Ndërlidhjet

Edhe 35 raste të reja me koronavirus në Ferizaj


Ferizaj
Ferizaj

Ka shkuar në 55 numri i të infektuarve me koronavirus në Ferizaj, pasi që të dielën janë konfirmuar edhe 35 raste të reja.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi, i cili ka thënë se të dhënat janë pranuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.

“Është e vërtetë, janë 35 raste të reja të infektuar me virusin COVID-19, që e çojnë numrin e përgjithshëm të ferizajasve të prekur në 55. Të gjithë personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 janë kontakte familjare, kolegë e kontakte të këtyre të fundit (palë të treta)”, ka thënë Sherifi.

Ferizaj është futur në karantinë të shtunën, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi që ishin konfirmuar 20 raste me koronavirus.

XS
SM
MD
LG