Ndërlidhjet

Pse po protestojnë qumështarët?

Fermerët hedhin mijëra litra qumësht në rrugët e Prishtinës
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:46 0:00

Fermerët hedhin mijëra litra qumësht në rrugët e Prishtinës

Prodhuesit e qumështit në Kosovë nuk po arrijnë të shesin të gjitha produktet e tyre, për shkak se në tregun e Kosovës po përpunohen prodhime të qumështit me vaj të palmës, thonë përfaqësues të Shoqatës së Fermerëve.

Shumë fermerë komercialë në Kosovë, në baza ditore dorëzojnë qumësht të freskët në pikat grumbulluese që janë të licencuara nga autoritetet kompetente.

Nga qumështi më pas përpunohet djathi, gjiza, kosi dhe jogurti të cilat dërgohen në vitrinat e dyqaneve në Kosovë.

Pse ka rënë fuqia blerëse e këtij produkti?

Në treg ka rënë fuqia blerëse e produkteve të qumështit. Sasi të mëdha kanë mbetur të pashitura në depot e kompanive prodhuese, për shkak se në treg qarkullojnë kësi lloji mallrash të përpunuara nga vaji i palmës. Vaji i palmës importohet nga vendet e ndryshme të rajonit dhe të Evropës, thonë përfaqësues të Shoqatës së Fermerëve të Qumështit.

Sipas tyre, duhet të ndalet importi i vajit të palmës në mënyrë që të krijohet treg për qumështin vendor.

