SHBA-ja sanksionon katër ukrainas për promovim të ndikimit rus

Parlamenti i Ukrainës.
Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka vendosur sanksione të reja të enjten më 20 janar, 2022 kundër katër zyrtarëve ukrainas, duke përfshirë dy anëtarë aktualë të parlamentit, të cilët zyrtarët e administratës amerikane thonë se janë pjesë e një përpjekjeje të ndikimit rus për të vendosur pretekstin për pushtimin e Ukrainës.
Siç njoftoni Departamenti i Thesarit, sanksione janë vendosur ndaj parlamentarëve Taras Kozak dhe Oleh Voloshyn dhe dy ish-zyrtarëve të qeverisë ukrainase. Sipas Thesarit, të katërtit kanë qenë të përfshirë ngushtë në përpjekjet e dezinformimit nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë, i njohur si FSB.
Sanksionet e reja u bënë publike më pak se 24 orë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, tha se mendon se Moska do të pushtojë së shpejti Ukrainën. Ai paralajmëroi presidentin rus Vladimir Putin se vendi i tij do të paguajë një "çmim të shtrenjtë" për jetët e humbura dhe një kufizim të mundshëm në qasjen në sistemin bankar global nëse merr vendim për invadim të Ukrainës.
Biden u përball me kritika nga republikanët dhe zyrtarët ukrainas pasi u tha se ai do të reagonte me maturi në rast të invadimit rus të vetëm një pjese të Ukrainës.
Grumbullim ushtarak: Zbulohen autoblindat ruse afër Ukrainës
1/9Një fotografi satelitore shfaq automjetet ushtarake ruse, të mbuluara nga bora, duke qëndruar në një fushë në Jelnja, Rusi, më 19 janar 2022. Jelnja ndodhet në rajonin veriperëndimor rus të Smolensk Oblastit, rreth 120 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë, dhe 260 kilometra larg Ukrainës.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
2/9Automjete të blinduara ruse në Klimovë, më 19 janar. Magazina ushtarake e Klimovës ndodhet vetëm 35 kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
3/9Tenda dhe baraka për trupat ruse në Jelnja, më 19 janar. Në ditën kur u realizua kjo fotografi, presidenti amerikan, Joe Biden, nxiti shumë kritika, pasi u duk se përcaktoi dallimin mes një "inkursioni të vogël" të mundshëm të forcave ruse në Ukrainë, dhe një pushtimi të plotë.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
4/9Tanke dhe pajisje për mbështetjen e artilerisë ruse, disa prej të cilave duket të jenë përdorur së fundmi, të parkuara në Jelnja, më 19 janar. Shtëpia e Bardhë më vonë u mundua të sqaronte komentet e presidentit amerikan, duke thënë se "nëse forcat ushtarake ruse kalojnë kufirin me Ukrainën, kjo përbën ndërhyrje të re, dhe asaj do t'i përgjigjen shpejt, ashpër dhe në mënyrë të koordinuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë".
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
5/9Pajisje ushtarake të grumbulluara në magazinën ushtarake në Klimovë, më 19 janar. Pamje të mëparshme të të njëjtit vend, nga Google Maps,shfaqin pak automjete ushtarake aty.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
6/9Mjete të rënda ushtarake në një kompleks hekurudhor në Klimovë, më 19 janar. Pamje të reja amatore kanë shfaqur sasi të mëdha të armatimit duke u transportuar me tren në perëndim të Rusisë.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
7/9Një helikopter rus për zbulim dhe sulm, i tipit Ka-52 "Aligator", duke fluturuar në një vend të panjohur në rajonin e Rostovit, në Rusi, më 19 janar. Këto pamje janë shkrepur nga një fotograf i pavarur, të cilit me sa duket i është dhënë qasje në një bazë ushtarake ruse, dhe më pas janë shpërndarë nga Reuters.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
8/9I njëjti fotograf ka shkrepur fotografi të ushtarëve rusë duke marrë pjesë në manovra tokësore në Kamensk-Shaktinski, më 19 janar.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
9/9Një pilot në kabinën e një helikopteri të tipit Ka-52, në kuadër të një fluturimi testues, më 19 janar.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka shkuar në Berlin, më 20 janar, për bisedime me aleatët evropianë, teksa frika është rritur se Ukraina mund të pushtohet "papritmas". Moska ka mohuar se ka plane për ta sulmuar Ukrainën, dhe akuzon NATO-n se po planifikon ta pranojë vendin si anëtar të aleancës, si dhe të dërgojë armatim të rëndë atje.
Teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Berlin, më 20 janar, për një rreth tjetër bisedimesh me aleatët evropianë, disa fotografi satelitore, të realizuara më 19 janar, shfaqin një grumbullim të madh ushtarak rus dhe manovra të forcave të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, teksa shumë njerëz druajnë se ky është prelud i një pushtimi.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
Shtëpia e Bardhë javën e kaluar paralajmëroi se Rusia ka vendosur operativë në dhe rreth Ukrainës, ndoshta për të krijuar pretekst për një pushtim.
Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas kanë qenë gjithashtu të shqetësuar për dezinformatat ruse.
“Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin veprime për të ekspozuar dhe kundërshtuar fushatën e rrezikshme dhe kërcënuese të ndikimit dhe dezinformimit të Rusisë në Ukrainë”, tha zëvendëssekretari i Thesarit, Ëally Adeyemo, në një deklaratë.
"Ne jemi të përkushtuar të ndërmarrim hapa për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për veprimet e saj destabilizuese", tha Adeyemo.
Kozak, i cili kontrollon disa kanale lajmesh në Ukrainë, akuzohet për përforcim të narrativave të rreme në lidhje me rrethin e ngushtë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe zgjedhjet e vitit 2020. Voloshyn ka punuar me FSB-në e Rusisë për të sulmuar zyrtarët e qeverisë ukrainase, thotë Thesari i Shtetit.
Zyrtarët e thesarit thonë se Voloshyn ka punuar gjithashtu me Konstantin Kilimnik, një shtetas rus, i cili ishte sanksionuar më parë për tentativën e dyshuar për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe për përcjelljen e informacionit tek inteligjenca ruse.
Thesari sanksionoi gjithashtu ish-zëvendëssekretarin e Ukrainës për Sigurinë Kombëtare dhe Këshillit të Mbrojtjes, Vladimir Sivkovich. Administrata thotë se Sivkovich punoi vitin e kaluar me një rrjet aktivistësh të inteligjencës ruse për të kryer operacione ndikimi që u përpoqën të ndërtonin mbështetje për Ukrainën për t'i dorëzuar zyrtarisht Krimenë Rusisë në këmbim të një tërheqjeje të forcave të mbështetura nga Rusia. Trupat ruse pushtuan Krimenë në vitin 2014 dhe vazhdojnë të pushtojnë gadishullin e Detit të Zi.
Ish-zyrtari tjetër i përmendur është Volodymyr Oliynyk, për të cilin Thesari thotë se ka punuar për FSB-në në mbledhjen e informacioneve rreth infrastrukturës kritike të Ukrainës.
Sipas Thesarit të Shtetit, Oliynk aktualisht jeton në Rusi.
Rreth 100,000 trupa ruse janë grumbulluar pranë kufirit me Ukrainën. Zyrtarët rusë po kërkojnë garanci me shkrim se NATO nuk do të zgjerohet drejt perëndimit.
Anëtarët e aleancës refuzojnë të japin një premtim të tillë.