Ndërlidhjet

Emri Maqedonia e Veriut hyn në fuqi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut
Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Emri i ri, Republika e Maqedonisë së Veriut, ka hyrë në fuqi me publikimin e ndryshimeve kushtetuese në Gazetën Zyrtare. Paraprakisht Greqia përmes një shkrese ka njoftuar Shkupin me vendimin e Parlamentit grek për miratimin e protokollit për anëtarësimin e fqinjit verior në Aleancën Veriatlantike. Autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur se të mërkurën në vendkalimin kufitar me Greqinë do të vendoset tabela e parë me mbishkrimin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

"Mirë se vini në Maqedoninë e Veriut"

Punëtorët duke pastruar zonën afër kufirit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, afër Gjevgjelisë. Në fotografinë e bërë më 11 shkurt, tabela ende ka mbishkrimin "Republika e Maqedonisë". REUTERS/Ognen Teofilovski
1/11 Punëtorët duke pastruar zonën afër kufirit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, afër Gjevgjelisë. Në fotografinë e bërë më 11 shkurt, tabela ende ka mbishkrimin "Republika e Maqedonisë". REUTERS/Ognen Teofilovski
Pamja e njëjtë në Gjevgjeli me mbishkrimin e vjetër. REUTERS/Ognen Teofilovski
2/11 Pamja e njëjtë në Gjevgjeli me mbishkrimin e vjetër. REUTERS/Ognen Teofilovski
Ndryshimi i emrit të shtetit, nga Republika e Maqedonisë në Maqedonia e Veriut.
3/11 Ndryshimi i emrit të shtetit, nga Republika e Maqedonisë në Maqedonia e Veriut.
Punëtorët duke vendosur tabelën me emrin e ri. REUTERS/Ognen Teofilovski
4/11 Punëtorët duke vendosur tabelën me emrin e ri. REUTERS/Ognen Teofilovski
Pamje duke vendosur mbishkrimin me emrin e ri të shtetit.
5/11 Pamje duke vendosur mbishkrimin me emrin e ri të shtetit.
Tabela e re me mbishkrimin, Maqedonia e Veriut.
6/11 Tabela e re me mbishkrimin, Maqedonia e Veriut.
Një tjetër tabelë me emrin e ri.
7/11 Një tjetër tabelë me emrin e ri.
Një vajzë duke prekur termin "e veriut" në faqen zyrtare të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shkup. REUTERS/Ognen Teofilovski
8/11 Një vajzë duke prekur termin "e veriut" në faqen zyrtare të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shkup. REUTERS/Ognen Teofilovski
Një vajzë duke fotografuar pamjen e re të faqes online të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
9/11 Një vajzë duke fotografuar pamjen e re të faqes online të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
10/11 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pamje tjetër e faqes online të qeverisë.
11/11 Pamje tjetër e faqes online të qeverisë.
Previous slide
Next slide

Qeveria në faqen e internetit gjithashtu ka ndryshuar të dhënat duke nisur për herë të parë me përdorimin e emri të ri, Maqedonia e Veriut.

Edhe shumë zyrtarë, të dhënat e institucioneve në faqet e internetit i kanë zëvendësuar me emrin e ri.

Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij Socialdemokrate të martën në mbrëmje kërkoi nga të gjitha institucionet që të ndryshojnë mbishkrimet kurse Ministria e Punëve të Brendshme të nis edhe me ndërrimin e dokumenteve të udhëtimit dhe targat e veturave.

Sipas një vendimi të qeverisë, nga fillimi i vitit 2020, do të hidhen në qarkullim edhe bankënotat e parë me emrin e ri. Procesi i zëvendësimit të tyre do të zgjas deri në pesë vjet, sikurse edhe ai i dokumenteve personale të qytetarëve.

Marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e kontestit ishte arritur më 17 qershor 2018.Të dyja vendet kanë kaluar një periudhë të gjatë dhe përplot me tensione deri në ratifikimin e marrëveshjes nga Parlamentet e tyre.

Greqia kishte bllokuar për 27 vjet përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, për shkak të pohimeve se fqinji i saj ka pretendime territoriale ndaj rajonit të saj verior që mban emrin Maqedoni.

Pas miratimit të protokollit për anëtarësim në NATO, Maqedonia e Veriut në qershor pret hapjen e bnegociatave me Brukselin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG