Ndërlidhjet

Tahiri reagon ndaj kritikave të ambasadorit amerikan për Ministrinë e Drejtësisë


Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri.
Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri.

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, tha se institucioni që ai drejton "nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të liruar nga vuajtja e dënimit" asnjë person.

Komentet e Tahirit vijnë si reagim ndaj deklaratave të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha të premten se “Ministria e Drejtësisë ka nënshkruar lirimin e një të dënuari për krime lufte me 15 vjet burgim, në rastin Kukësi, i cili ka vuajtur 12 muaj (burgim) në 3 vjetët e fundit".

Përmes një deklarate, ministri Tahiri tha se "e vetmja kompetencë që ndërlidh Ministrinë e Drejtësisë me personat e dënuar, është menaxhimi me qendrat korrektuese, të cilat, në secilën rrethanë që ndërlidhet me lirimin apo mbajtjen e personave të dënuar brenda burgjeve, zbatojnë vendimet e organeve të pavarura, përkatësisht vendimet gjyqësore, siç ndodh rëndom në shtetet ku sundon rendi dhe ligji".

"Unë kërkoj dhe ftoj që gjeneruesit e këtij lajmi, si dhe ambasadori Kosnett të kenë referencë të saktë ligjore mbi procedurat që ndiqen për të liruar ose mbajtur dikë brenda qendrave korrektuese", tha mes tjerash Tahiri.

Kosnett u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të ndalin, siç tha, praktikën e pezullimit të dënimeve dhe abuzimet e kriminelëve të lidhur me sistemin e pushimit shëndetësor.

XS
SM
MD
LG