Në Berlin nisin analizat diagnostikuese ndaj Navalnyt
Doktorët fusin në një auto-ambulancë barelën që bartte Navalnyn. Berlin, 22 gusht, 2020.
Doktorët në spitalin në Berlin, kanë nisur t’i kryejnë analiza të “gjera” diagnostikuese liderit opozitar rus, Aleksei Navalny.
“Pas kryerjes së kontrollove dhe pas konsultimit edhe me familjen, doktorët do të komentojnë mbi sëmundjen dhe hapat e tjerë të trajtimit. Kontrollet do të marrin kohë deri sa të kryhen”, tha ky spital në një postim në Twitter.
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier tha se gjetja e shkakut se pse Navalny – kritik i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin – ra në gjendje kome “është kruciale”.
“Shpresoj se të gjithë ata që mund të kontribuojnë për t’i dhënë përgjigje kësaj dileme, do ta bëjnë një gjë të tillë”, tha Steinmeier, i cili po ashtu tha se mbështet kauzën e Navalnyt.
“I uroj zotit Navalny shërbim, jo vetëm të shpejtë, por të plotë, ta ketë shëndetin e plotë në mënyrë që të vazhdojë punën tha ai.
Navalny arriti më herët gjatë të shtunës në Berlin nga qyteti siberian, Omsk, pas dyshimeve se ishte helmuar.
Themeluesi i organizatës joqeveritare “Cinema for Peace” – avioni i së cilës barti Navanlyn nga Rusia në Gjermani – Jaka Bizilij, tha se gjendja shëndetësore e opozitarit rus, është “stabile”.
“Gjendja e Navalnyit gjatë fluturimit dhe pas aterrimit është stabile”, tha ai për gazetën gjermane, Bild.
Por, më vonë, Bizilj shtoi se gjendja shëndetësore e Navalnyt është “mjaft shqetësuese”.
“Ne morëm një mesazh të qartë nga doktorët se nëse avioni me të cilin ai po udhëtonte nuk do të bënte aterrimin emergjent në Omsk, ai do të vdiste”, tha Bizilj.
Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, po ashtu shkroi në Twitter se “avioni që barte Aleksein ka aterruar në Berlin”.
Fluturimi nga Rusia për në Gjermani u pengua që të ndodhte më parë, për shkak se autoritetet ruse deklaruan se Navalny nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore që të udhëtonte. Por, familja e tij dhe aleatët insistuan që ai të mjekohej jashtë vendit.
“Vështirësitë për jetën e Alekseit dhe shëndetit të tij sapo kanë filluar, por tashmë është bërë hapi i parë”, ka shkruar më herët në Twitter, zëdhënësja Kira Yarmysh.
Yarmysh publikoi një fotografi të Navalnyt teksa ai – i vendosur në një barelë – futet në avion së bashku me gruan e tij.
Navalny është në gjendje kome, që prej se u sëmurë pas dyshimeve për helmim më 20 gusht. Në momentin kur u sëmurë, ai ishte duke udhëtuar me avion nga qyteti siberian, Tomsk për në Moskë. Avioni me të cilin udhëtonte, më pas u detyrua që të bëjë një aterim urgjent në Omsk, që po ashtu gjendet në Siberi.
Familja e Navalnyt dhe aleatët e tij kanë luftuar që ta transferojnë atë në Gjermani për trajtim mjekësor, por doktorët rusë, që po e trajtonin, për orë të tëra refuzuan që ai të largohej nga spitali në Omsk, duke argumentuar se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë që ai të udhëtonte.
Por, më 21 gusht, zyrtari i lartë i spitalit në Omsk, Anatoly Kalinichenko u tha gazetarëve se Navalny mund të transferohet për në Gjermani, pasi gjendja e tij është stabilizuar.
Gruaja e Navalnyt, më herët i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të lejojë që burri i saj të transferohet në Gjermani për trajtim urgjent mjekësor.
“Zyrtarisht ju bëj thirrje ju (Putin) që të lejoni transportin e Navalnyt për në Gjermani”, deklaroi Yulia Navalnaya më 21 gusht.
Fillimisht, Kremlini deklaroi se vendimi për të mos lejuar transferimin e Navalnyt për në Gjermani ishte krejtësisht për shkaqe shëndetësore. Por, mbështetësit e Navalnyt argumentuan se autoritetet ruse po dëshirojnë që të blejnë kohë, në mënyrë që gjurmët e helmit të mos gjenden më në trupin e liderit opozitar, në kohën kur ai të transferohet jashtë vendit.