Fermerët zbrazin qumështin nga maunet në rrugë

Policia e Kosovës duke vëzhguar protestën e prodhuesve të qumështit.
1/8 Policia e Kosovës duke vëzhguar protestën e prodhuesve të qumështit.
Mijëra litra qumësht janë zbrazur në një rrugë të Prishtinës nga fermerët kosovarë. Këtë e kanë bërë në shenjë proteste, pasi janë të indinjuar me mosveprimet e Qeverisë së Kosovës për largimin e produkteve me vaj palme. Qëllimi i tyre ishte që qumështi të derdhej afër objektit të Qeverisë së Kosovës, por maunet e fermerëve me qumësht u ndaluan nga Policia e Kosovës në lagjen ‘Arbëria’. Pasi derdhën qumështin në rrugë, fermerët vazhduan protestën e qetë para qeverisë.
Një motoçiklist kalon pranë protestës së qumështarëve.
2/8 Një motoçiklist kalon pranë protestës së qumështarëve.
Mijëra litra qumësht janë zbrazur në një rrugë të Prishtinës nga fermerët kosovarë. Këtë e kanë bërë në shenjë proteste, pasi janë të indinjuar me mosveprimet e Qeverisë së Kosovës për largimin e produkteve me vaj palme. Qëllimi i tyre ishte që qumështi të derdhej afër objektit të Qeverisë së Kosovës, por maunet e fermerëve me qumësht u ndaluan nga Policia e Kosovës në lagjen ‘Arbëria’. Pasi derdhën qumështin në rrugë, fermerët vazhduan protestën e qetë para qeverisë.
Prodhuesit duke derdhur qumështin nga maunet.
3/8 Prodhuesit duke derdhur qumështin nga maunet.
Mijëra litra qumësht janë zbrazur në një rrugë të Prishtinës nga fermerët kosovarë. Këtë e kanë bërë në shenjë proteste, pasi janë të indinjuar me mosveprimet e Qeverisë së Kosovës për largimin e produkteve me vaj palme. Qëllimi i tyre ishte që qumështi të derdhej afër objektit të Qeverisë së Kosovës, por maunet e fermerëve me qumësht u ndaluan nga Policia e Kosovës në lagjen ‘Arbëria’. Pasi derdhën qumështin në rrugë, fermerët vazhduan protestën e qetë para qeverisë.
Zbrazja e një maune me qumësht gjatë protestës së qumështarëve. 
4/8 Zbrazja e një maune me qumësht gjatë protestës së qumështarëve. 
Mijëra litra qumësht janë zbrazur në një rrugë të Prishtinës nga fermerët kosovarë. Këtë e kanë bërë në shenjë proteste, pasi janë të indinjuar me mosveprimet e Qeverisë së Kosovës për largimin e produkteve me vaj palme. Qëllimi i tyre ishte që qumështi të derdhej afër objektit të Qeverisë së Kosovës, por maunet e fermerëve me qumësht u ndaluan nga Policia e Kosovës në lagjen ‘Arbëria’. Pasi derdhën qumështin në rrugë, fermerët vazhduan protestën e qetë para qeverisë.
Disa protestues mbajnë pankarta me mbishkrime, ku kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për ta shpëtuar industrinë e prodhimit të qumështit.
5/8 Disa protestues mbajnë pankarta me mbishkrime, ku kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për ta shpëtuar industrinë e prodhimit të qumështit.
Mijëra litra qumësht janë zbrazur në një rrugë të Prishtinës nga fermerët kosovarë. Këtë e kanë bërë në shenjë proteste, pasi janë të indinjuar me mosveprimet e Qeverisë së Kosovës për largimin e produkteve me vaj palme. Qëllimi i tyre ishte që qumështi të derdhej afër objektit të Qeverisë së Kosovës, por maunet e fermerëve me qumësht u ndaluan nga Policia e Kosovës në lagjen ‘Arbëria’. Pasi derdhën qumështin në rrugë, fermerët vazhduan protestën e qetë para qeverisë.
Zbrazja e qumështit në rrugë nga një maune.
6/8 Zbrazja e qumështit në rrugë nga një maune.
Mijëra litra qumësht janë zbrazur në një rrugë të Prishtinës nga fermerët kosovarë. Këtë e kanë bërë në shenjë proteste, pasi janë të indinjuar me mosveprimet e Qeverisë së Kosovës për largimin e produkteve me vaj palme. Qëllimi i tyre ishte që qumështi të derdhej afër objektit të Qeverisë së Kosovës, por maunet e fermerëve me qumësht u ndaluan nga Policia e Kosovës në lagjen ‘Arbëria’. Pasi derdhën qumështin në rrugë, fermerët vazhduan protestën e qetë para qeverisë.
Një protestues mban pankartën me mbishkrimin "Kryeministër, ndale importin e qumështit, shpëto fermerët".
7/8 Një protestues mban pankartën me mbishkrimin "Kryeministër, ndale importin e qumështit, shpëto fermerët".
Mijëra litra qumësht janë zbrazur në një rrugë të Prishtinës nga fermerët kosovarë. Këtë e kanë bërë në shenjë proteste, pasi janë të indinjuar me mosveprimet e Qeverisë së Kosovës për largimin e produkteve me vaj palme. Qëllimi i tyre ishte që qumështi të derdhej afër objektit të Qeverisë së Kosovës, por maunet e fermerëve me qumësht u ndaluan nga Policia e Kosovës në lagjen ‘Arbëria’. Pasi derdhën qumështin në rrugë, fermerët vazhduan protestën e qetë para qeverisë.
Protestuesit mbajnë në duar këmbana gjatë protestës së qumështarëve. 
8/8 Protestuesit mbajnë në duar këmbana gjatë protestës së qumështarëve. 
Mijëra litra qumësht janë zbrazur në një rrugë të Prishtinës nga fermerët kosovarë. Këtë e kanë bërë në shenjë proteste, pasi janë të indinjuar me mosveprimet e Qeverisë së Kosovës për largimin e produkteve me vaj palme. Qëllimi i tyre ishte që qumështi të derdhej afër objektit të Qeverisë së Kosovës, por maunet e fermerëve me qumësht u ndaluan nga Policia e Kosovës në lagjen ‘Arbëria’. Pasi derdhën qumështin në rrugë, fermerët vazhduan protestën e qetë para qeverisë.
Previous slide
Next slide

Industria e përpunimit të qumështit konsiderohet me kapacitete të mjaftueshme për mbulimin e tregut kosovar, por megjithatë edhe ky sektor vuan nga varshmëria e importit, konkretisht nga vaji i palmës.

