Mbrojtja thotë se ZPS nuk mbështetet në prova për akuzën e qëllimit kriminal
Avokati Mishetiq tha se ZPS ka paraqitur argumente të dobëta dhe nuk mbështetet në prova për të vërtetuar nëse ndalimet ng UÇK-ja u bën në mbështetje të qëllimit ushtarak apo për synimin e marrjes së kontrollit të Kosovës.
Sipas tij, ZPS tha se motivi nuk është i rëndësishëm për qëllimin e përbashkët kriminal.
“ZPS nuk mund të pretendojë se ka një shpjegim alternativ të ndryshëm nga objektivi ushtarak. Pretendimin e saj duhet ta paraqesë me prova”, tha ai.
“Nëse ZPS nuk e provon këtë, ata ju kërkojnë që të arrini në një deduksion”, tha Mishetiq. Sipas tij, kur një ndalim u kry për qëllim ushtarak, ZPS kërkon nga trupi gjykues që ta shohë si ndalimi u bë për planin e qëllimit të përbashkët kriminal.
Mbrojtja e Thaçit për komunikatat e UÇK-së
Avokati Mishetiq tha se nuk ka asnjë provë që e lidhin Thaçin me komunikatat e UÇK-së, duke shtuar se ZPS nuk ka treguar se me cilat komunikata apo deklarata publike ai ka kontribuar për krimet në aktakuzë.
“ZPS nuk ka asnjë pikë prove që Thaçi ka lidhje autorizimin e komunikatave ose deklaratave politike, përveç pretendimeve të paverifikuara të Selimit në intervistën dhënë ZPS-së lidhur me komunikatën 59. ZPS nuk ka asnjë provë tjetër që Thaçi është përfshirë në përgatitjen e komunikatave dhe diskrediton më tej atë që ka thënë Selimi për komunikatën 59”, tha Mishetiq.
“Ju mund të mbërrimi në interpretimin e arsyeshëm të provave se Thaçi nuk ishte i përfshirjen në përgatitjen dhe shpërndarjen e deklaratave politike”, shtoi Mishetiq, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje kohore dhe gjeografike të paraqitur nga prokuroria për krimet e ngritura në aktakuzë.
Sipas tij, ZPS dha vetëm një listë të provave materiale, në mënyrë që gjykatësit t’i shohin ato veç e veç dhe vetë të bëjnë lidhjen, nëse ka, mes provave të Prokurorisë dhe krimeve të pretenduara.
Mishetiq flet për “ndryshimin e paraqitjes së provave” së ZPS-së
Në vazhdim të fjalës së tij, Mishetiq foli për atë që e cilësoi si ndryshim e paraqitjes së ZPS-së sa i përket provave të vetë Prokurorisë.
“ZPS kuptoi pastaj boshllëqet që kishte në javën e fundit kur mbrojtja paraqiti provat. Tani ajo po ndryshon paraqitjen e provave për të mbushur blloqet”, tha ai.
Në këtë kontekst, ai tha se në dosjen përfundimtare të Prokurorisë, ku janë paraqitur provat përmenden dy takime të Shtabit të Përgjitshëm, ku pretendohej se ishte folur për “luftën speciale” të të akuzuarve kundër bashkëpunëtorëve.
Mishetiq tha se mbrojtja vërejti se ZPS e ndryshoi këtë, duke përmendur në fjalën e saj para Gjykatës takime të tjera, përfshirë të 23 korrikut, 19 nëntorit dhe 20 dhjetorit 1998, të cilat tha se nuk ishin pjesë e dosjes përfundimtare të prokurorisë.
Duke folur për këtë ndryshim të ZPS, ai tha se shefi i shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi kishte qenë pjesë e këtyre takimeve, por Prokuroria tha se ai nuk ishte person i besuar i të akuzuarve.
Mishetiq tha se ZPS pretendon se në këto takime u diskutua për “avancimin e qëllimit të përbashkët kriminal”, por ngriti pyetjen se ZPS nuk e konsideron Zyrapin si pjesë “të ndërmarrjes së përbashkët kriminale”.
“ZPS nuk ka përgjigje. Dhe kjo është e pakuptimtë”, tha ai, duke shtuar se ZPS e kuptoi se e dëmtoi veten duke thënë se Zyrapi nuk ishte pjesë e NPK-së.
Mbrojtësi i Thaçit: ZPS nuk ka prova kundër Thaçit
Avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq tha se nuk ka asnjë provë që Thaçi ka pasur rol në kryerjen e krimeve apo ka transmetuar “qëllimin e përbashkët kriminal” të të akuzuarve, apo të ketë pasur rol në hartimin dhe shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së.
“Konsensusi i provave dhe dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së ishte se Thaçi nuk dyshohej se ishte përfshirë në krime lufte apo në ndonjë politikë që shënjestronte kundërshtarët. ZPS nuk kishte përgjigje për të hedhur poshtë këto pretendime të hënën. ZPS tha në kundërpërgjigjet e tyre të hënë se mbrojtja nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj si gjykatës”, tha ai,
“Mbrojtja e di që do të pranoni provat tona. ZPS është që nuk dëshiron të bënin punën tuaj, por të atyre. Duan që ju të gjeni prova që ata nuk arritën të gjenin. Ata dështuan të gjenin prova”, tha Mishetiq.
Sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar bëri “mëkat të madh”, pasi sipas tij, premtoi shumë, por nuk i mbështeti pretendimet me prova.
“Ata kanë premtuar fishekzjarrë, spektakël, por kanë paraqitur asgjë”, tha ai.