të cilët kanë realizuar një udhëtim urgjent në Arabinë Saudite dhe Turqi këtë javë.

“Ne do të prezantojmë rezultatet në mënyrë transparente para gjithë botës. Nuk kemi ndarë asnjë informacion me asnjë shtet”, është shprehur ai.

Zhdukja dhe me gjasë vdekja e Khashoggit, banor i Shteteve të Bashkuara dhe kolumnist i Washington Postit, ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe ka tensionuar marrëdhëniet në mes të Arabisë Saudite dhe Perëndimit.

SHBA i jep edhe pak kohë për hetime A.Saudite lidhur me rastin Khashoggi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të enjten se ai beson që Khashoggi ka vdekur dhe se përgjigjja amerikane ndaj sauditëve mund të jetë shumë e ashpër, mirëpo megjithatë ata i kanë dhënë kohë Arabisë Saudite për të kryer hetimet.

XS
SM
MD
LG