Ndërlidhjet

Thaçi mirëpret lajmin për linjën hekurudhore me Beogradin


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se e përshëndet synimin për të rivendosur lidhjet hekurudhore midis Kosovës dhe Serbisë, gjë që, sipas tij, shënon "një tjetër hap të rëndësishëm drejt normalizimit të plotë" të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Thaçi i bëri këto komente në Twitter, në ditën kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi arritjen e një marrëveshjeje për linjën hekurudhore midis Beogradit dhe Prishtinës.

Pas takimit me të dërguarin presidencial të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell, Vuçiq tha se marrëveshja do të jetë e ngjashme me atë për linjën ajrore Beograd-Prishtinë, e cila u arrit në fillim të kësaj jave me ndërmjetësimin e diplomatëve amerikanë.

Thaçi shkroi në Twitter se i është mirënjohës presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ambasadorit Grenell.

Grupet punuese nga Kosova dhe Serbia do të udhëtojnë më 27 janar në Berlin të Gjermanisë, për të diskutuar me Grenellin vendosjen e linjës hekurudhore midis dy vendeve.

Lexoni edhe këtë:

XS
SM
MD
LG