Pasi Navalny u lejua që të udhëtojë për në Gjermani, Qeveria gjermane tha se jeta e tij duhet të shpëtohet.
“Prioriteti kryesor është që jeta e zotit Navalny të shpëtohet dhe ai të shërohet”, tha zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert.
Ende nuk ka asnjë diagnozë të saktë për gjendjen e Navalnyt, por ekipi i tij dyshoh se ai është helmuar për shkak të aktiviteteve të tij.
Yarmysh beson se politikani opozitar u helmua, pasi në çajin që ai bleu në aeroportin e Tomsk, iu hodh diçka brenda.
Por, drejtori i spitalit në Omsk, Aleksandr Murakhovsky u ka thënë gazetarëve se gjendja e Navalnyt mund të jetë shkaktuar për shkak të çrregullimeve që kanë të bëjnë me metabolizmin.
“Sot kemi punuar në disa diagnoza. Kryesorja është ... çrregullime në metabolizëm”, tha Murakhovky, duke shtuar se gjendja e Navalnyt mund të “shkaktohet me rënien e nivelit të sheqerit në gjak”.
Këto komente Murakhovsky i kishte bërë pari zëdhënësja Yarmysh, citoi një bashkëpunëtor të Navalnyt, Ivan Zhdanov, të ketë thënë se “një polic që ishte në spital, tha se në trupin e Aleksei është gjetur helm, që nuk është i rrezikshëm vetëm për të, por për të gjithë që janë përreth tij”.
Bashkimi Evropian ka kërkuar që të nisin menjëherë hetimet lidhur me gjendjen e Navalnyt, i cili pak pasi u sëmurë, ra në gjendje kome.
“Jemi shumë të shqetësuar lidhur me shëndetin e Aleksei Navalnyt pas helmimit të dyshuar”, tha më 21 gusht, zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrli.
“Ne presim një hetim të shpejtë, të pavarur dhe transparent. Nëse konfirmohet që është helmuar, përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë”, tha ajo.
“Njeri shumë i guximshëm”
Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, deklaroi më 20 gusht, se ishte “thellësisht i shqetësuar” lidhur me situatën me Navalnyn duke shtuar se mund të ndikojë në marrëdhëniet SHBA-Rusi.
“Ai është një njeri shumë i guximshëm. Ai është një politikan i guximshëm që brenda Rusisë është ngritur kundër Putinit. Është jashtëzakonisht shqetësuese dhe nëse rusët qëndrojnë pas kësaj... është diçka që ne do ta kemi parasysh në mënyrën sesi do të sillemi me Rusinë në të ardhmen”, tha O’Brien.
Navalny, i cli ka ekspozuar aferat korruptive në Rusi, edhe në të kaluarën ka qenë cak i sulmeve fizike.
Më 2017, ai ishte sulmuar me një kimikat, që i ishte hedhur në sy.
Përballjet nga afër të Navalnyt si figurë kryesore opozitare në Rusi
1/15Aleksei Navalny shihet në gjykatë në dhjetor të vitit 2011 pas arrestimit të tij gjatë një marshimi të paautorizuar kundër qeverisë në Moskë. Navalny u dënua me 15 ditë paraburgim për "rezistim ndaj oficerëve të zbatimit të ligjit". Ishte e para nga ato që më vonë do të bëheshin një ndodhi e zakonshme për figurën e opozitës.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
2/15Një shenjë që shprehte mbështetje për Navalnyn e shkruar në pjesën e prapme të një kamioni jashtë qendrës së ndalimit, ku Navalny ishte duke u mbajtur pas arrestimit të tij në dhjetor të vitit 2011. Në shkurt 2011, Navalny, në një radio intervistë përshkroi partinë politike të Presidentit Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, si "partinë e mashtruesve dhe hajdutëve". Fraza u përdor gjerësisht nga grupet e opozitës.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
3/15Navalny shoqërohet për një seancë gjyqësore në Moskë në maj të vitit 2012. Ai u arrestua gjatë një mitingu të opozitës, një ditë pas inaugurimit të Putinit më 7 maj. Navalny u dënua me 15 ditë të tjera burgim për "pjesëmarrje në një ngjarje të jashtëligjshme publike".
