Ndërlidhjet

Britania në izolim, Austria në mbyllje të pjesshme


Një shenjë për distancë fizike e vendosur në Londër, foto nga arkivi.
Një shenjë për distancë fizike e vendosur në Londër, foto nga arkivi.

Britania e Madhe dhe Austria kanë prezantuar masat e reja kundër koronavirusit, që përfshijnë izolime katërjavore.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johson tha se masat e reja, që përfshijnë izolimin prej katër javësh, do të hyjë në fuqi nga e enjtja e javës së ardhshme dhe do të jenë në fuqi deri më 2 dhjetor.

Dyqanet me gjëra esenciale do të jenë të hapura dhe njerëzit nuk kanë nevojë “të blejnë ushqime rezervë”, porosit Johnson, duke shtuar se njerëzit që nuk mund të punojnë nga shtëpitë e tyre, mund të vazhdojnë punën nga zyrat.

Qytetarët do të mund të dalin nga shtëpitë e tyre për kujdes shëndetësor, për furnizime me ushqime, për ushtrime në natyrë, shtoi Johnson.

Ai tha se sektori i gastronomisë do të mbyllet, por shërbimi “take away” apo “merre me vete” do të funksionojnë.

Evropa përsëri në izolim
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:05:09 0:00

Për dallim nga mbyllja e parë në paraverë, institucionet arsimore, gjatë kësaj periudhe, do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura.

“Ne nuk mund të lejojmë që virusi të dëmtojë të ardhmen e fëmijëve tanë më shumë sesa i ka shkaktuar dëme tashmë”, tha ai.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Mbretëri të Bashkuar ka kaluar shifrën prej 1 milion. Vetëm gjatë shtatë ditëve të fundit, ky shtet ka regjistruar mesatarisht 23,000 raste të reja me koronavirus.

Masat e reja në Austri hyn në fuqi të martën

Masa të reja për të frenuar përhapjen e mëtejme të koronavirusit ka prezantuar edhe Austria.

Ky shtet ka thënë se ka ndërmend të mbyllet pjesërisht, ku për katër javë, sektori i gastronomisë do të mbyllet, ndërkaq aktivitetet kulturore dhe sportive do të ndalohen.

Banorët do të duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre nga ora 20:00 deri në orën 06:00.

Sllovakia nis testimet masive për koronavirus

Kancelari austriak, Sebastian Kurz tha se masat e reja do të hyjnë në fuqi ditën e martë dhe do të zgjasin deri në fund të muajit nëntor.

Baret dhe restorantet gjatë kësaj periudhe mund të punojnë me porosi, ndërkaq hotelet do të mbyllen për turistët. Kompanitë që do të preken nga kjo mbyllje do të kompensohen deri në 80 për qind të fitimeve të tyre që kanë pasur nëntorin e kaluar, por me kushtin që ata të vazhdojnë të mbajnë në punë punëtorët e tyre, tha kancelari austriak.

Belgjika vendos kufizime të reja për shkak të pandemisë

Po ashtu, në Austri do të ndalohen vizitat nëpër shtëpi, me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit në ndejat private që mund të organizojnë qytetarët. Banorët po ashtu inkurajohen që të punojnë nga shtëpitë.

Kancelari Kurz i përshkruajti masat si “mbyllje të dytë”, por masat e reja janë më të lehta se ato që ishin marrë në fazën e parë të pandemisë.

“Nëse nuk do të marrim këto hapa së bashku... ne rrezikojmë të përjetojmë atë që po shohim në shtetet tjera”, tha Kurz, duke shtuar se e di që njerëzit janë lodhur nga masat kufizuese.

Kosova regjistron 514 raste të reja me COVID-19

Në Austri, shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura dhe po ashtu sallonet e floktarisë dhe dyqane të tjera joesenciale do të vazhdojnë punën.

Në shtatë ditët e fundit, Austria ka raportuar 300 raste për 100,000 mijë banorë. Në total, në këtë shtet prej 8,9 milionë banorësh, janë regjistruar 106,000 raste me koronavirus, ku 1,097 pacientë kanë vdekur që prej fillimit të pandemisë.

XS
SM
MD
LG