Ndërlidhjet

Hetuesit kanadezë vizitojnë vendin ku u rrëzua aeroplani në Teheran

Vendi ku u rrëzua aeroplani ukrainas në Teheran.
Vendi ku u rrëzua aeroplani ukrainas në Teheran.

Kanadaja thotë se hetuesit e saj e kanë vizituar vendin e rrëzimit të aeroplanit ukrainas afër Teheranit.

Në mesin e 176 pasagjerëve të vdekur në incident, ishin edhe 57 shtetas të Kanadasë.

Ministri kanadez i Transportit, Marc Garneau, më 15 janar, tha se hetuesve të vendit nuk u është lejuar akoma çasja në regjistruesit e fluturimeve.

Aeroplani Boeing 737-800 i Ukrainës u qëllua nga të paktën një raketë iraniane, menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Teheranit më 8 janar.

Irani ka lëshuar viza për një ekip zyrtarësh kanadezë, përfshirë dy specialistë të Bordit të Sigurisë së Transportit, me shpresën se do të përcaktojnë se si dhe pse ushtria iraniane goditi aeroplanin, me sa duket gabimisht, duke vrarë të gjithë pasagjerët në bord.

Shumica e viktimave ishin shtetas iranianë dhe kanadezë, dhe një numër më i vogël ukrainasë, afganë, suedezë, britanikë dhe gjermanë.

"Ajo që na është thënë nga iranianët është se ne do të lejohemi të marrim pjesë jo vetëm në deshifrimin e kutive të zeza, por edhe analizimin e tyre", tha Garneau.

Kutitë e zeza janë pajisje që regjistrojnë të gjitha të dhënat e një fluturimi. Ato nuk shkatërrohen edhe në raste kur aeroplanët rrezohen.

Teherani fillimisht mohoi që forcat e tij e rrëzuan aeroplanin, por ushtria e vendit, më 11 janar, pranoi se avioni ukrainas u qëllua "pa dashje" nga një raketë kundër-ajrore.

Tragjedia ndodhi derisa forcat e mbrojtjes ajrore të Iranit ishin në gatishmëri të lartë, pas një sulmi raketor balistik iranian - disa orë më parë - kundër forcave amerikane në Irak.

Incidenti me aeroplanin dhe mohimet e qeverisë, kanë zemëruar shumë iranianët, duke nxitur protesta kundër udhëheqjes së Iranit.

