Ndërlidhjet

Kosnett sqaron deklaratën e tij për Ministrinë e Drejtësisë


Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett,ka bërë një sqarim lidhur me deklaratë të bërë nga ai një ditë më parë, ku kritikoi Ministrinë e Drejtësisë, për lirimin e një personi nga burgu, i cili ishte dënuar për krime lufte, për rastin Kukësi.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Konsnett ka treguar se në postimin e djeshëm, ai ka shkruar se Ministria e Drejtësisë ka nënshkruar lirimin e të burgosurit dhe ka sqaruar se këtë vendim e ka marrë Gjykata e Apelit dhe ka udhëzuar Ministrinë e Drejtësisë që ta lirojë të burgosurin për krime lufte.

‏”Sqarim: Gjykata e Apelit udhëzoi Ministrinë e Drejtësisë që të lirojë një person të dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte për rastin Kukësi; ai ka mbajtur burgim më pas se 12 muaj në 3 vjetët e fundit. Abuzimi i vazhdueshëm nga kriminelët i sistemit për pushime mjekësore dhe dënimeve të pezulluara duhet të ndalen”, ka shkruar ambasadori Kosnett.

“Versioni origjinal i këtij postimi thoshte se Ministria e Drejtësisë ka nënshkruar lirimin (e të dënuarit). Ligji i amendamentuar për ekzekutimin e dënimeve penale ua lë në dorë vendimin gjykatësve. E vlerësoj mundësinë për të përmirësuar atë që kemi shkruar”, thuhet në reagimin e ambasadorit Kosnett.

Të premten, Kosnett kishte kritikuar Ministrinë e Drejtësisë, lidhur me lirimin e një të dënuari për krime lufte.

Më pas, ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, i ishte përgjigjur kritikave të ambasadorit amerikan, duke thënë se ministria që ai drejton "nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të liruar nga vuajtja e dënimit" asnjë person.

XS
SM
MD
LG