Në Kosovë, sipas Shoqatës së Fermerëve të Qumështit importohen 60 për qind të produkteve të qumështit nga vendet e rajonit dhe të Evropës, ndërsa vetëm 40 për qind e tregut mbulohet nga prodhimi i vendor.

Kërkohet largimi i produkteve me vaj palme

Të indinjuar me mosveprimet e qeverisë për largimin e produkteve me vaj palme, qumështarët e Kosovës, të martën, më 29 shtator, në orët e paradites, kanë pasur një takim më kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, kurse pasdite kanë mbajtur protestë.

Në shenjë revolte, ata në rrugët e njërës nga lagjet e Prishtinës, kanë derdhur 10 tonë litra të qumështit.

Kurse, kryeministri Avdullah Hoti, ka shprehur përkushtimin për të qenë afër tyre, për siç ka thënë, “për të përmirësuar situatën me të cilën po përballet ky sektor”.

Në këtë takim është dakorduar që qeveria të marrë përsipër në kuadër të Pakos për rimëkëmbje ekonomike të subvencionojë prodhimin vendor, përfshirë edhe prodhimin e qumështit në vlerë prej 25 për qind të çmimit të qumështit dhe produkteve të qumështit që është në stok.

Subvencinimi i qeverisë do bëhet vetëm për produktet e qumështit, jo produktet që kanë substanca të tjera, si për shembull qumësht pluhur ose me bazë me vaj palme.

Për çdo litër qumësht që prodhohet deri më tani, Qeveria e Kosovës ka subvencionuar nga 6 centë, 4 centë dhe 2 centë për litër. Kurse në mbledhjen e qeverisë, që është mbajtur të hënën, është marrë vendim për të dyfishuar këtë vlerë në 12 centë, 8 centë dhe 4 centë për litër, varësisht prej cilësisë së qumështit.

Hoti: Do të ketë kontroll rigoroz të importit të vajit të palmës


Vaji i palmës është një ushqim me bazë bimore, i cili nxirret nga shtrydhja e frutit të palmës vajore. Viteve të fundit është rritur përqindja e importit të këtij vaji në Kosovë.

Kryeministri Avdullah Hoti, ka premtuar se do të ketë kontroll rigoroz të importit të vajit të palmës dhe importit të qumështit pluhur, që të dihet se cilët përpunues të qumështit janë duke importuar dhe si po i përdorin këto produkte, për shkak se qeveria është e interesuar që ta mbështesë prodhimin vendor.

Raporti i vitit 2016 i Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA) ka vlerësuar se përdorimi vajit të palmës në prodhimin e ushqimeve është i dëmshëm.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, më 11 shtator të këtij viti, ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të vajit të palmës dhe importit të djathit dhe produkteve të ngjashme të djathit me yndyrë bimore (vaji i palmës).

Ky vendim është marrë pas kërkesës së Shoqatës së Industrisë së Qumështoreve të Kosovës dhe Shoqatës së Prodhuese të Qumështit, si dhe shqetësimeve të ngritura nga Oda Ekonomike e Kosovës për rritjen e sasisë se importit të vajit të palmës.

Parlamenti Evropian ka nxjerrë një rezolutë, përmes së cilës i ka kërkuar Komisionit Evropian që të marrë masa për heqjen nga përdorimi të vajrave bimore, përfshirë vajin e palmës, mundësisht deri në vitin 2020.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Industrisë së Qumështit, kjo industri ka rreth 2,500 punëtorë në zinxhirin prodhues, kurse mbi 3,000 punëtorë në atë të shpërndarjes.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG