Ndërlidhjet

Bota reagon pas armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit

Njerëzit mblidhen pas shpalljes së një armëpushimi dyjavor në luftën e Iranit, në Teheran, Iran, më 8 prill 2026.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë pajtuar të mërkurën për një armëpushim dyjavor, nën ndërmjetësimin e Pakistanit.

Gjatë kësaj kohe, palët pritet të zhvillojnë bisedime për një marrëveshje për paqe të përhershme.

Më poshtë mund t’i lexoni reagimet nga anë e mbanë botës për armëpushimin e përkohshëm:

BASHKIMI EVROPIAN

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përshëndeti armëpushimin dyjavor midis Shtetet e Bashkuara dhe Iran, duke thënë se ai do t’i ulë tensionet.

“E mirëpres armëpushimin dyjavor për të cilin SHBA-ja dhe Irani u pajtuan mbrëmë. Ai sjell uljen e tensioneve, që është shumë e nevojshme” tha ajo, duke shtuar se është thelbësore që negociatat të vazhdojnë për një zgjidhje të qëndrueshme.

GJERMANIA

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, gjithashtu e përshëndeti armëpushimin në luftën në Lindjen e Mesme dhe bëri thirrje për një përfundim përfundimtar të konfliktit.

Qëllimi tani është “të negociohet një fund i qëndrueshëm i luftës në ditët në vijim”, tha ai në një deklaratë.

“Kjo mund të arrihet vetëm përmes diplomacisë”.

Ai shtoi se Gjermania do të kontribuojë “për të garantuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”.

FRANCA

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e përshëndeti armëpushimin, duke e quajtur marrëveshjen “gjë shumë e mirë”.

“Presim që në ditët dhe javët në vijim ajo të respektohet plotësisht në të gjithë rajonin dhe të lejojë zhvillimin e negociatave”, tha Macron në fillim të një takimi të zyrtarëve të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë.

“Dëshira jonë është të sigurohemi që armëpushimi të përfshijë plotësisht edhe Libanin”, shtoi ai.

MBRETËRIA E BASHKUAR

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka udhëtuar drejt Gjirit për të zhvilluar bisedime me liderët rajonalë, në përpjekje për t’u siguruar që Ngushtica e Hormuzit të hapet përgjithmonë pas armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, njoftoi zyra e tij.

“E mirëpres marrëveshjen e armëpushimit të arritur gjatë natës, e cila do të sjellë një moment lehtësimi për rajonin dhe botën”, tha Starmer në një deklaratë.

“Së bashku me partnerët tanë duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur dhe ruajtur këtë armëpushim, për ta kthyer atë në një marrëveshje afatgjatë dhe për ta rihapur Ngushticën e Hormuzit”, shtoi ai.

SPANJA

Spanja thotë se njerëzimi iu afrua katastrofës me ultimatumit të Trump ndaj Iranit

Bota iu afrua “rrezikshëm shumë” një katastrofe pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi të shkatërronte qytetërimin iranian në ultimatumit e tij ndaj Teheranit, tha ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, pas shpalljes së armëpushimit.

Pesë javë luftë përmes fotove

Një katolik palestinez mbyll dyert e Kishës së Varrit të Shenjtë në Jerusalem më 29 mars.

Qasja në kishë, që gjerësisht shihet si vendi më i shenjtë në fenë e krishterë, u bllokua nga autoritetet izraelite të dielën, pas kufizimeve për tubime të mëdha gjatë luftës me Iranin. Ky vend i shenjtë më vonë u hap për besimtarët pas kritikave të shumta.
1/16 Një katolik palestinez mbyll dyert e Kishës së Varrit të Shenjtë në Jerusalem më 29 mars.

Qasja në kishë, që gjerësisht shihet si vendi më i shenjtë në fenë e krishterë, u bllokua nga autoritetet izraelite të dielën, pas kufizimeve për tubime të mëdha gjatë luftës me Iranin. Ky vend i shenjtë më vonë u hap për besimtarët pas kritikave të shumta.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
Një aeroplan i shkatërruar amerikan i llojit E-3 Sentry pas një sulmi ajror iranian në bazën ajrore Princi Sulltan në Arabinë Saudite. Kjo fotografi u publikua më 29 mars.

Vlera e këtij aeroplani vlerësohet të jetë rreth 300 milionë dollarë dhe raportohet se 16 fluturake të tilla aktualisht janë në shërbim të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara.
2/16 Një aeroplan i shkatërruar amerikan i llojit E-3 Sentry pas një sulmi ajror iranian në bazën ajrore Princi Sulltan në Arabinë Saudite. Kjo fotografi u publikua më 29 mars.

Vlera e këtij aeroplani vlerësohet të jetë rreth 300 milionë dollarë dhe raportohet se 16 fluturake të tilla aktualisht janë në shërbim të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
Një sulm ajror godet një ndërtesë afër aeroportit të Bejrutit më 31 mars pasi ushtria izraelite paralajmëroi se do të godiste një “ndërtesë të Hezbollahut” në Liban.

Paralelisht me luftën kundër Iranit, konflikti mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut, që mbështeten nga Irani, është përshkallëzuar javëve të fundit.
3/16 Një sulm ajror godet një ndërtesë afër aeroportit të Bejrutit më 31 mars pasi ushtria izraelite paralajmëroi se do të godiste një “ndërtesë të Hezbollahut” në Liban.

Paralelisht me luftën kundër Iranit, konflikti mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut, që mbështeten nga Irani, është përshkallëzuar javëve të fundit.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
Punëtorët në një fabrikë të qeramikës në Morbi të Indisë. Fabrika është mbyllur që nga fillimi i marsit pasi cisternat indiane të naftës dhe gazit nuk po mund të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit.

Vetëm në Morbi, qindra fabrika raportohet se kanë ndërprerë punën për shkak të mungesës së naftës, e cila kërkohet për të ngrohur furrat e industrisë së qeramikës së Indisë.
4/16 Punëtorët në një fabrikë të qeramikës në Morbi të Indisë. Fabrika është mbyllur që nga fillimi i marsit pasi cisternat indiane të naftës dhe gazit nuk po mund të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit.

Vetëm në Morbi, qindra fabrika raportohet se kanë ndërprerë punën për shkak të mungesës së naftës, e cila kërkohet për të ngrohur furrat e industrisë së qeramikës së Indisë.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
Disa iranianë duke pritur në një stacion autobusi në Teheran më 31 mars.

Në këtë stacion është vendosur një bilbord që shfaq [duke nisur nga ana e djathtë] portretet e ajatollahëve të Iranit, Ruhollah Khomeinit, që vdiq më 1989, Ali Khameneit, që u vra gjatë sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt dhe Mojataba Khameneit, sundimtarit aktual të vendit.
5/16 Disa iranianë duke pritur në një stacion autobusi në Teheran më 31 mars.

Në këtë stacion është vendosur një bilbord që shfaq [duke nisur nga ana e djathtë] portretet e ajatollahëve të Iranit, Ruhollah Khomeinit, që vdiq më 1989, Ali Khameneit, që u vra gjatë sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt dhe Mojataba Khameneit, sundimtarit aktual të vendit.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
Një burrë vendos dorën mbi një helmetë të një fëmije në një rrugë në Laturn, në Izrael më 1 prill gjatë një sulmi raketor të Iranit.
6/16 Një burrë vendos dorën mbi një helmetë të një fëmije në një rrugë në Laturn, në Izrael më 1 prill gjatë një sulmi raketor të Iranit.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
Një burrë mban në krah një qen, teksa shkon drejt një strehimoreje në Tel Aviv, pas aktivizimit të sirenave, teksa Irani kreu një sulm me raketa në Izrael më 1 prill.
7/16 Një burrë mban në krah një qen, teksa shkon drejt një strehimoreje në Tel Aviv, pas aktivizimit të sirenave, teksa Irani kreu një sulm me raketa në Izrael më 1 prill.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
Një predhë duke fluturuar mbi qiell mbi Ashkelon të Izraelit më 28 mars.
8/16 Një predhë duke fluturuar mbi qiell mbi Ashkelon të Izraelit më 28 mars.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
Një grua duke kaluar pranë një ndërtese të shkatërruar në Teheran më 30 mars.
9/16 Një grua duke kaluar pranë një ndërtese të shkatërruar në Teheran më 30 mars.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
Një hebre ortodoks lutet teksa qëndron në një fushë në Laturn të Izraelit, në kohën kur Irani lëshoi raketa drejt Izraelit më 1 prill.
10/16 Një hebre ortodoks lutet teksa qëndron në një fushë në Laturn të Izraelit, në kohën kur Irani lëshoi raketa drejt Izraelit më 1 prill.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
Aeroplani F-15 i Forcave Ajrore të Izraelit shihet duke fluturuar mbi Izrael më 31 mars.
11/16 Aeroplani F-15 i Forcave Ajrore të Izraelit shihet duke fluturuar mbi Izrael më 31 mars.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
Kjo është një pano me mesazhe antiamerikane e vendosur në një nga rrugët e Teheranit më 1 prill.
12/16 Kjo është një pano me mesazhe antiamerikane e vendosur në një nga rrugët e Teheranit më 1 prill.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
Performancë në një parking nëntokësor në Tel Aviv më 31 mars. Ky vend përdoret si strehimore kundër bombave.
13/16 Performancë në një parking nëntokësor në Tel Aviv më 31 mars. Ky vend përdoret si strehimore kundër bombave.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
Një grua në Jerusalem qan gjatë funeralit të zhvilluar më 29 mars për shtetasin izraelito-amerikan Moshe Yitzchak Hacohen Katz. Rreshteri 22-vjeçar i ushtrisë izraelite u vra gjatë luftimeve në Liban.
14/16 Një grua në Jerusalem qan gjatë funeralit të zhvilluar më 29 mars për shtetasin izraelito-amerikan Moshe Yitzchak Hacohen Katz. Rreshteri 22-vjeçar i ushtrisë izraelite u vra gjatë luftimeve në Liban.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
Ura e autostradës B1, që lidh Teheranin me Karaxhin në provincën Alborz të Iranit, u godit nga dy sulme ajrore amerikane më 2 prill, duke shkaktuar dëme të mëdha. Mediat iraniane thanë se kjo është ura më e lartë në Lindje të Mesme.
15/16 Ura e autostradës B1, që lidh Teheranin me Karaxhin në provincën Alborz të Iranit, u godit nga dy sulme ajrore amerikane më 2 prill, duke shkaktuar dëme të mëdha. Mediat iraniane thanë se kjo është ura më e lartë në Lindje të Mesme.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
Një plazh në brigjet e Detit Kaspik në Sorkrud, në provincën veriore Mazandaran të Iranit. Shumë familje janë zhvendosur për shkak të luftës aktuale.
16/16 Një plazh në brigjet e Detit Kaspik në Sorkrud, në provincën veriore Mazandaran të Iranit. Shumë familje janë zhvendosur për shkak të luftës aktuale.
Fabrika të mbyllura në Indi dhe aeroplanë ushtarakë amerikanë të shkatërruar në Arabinë Saudite. Këto janë vetëm disa nga fotografitë që Radio Evropa e Lirë i ka përzgjedhur lidhur me javën e pestë të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, që nisi më 28 shkurt.
Previous slide
Next slide

Ai i tha radios RNE se ultimatum i Trump ishte “absolutisht i papranueshëm për njerëzimin” dhe se është shumë herët për të përcaktuar nëse konflikti ka përfunduar përfundimisht.

“Kur lideri i një superfuqie ushtarake bën kërcënime të tilla, unë i marr seriozisht”, shtoi ai.

KINA

Kina tha se e mirëpret armëpushimin midis SHBA-së dhe Iranit.

“Kina mirëpret që palët përkatëse njoftuan arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, duke shtuar se Kina do të vazhdojë të punojë për rikthimin e paqes në Lindjen e Mesme.

EGJIPTI

Egjipti, i cili javët e fundit ka ndihmuar në ndërmjetësimin e mesazheve midis SHBA-së dhe Iranit, e mirëpriti njoftimin e presidentit amerikan Donald Trump për armëpushim dyjavor.

Në një telefonatë gjatë natës me të dërguarin amerikan Steve Witkoff, ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, “shprehu vlerësimin e tij të thellë për këtë hap të rëndësishëm amerikan për t’i dhënë një shans diplomacisë dhe për të nisur një proces serioz negociatash amerikano-iraniane”.

Ministria e Jashtme tha se armëpushimi është një “mundësi thelbësore që duhet shfrytëzuar për të hapur rrugën për negociata” dhe theksoi se Egjipti është i përkushtuar të “vazhdojë përpjekjet e palodhura” së bashku me Pakistanin dhe Turqinë.

EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe tha se vendi i tij ka dalë fitues nga lufta SHBA-Iran pas shpalljes së një armëpushimi dyjavor.

“Emiratet e Bashkuara Arabe dolën fituese nga një luftë që sinqerisht kërkuam ta shmangnim”, tha këshilltari presidencial Anëar Gargash në një postim në X.

“Sot jemi të përgatitur të lundrojmë në një peizazh të koklavitur rajonal me më shumë burime, një kuptim më të thellë dhe një kapacitet më të fortë për të ndikuar dhe formësuar të ardhmen”, shtoi ai.

TURQIA

Turqia bëri thirrje që të gjitha palët ta respektojnë armëpushimin e arritur midis SHBA-së dhe Iranit.

“Ne këmbëngulim që armëpushimi i përkohshëm të zbatohet plotësisht në terren dhe shpresojmë që të gjitha palët t’i përmbahen marrëveshjes”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG