Ndërlidhjet

Nën goditjet e reja në Kiev, banorët mundohen ta rindërtojnë jetën


Shpërthimet në Kiev
Shpërthimet në Kiev

Me kryeqytetin e Ukrainës përsëri nën shënjestrën e raketave ruse pas disa javësh ndërprerjeje, shumë banorë po përgatiten për më shumë bombardime ngjashëm si ato që vranë civilë dhe lanë qindra ndërtesa të dëmtuara ose të shkatërruara para se rusët të tërhiqeshin në periferi të Kievit në prill.

Planifikuesit ushtarakë ukrainas përsëritën paralajmërimet këtë javë se shanset janë "të larta" që forcat e presidentit rus, Vladimir Putin, të nisin një sulm të dytë në qytet.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha në një forum në Davos javën e kaluar se të paktën 120 banorë të Kievit ishin vrarë dhe 300 u plagosën që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të gjerë më 24 shkurt.

Pushtimi rus i Ukrainës

REL ju sjell informacionet kryesore mbi pushtimin rus të Ukrainës, përfshirë analiza, video dhe fotogaleri.

Pos humbjes tragjike të jetëve, shumë banorë po përballen ende me dëmtimet në shtëpitë e tyre nga ofensiva e parë, e dështuar, e rusëve në qytetin e shtatë më të populluar të Evropës.

Dhe, ata ende po përpiqen t'i bëjnë shtëpitë e tyre të jetueshme përsëri, me gjithë pengesat për rindërtimin gjatë kohës së luftës kur ka prioritete më të mëdha në nivel kombëtar, vonesa legjislative, burokraci dhe mungesë burimesh.

"Tregoni Putinit se si qëllon në zonat e banuara", tha Kostyantyn Lishchuk, i cili së bashku me familjen e tij i kishte mbijetuar një goditjeje të drejtpërdrejtë në ndërtesën e banimit në Kiev nga një raketë ruse rreth orës 8 të mëngjesit në ditën e tretë të luftës.

Pjesa më e madhe e banesës së tij u shkatërrua dhe ka një vrimë të hapur ku dikur qëndronin disa mure të jashtme me pamje nga kullat e apartamenteve ngjitur.

Gruaja e tij u godit nga dyert e korridorit dhe ai thotë se vajza e tij e vogël mbijetoi vetëm sepse nuk ishte duke fjetur në dhomën e saj në atë kohë. Ai i tregoi një gazetari të Current Time se çfarë ka mbetur nga dhoma e vajzës së tj: "Faleminderit Zotit që fëmija ynë nuk ishte këtu -- ajo ishte pikërisht atje në korridor".

Mes sirenave të sulmit ajror dhe sfidave të tjera të kohës së luftës, Lishchuk ka shpenzuar pjesën më të madhe gjatë tre muajve të fundit duke hequr muret në banesën e tij dhe duke instaluar armaturën, ose çelikun e armaturës, për të parandaluar shembjen.

Sepse Lishchuk dhe shumica e rreth 500 banorëve të tjerë së apartamenteve në këtë zonë kanë vendosur të qëndrojnë dhe të luftojnë për shtëpitë e tyre - dhe shpresojnë ta rikthejnë vendin në vendbanim- me ose pa financimin ose lejen e qartë të zyrtarëve shtetërorë ose lokalë.

Prioritetet e kohës së luftës

Deri më tani, Klitschko ka premtuar rreth 20 milionë dollarë për restaurimin e rezidencave në Kiev dhe shteti ka ndarë të paktën 6 milionë dollarë më shumë.

Kjo është vetëm një pikë në kovën me ujë në qytetin me afro 3 milionë banorë para luftës, me rreth 400 ndërtesa të konfirmuara tashmë të dëmtuara, mes shenjave se Kremlini po kërkon një luftë të gjatë.

Zyrtarët ukrainas, përfshirë ministrin e Drejtësisë, Denys Malyuska, kanë lënë të kuptohet se shpresojnë që konfiskimet jashtë vendit të aseteve të mbajtura nga Rusia nën sanksionet e miratuara kundër Kremlinit mund të kanalizohen drejt rindërtimit të vendit.

Por, kjo është vetëm një shpresë, në këtë pikë.

Të mbetur në harresë nga ana ligjore dhe praktike, derisa autoritetet përpiqen të formulojnë mekanizma kompensimi dhe të përmbushin prioritetet më urgjente në mbrojtjen e Ukrainës, ata përdorën fondet shtetërore për të marrë një vlerësim të dëmit dhe paraqitën disa opsione për restaurim.

Inxhinierët e ndërtimit thanë se ndërtesa e tyre e dëmtuar nuk do t'i mbijetonte një dimri të Kievit, kur temperaturat mesatare ditore janë vetëm disa gradë mbi zero dhe temperaturat gjatë natës bien edhe nën zero.