Në Iran vazhdojnë protestat pas rrëzimit të aeroplanit

Protestuesit anti-qeveritarë në Teheran, sipas postimeve në mediat sociale, thërrasin parulla kundër udhëheqjes iraniane - 13 janar, 2020.
1/15 Protestuesit anti-qeveritarë në Teheran, sipas postimeve në mediat sociale, thërrasin parulla kundër udhëheqjes iraniane - 13 janar, 2020.
Për të tretën ditë me radhë, në Iran mbahen protesta kundër regjimit, i cili ka pranuar se ka rrëzuar një avion ukrainas të pasagjerëve
Studentët iranianë të Universitetit Amir Kabir duke shprehur ngushëllime për viktimat e rrëzimit të fluturimit ukrainas, PS752. Ushtria iraniane tha se avioni i pasagjerëve u qëllua "pa dashje" nga forcat e mbrojtjes ajrore, të cilat ishin në gatishmëri të lartë, pas një sulmi me raketa balistike kundër forcave amerikane në Irak.
2/15 Studentët iranianë të Universitetit Amir Kabir duke shprehur ngushëllime për viktimat e rrëzimit të fluturimit ukrainas, PS752. Ushtria iraniane tha se avioni i pasagjerëve u qëllua "pa dashje" nga forcat e mbrojtjes ajrore, të cilat ishin në gatishmëri të lartë, pas një sulmi me raketa balistike kundër forcave amerikane në Irak.
Për të tretën ditë me radhë, në Iran mbahen protesta kundër regjimit, i cili ka pranuar se ka rrëzuar një avion ukrainas të pasagjerëve
Protestuesit nuk i shkelin flamujt e SHBA-së dhe të Izraelit në kampusin e Universitetit Beheshti. Vetëm disa ditë më herët, turma të tjera i kanë djegur këta flamuj për shkak të vrasjes së komandantit iranian, Qasem Soleimani, në një sulm të SHBA-së.
3/15 Protestuesit nuk i shkelin flamujt e SHBA-së dhe të Izraelit në kampusin e Universitetit Beheshti. Vetëm disa ditë më herët, turma të tjera i kanë djegur këta flamuj për shkak të vrasjes së komandantit iranian, Qasem Soleimani, në një sulm të SHBA-së.
Për të tretën ditë me radhë, në Iran mbahen protesta kundër regjimit, i cili ka pranuar se ka rrëzuar një avion ukrainas të pasagjerëve
Një protestues shkel një poster të komandantit të vrarë iranian, Qasem Soleimani, në Teheran më 12 janar.
4/15 Një protestues shkel një poster të komandantit të vrarë iranian, Qasem Soleimani, në Teheran më 12 janar.
Për të tretën ditë me radhë, në Iran mbahen protesta kundër regjimit, i cili ka pranuar se ka rrëzuar një avion ukrainas të pasagjerëve
Forcat e sigurisë qëndrojnë roje përpara ambasadës britanike në Teheran, më 12 janar. Ambasadori britanik u arrestua për pak kohë, nën dyshimet për pjesëmarrje në një demonstratë të paligjshme.
5/15 Forcat e sigurisë qëndrojnë roje përpara ambasadës britanike në Teheran, më 12 janar. Ambasadori britanik u arrestua për pak kohë, nën dyshimet për pjesëmarrje në një demonstratë të paligjshme.
Për të tretën ditë me radhë, në Iran mbahen protesta kundër regjimit, i cili ka pranuar se ka rrëzuar një avion ukrainas të pasagjerëve
Protestues anti-qeveritarë para stacionit të metrosë Ostad Moein në Teheran.
6/15 Protestues anti-qeveritarë para stacionit të metrosë Ostad Moein në Teheran.
Për të tretën ditë me radhë, në Iran mbahen protesta kundër regjimit, i cili ka pranuar se ka rrëzuar një avion ukrainas të pasagjerëve
Policia iraniane përdori gaz lotsjellës ndaj demonstruesve anti-qeveritarë më 11 janar në Teheran.
7/15 Policia iraniane përdori gaz lotsjellës ndaj demonstruesve anti-qeveritarë më 11 janar në Teheran.
Për të tretën ditë me radhë, në Iran mbahen protesta kundër regjimit, i cili ka pranuar se ka rrëzuar një avion ukrainas të pasagjerëve
Një tubim përpara Universitetit Sharif të Teheranit, më 11 janar. Mediat iraniane raportojnë se 14 nga viktimat e aeroplanit ukrainas kanë qenë të diplomuar në këtë universitet.
8/15 Një tubim përpara Universitetit Sharif të Teheranit, më 11 janar. Mediat iraniane raportojnë se 14 nga viktimat e aeroplanit ukrainas kanë qenë të diplomuar në këtë universitet.
Për të tretën ditë me radhë, në Iran mbahen protesta kundër regjimit, i cili ka pranuar se ka rrëzuar një avion ukrainas të pasagjerëve
Protestuesit në Universitetin Sharif në Teheran janë dëgjuar duke brohoritur: "Udhëheqësi ynë është injorant dhe një burim turpi".
9/15 Protestuesit në Universitetin Sharif në Teheran janë dëgjuar duke brohoritur: "Udhëheqësi ynë është injorant dhe një burim turpi".
Për të tretën ditë me radhë, në Iran mbahen protesta kundër regjimit, i cili ka pranuar se ka rrëzuar një avion ukrainas të pasagjerëve
Protestues para Universitetit Sharif në Teheran.
10/15 Protestues para Universitetit Sharif në Teheran.
Për të tretën ditë me radhë, në Iran mbahen protesta kundër regjimit, i cili ka pranuar se ka rrëzuar një avion ukrainas të pasagjerëve
Tek Universiteti Amir Kabir në Teheran...
11/15 Tek Universiteti Amir Kabir në Teheran...
Për të tretën ditë me radhë, në Iran mbahen protesta kundër regjimit, i cili ka pranuar se ka rrëzuar një avion ukrainas të pasagjerëve
Tek Universiteti Amir Kabir në Teheran...
12/15 Tek Universiteti Amir Kabir në Teheran...
Për të tretën ditë me radhë, në Iran mbahen protesta kundër regjimit, i cili ka pranuar se ka rrëzuar një avion ukrainas të pasagjerëve
Protestuesit thirrin slogane anti-qeveritare.
13/15 Protestuesit thirrin slogane anti-qeveritare.
Për të tretën ditë me radhë, në Iran mbahen protesta kundër regjimit, i cili ka pranuar se ka rrëzuar një avion ukrainas të pasagjerëve
Përkujtim për viktimat në qytetin Sari.
14/15 Përkujtim për viktimat në qytetin Sari.
Për të tretën ditë me radhë, në Iran mbahen protesta kundër regjimit, i cili ka pranuar se ka rrëzuar një avion ukrainas të pasagjerëve
Teheran...
15/15 Teheran...
Për të tretën ditë me radhë, në Iran mbahen protesta kundër regjimit, i cili ka pranuar se ka rrëzuar një avion ukrainas të pasagjerëve
Previous slide
Next slide

Presidenti, Hassan Rohani, më 15 janar, bëri thirrje për unitet kombëtar.

Ndërkohë, organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, akuzoi personelin e sigurisë iraniane për përdorimin e "forcës së paligjshme" kundër protestuesve paqësorë që ishin mbledhur në Teheran dhe qytete të tjera më 11 dhe 12 janar.

Videot, fotografitë dhe dëshmitë nga viktimat dhe dëshmitarët okularë tregojnë se forcat e sigurisë shënjestruan protestuesit me plumba gome, gaz lotsjellës dhe mjete tjera.

XS
SM
MD
LG