Ndërlidhjet

Sakrifica për shtet


Sakrifica për shtet
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:19:00 0:00

Kosova shënon këtë 17 shkurt 16-vjetorin e pavarësisë, e cila u shpall me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore evropiane. Por, përpjekjet e saj për mëvetësi nisën së paku tri dekada më parë, kur asaj iu hoq dhunshëm autonomia që gëzonte brenda Jugosllavisë së atëhershme. Duke refuzuar t’i nënshtrohen regjimit serb dhe ligjeve të tij, shqiptarët e Kosovës arritën të ndërtojnë sisteme paralele në shumë fusha, përfshirë arsimin, shëndetësinë, sportin e kulturën. Përmes rrëfimeve të një mësuesi, një mjekeje e një sportisti, Radio Evropa e Lirë ju sjell kujtimet dhe sakrificat e asaj kohe. (Videoja fillimisht është publikuar më 15 shkurt 2023)

XS
SM
MD
LG