“Sezoni i ngrohjes fillon rreth tetorit”, tha një nga banorët.

"Kjo do të thotë se na kanë mbetur edhe disa muaj -- dy ose tre muaj".

Ndërtesa ku jetonte Konstantin Lishchuku para se të goditej nga një predhë e forcave ruse më 26 shkurt 2022.
Ndërtesa ku jetonte Konstantin Lishchuku para se të goditej nga një predhë e forcave ruse më 26 shkurt 2022.

Lishchuku dhe fqinjët e tij janë shumë të vetëdijshëm për kufizimet aktuale të zyrtarëve.

Ata nuk presin që financimi i shtetit dhe buxhetit vendor të jetë i mjaftueshëm për riparimin e ndërtesave të tyre dhe në çdo rast dyshojnë se këto para do të ndahen deri në vjeshtë.

Ata kanë krijuar tashmë një faqe interneti për të ndarë detajet financiare dhe kanë mbledhur ekuivalentin e rreth 10.000 dollarëve në një fond për të restauruar ndërtesën.

“Vendosëm që duhet ta ndihmojmë edhe shtetin, ta shkarkojmë”, thonë pronarët. "Ne grumbulluam para, [dhe] organizuam punë për heqjen dhe prishjen e [plehrave dhe rrënojave]."

Vonesat dhe burokracia

Përveç mungesës së burimeve shtetërore dhe lokale të zotuara deri më tani për rindërtimin, pengesat burokratike po shfaqen derisa legjislatura kombëtare, Verkhovna Rada, vazhdon të debatojë një projekt-ligj për të mbështetur pronarët e shtëpive të viktimizuara nga agresioni rus.

Juristët thonë se leximi i parë i atij projektligji kufizoi kompensimin në një maksimum prej 150 metrash katrorë, megjithëse ligjvënësit po vazhdojnë debatin e tyre. Të huajt dhe personat juridikë diskualifikohen nga një kompensim i tillë.

Gjithashtu, drafti identifikon në mënyrë eksplicite vetëm ndërtesa private, kopshte dhe shtëpi si prona të pranueshme për kompensim financiar.

"Nuk ka apartamente [të listuara] atje", tha avokatja Natalya Ostrukh për Current Time. Apartamentet përfshihen në një formë tjetër kompensimi, thotë ajo -- domethënë ndërtimi i objekteve të reja.

Dhe, koncepti i parashikuar nga ligjvënësit u jep pronarëve të apartamenteve kompensim financiar vetëm nëse ata mund të tregojnë se është shumë më lirë të riparohet ndërtesa ekzistuese sesa të ndërtohen banesa të reja.

"Ne morëm një vendim: nëse banesat shkatërrohen, ju mund të merrni kompensim vetëm në metra katrorë [të banesave alternative]", tha ligjvënësi Olena Shulyak për legjislacionin e ardhshëm.

Zyrtarët e Kievit janë zotuar tashmë të ndërtojnë dy komplekse të reja banimi, me një sipërfaqe të kombinuar prej 100.000 metrash katrorë. Por, edhe vlerësimet optimiste janë se ato projekte do të zgjasin të paktën pesë muaj.

Shkatërrimi i një qendre tregtare në Kiev pas sulmit rus
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:36 0:00

Disa banesa modulare janë instaluar për familjet, përfshirë në Borodyanka, afër Kievit, ku u shkatërruan më shumë se 20 ndërtesa banimi shumëkatëshe. Ministri i zhvillimit rajonal, Oleksiy Chernyshov, thotë se ato do të përdoren për të akomoduar 352 persona.

Për herë të parë pas disa javësh, pati shpërthime në dy rrethe të Kievit gjatë natës më 4-5 qershor në ato që Klitschko tha se ishin sulme me raketa ruse.

Rusia tërhoqi forcat e saj nga zona përreth kryeqytetit në muajin prill, në atë që analistët thonë se ishte një përpjekje për të përqendruar fushatën e saj ushtarake në rajonin lindor të Donbasit dhe Ukrainën juglindore.

Presidenti Vladimir Putin, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë mohuar vazhdimisht se kanë shënjestruar civilët. Por, tre muaj bombardime dhe sulme të tjera në ndërtesa banimi, shkolla dhe spitale në Kiev dhe në mbarë vendin sugjerojnë të kundërtën.

Qytete dhe qyteza të tjera janë rrafshuar vetëm nga bombardimet e artilerisë ruse dhe sulme ajrore, përfshirë Mariupolin, një qytet strategjik jugor me gati gjysmë milioni banorë para luftës, që tani është nën kontrollin ushtarak rus.

Përgatii: Doruntinë Baliu
XS
SM
MD
LG