Bisedime Ukrainë-Rusi në Abu Dabi, teksa Moska kryen sulme të reja

Zjarrfikësit në Odesa shuajnë zjarrin pas sulmeve ruse më 4 shkurt 2026.
Bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, kanë nisur në Emiratet e Bashkuara Arabe, disa orë pasi forcat ruse kryen sulme të reja në mbarë Ukrainën.
Negociatat e drejtpërdrejta mes Moskës dhe Kievit, me përfshirjen e përfaqësuesve amerikanë, rifilluan në Abu Dabi më 23-24 janar. Takimet mes negociatorëve ukrainas dhe rusë kanë qenë të rralla që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Negociatori kryesor i Ukrainës, Rustem Umerov, konfirmoi në X se negociatat kanë nisur, duke thënë se negociatorët nga Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja kanë nisur takimin në formatin trepalësh.
“Më pas vjen puna e grupeve të ndara sipas temave të caktuara, pas së cilave është planifikuar sinkronizimi i përbashkët i qëndrimeve”, shtoi ai.
Sipas raportimeve të mëhershme të mediave, që cituan një zyrtar të paidentifikuar të Shtëpisë së Bardhë, i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, do të përfaqësojë Uashingtonin në negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë.
Shpresat janë të pakta për ndonjë përparim drejt përfundimit të luftës që ka nisur pothuajse katër vjet më parë dhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve më herët gjatë 4 shkurtit se pozicioni i Rusisë në bisedime mbetet i pandryshuar dhe se “është absolutisht e qartë dhe këtë e dinë negociatorët e Kievit dhe ata amerikanë”.
“Ngrohim trupin dhe shpirtin”: Tendat në Kiev që mbrojnë ukrainasit nga acari
1/14Në disa zona në Kiev, ku objektet e banimit kanë mbetur pa ngrohje dhe ka probleme me furnizim me rrymë, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i ka ngritur disa tenda, si pika për ngrohje. Ka punëtorë të angazhuar që punojnë aty vazhdimisht. Secila tendë ka kapacitet për t’i pranuar deri në 500 persona.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
2/14 Njerëzit shkojnë nëpër tenda për t’u ngrohur, për të pirë çaj të nxehtë dhe për t’i mbushur bateritë e telefonave. Secila tendë ka hapësirë për pushim. Ka edhe specialistë që ofrojnë ndihmë psikologjike. Të gjitha shërbimet janë falas.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
3/14Nëpër tenda mund të shihen ukrainas të të gjitha moshave.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
4/14Organizatat vullnetare kontribuojnë me ushqime të ngrohta.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
5/14Autoritetet e qytetit të Kievit i kanë krijuar disa harta për t’i informuar banorët se ku gjenden tendat dhe çfarë shërbimesh ofrohen aty.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
6/14Edhe kafshët shtëpiake janë të mirëpritura. Në gjithë Kievin janë 1.200 pika të tilla.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
7/14Në rast të mungesës së internetit, harta mund të shkarkohet më herët në aplikacionin e qytetit “Kievi Digjital”.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
9/14Fëmijët gjejnë gjithmonë arsye dhe vend për të luajtur.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
10/14Këto pika janë funksionale 24 orë brenda ditës, mirëpo mbyllen vetëm në rast të alarmit për sulme.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
11/14Autoritetet thonë se mijëra njerëz kanë mbetur pa rrymë e ngrohje, si pasojë e sulmeve.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
12/14Prandaj është ofruar mundësia që banorët ta bëjnë edhe gjumin në tenda.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
13/14Ndërkohë, autoritetet kanë kërkuar ndihmë nga qytete tjera të Ukrainës për t’i rregulluar sa më shpejt linjat e dëmtuara të energjisë.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
14/14Sipas tyre, mbi 130.000 njerëz i kanë vizituar tendat deri më tani.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Previous slide
Next slide
Bisedimet vijnë disa orë pasi Rusia kreu një sulm masiv me raketa dhe dronë që goditën kryeqytetin ukrainas, Kiev, dhe rajonet e tjera në mbarë Ukrainën. Zyrtarët ukrainas thanë se këto janë taktika të njohura të Kremlinit që përdor diplomacinë për të blerë kohë dhe njëkohësisht intensifikon sulmet.
Forcat ruse kanë sulmuar Ukrainën gjatë natës me më shumë se 100 dronë, raportuan Forcat Ajrore ukrainase më 4 shkurt.
Në rajonin e Dnipropetrovskut, dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me dronë, sipas autoriteteve rajonale.
“Një grua 68-vjeçare dhe një burrë 38-vjeçar u vranë” në sulmin ndaj rajonit të Dnipropetrovskut, shkroi në Telegram Mykola Lukashuk, kreu i administratës rajonale.
Në rajonin jugor të Odesës, të paktën pesë persona u plagosën nga një sulm rus gjatë natës, thanë autoritetet rajonale, duke shtuar se u dëmtuan shtëpi, kopshte fëmijësh dhe një shkollë.