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
4/15Një gazetar filmon apartamentin e Navalnyt në Moskës pasi u kontrollua nga policia më 11 qershor të vitit 2012. Policia ruse kontrolloi shtëpitë e disa drejtuesve të opozitës në mes të protestave të gjera antiqeveritare në pranverë dhe verë të vitit 2012.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
5/15 Persona të maskuar u larguan pasi kontrolluan zyrën e Navalnyt në Moskë, më 12 qershor 2012. Navalny u thirr për t'u marrë në pyetje nga policia, gjë që parandaloi pjesëmarrjen e tij në një protestë të planifikuar.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
6/15Navalny dhe gruaja e tij, Yulia, gjatë një pushimi në proceset gjyqësore në Kirov në korrik të vitit 2013. Navalny u akuzua për vjedhjen e 16 milionë rublave (500,000 dollarë) nga një firmë shtetërore e drurit. Ai hodhi poshtë akuzat si të pabazuara. Gjykata i shqiptoi një dënim me burg prej pesë vitesh e që më vonë u ulë në një dënim me kusht pas një proteste të gjerë publike.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
7/15 Navalny dhe vëllai i tij Oleg (brenda grilave) gjatë një seance gjyqësore në Moskë në dhjetor të vitit 2014. Dyshja u dënuan për vjedhjen e rreth 500,000 dollarëve nga firmat ruse gjatë marrëdhënieve biznesore që datonin vite më parë. Ata kundërshtuan akuzat. Dënimi i Aleksei Navalny u pezullua, por vëllai i tij vuajti një burg të plotë prej më shumë se tre vjetësh, duke u liruar në muajin qershor 2018.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
8/15Navalny duke u arrestuar pasi doli nga një radiostacion në Moskë në janar të vitit 2015. Pak më parë, Navalny kishte larguar një byzylyk elektronik që iu kërkua të vishte ndërsa ishte në arrest shtëpie për dënimin e tij të pezulluar në vitin 2014.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
9/15Navalny i ulur në një mjet transportues policie pasi u kap gjatë një tubimi masiv në Moskë në mars të vitit 2017. Ai u gjobit me 350 dollarë për pjesëmarrje në atë që autoritetet e quajtën një protestë të paligjshme.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
10/15 Navalny gjatë rrugës për në spital pasi u spërkat me ngjyrë të gjelbër nga sulmues të panjohur në Moskë në prill të vitit 2017. Gjatë sulmit ai pësoi djegie në sy.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
11/15Navalny largohet nga një burg në Moskë në tetor të vitit 2018, pasi vuajti 20 ditë burgim me akuzën e organizimit të protestave të paligjshme.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
12/15Policia ndalon Navalnyin gjatë një tubimi në mbështetje të gazetarit investigativ Ivan Golunov, i cili u arrestua nga policia dhe u akuzua për mbajtje droge me 12 qershor të vitit 2019.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
13/15Navalny, me sy të skuqur dhe të fryrë, ulet në një shtrat spitalor në Moskë më 29 korrik 2019, pasi nuk u ndje mirë në qelinë e tij, ndërsa po vuante një dënim me burg nën akuzën e thirrjes së një mitingu të paautorizuar. Ai tha se besonte se ishte helmuar. Mjekët thanë se kishte një "reaksion akut alergjik".
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
14/15Një qytetar shikon një video në mediat sociale ku Navalny shihet duke u transportuar në një barelë bartëse nga një ekip i ambulancës në Omsk pasi u rrëzua, i sëmurë rëndë nga ajo që dyshohej se ishte helmim derisa ishte në një fluturim nga Tomski për në Moskë më 20 gusht.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
15/15 Një mjek në një spital në Omsk u thotë gazetarëve se Navalny ishte vendosur në një gjendje kome të induktuar.
Fotografi të disa nga dhjetëra ballafaqimet që figura kryesore e opozitës në Rusi ka pasur me policinë, gjykatat dhe sulmuesit e panjohur gjatë viteve të tij të aktivizmit publik. Navalny është burgosur më shumë se 10 herë dhe ka kaluar qindra ditë në paraburgim që nga viti 2011.
Previous slide
Next slide
Në korrik të vitit 2019, Navalny u dënua me 30 ditë burgim, për shkak të organizimit të protestave të paautorizuara. Gjatë qëndrimit në burg, ai disa herë u dërgua në spital, për shkak të disa të ënjturave në fytyrë, që më vonë u pretendua se mund të kenë simptoma të helmimit.
Në vitet e fundit, ai disa herë është arrestuar, është ndaluar që të garojë për president si dhe për kryetar të qytetit të Moskës.
Kreu i departamentit ligjor të Fondacionit Anti-Korrupsion, që Navalny ka themeluar, Vyacheslav Gimadi, ka shkruar në Twitter se “nuk ka asnjë dyshim që Navalny është helmuar për shkak të aktivitetit dhe pozicionit të tij politik”.