Ndërlidhjet

Pamje nga pjesa veriperëndimore e Teheranit
Pamje nga pjesa veriperëndimore e Teheranit

Drejtpërdrejt SHBA-ja paralajmëron sulme më të ashpra, Irani godet baza dhe ambasada amerikane

E përditësuar
  • Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi “goditje më të rënda” ndaj Iranit, duke theksuar se nuk do të bëjë publike “detajet e veprimeve taktike”.
  • Në kundërpërgjigje, Irani vazhdon sulmet ndaj objektivave amerikane në rajon. Së fundmi, ambasada amerikane në Riad u godit nga dy dronë, duke pësuar dëme të kufizuara materiale.
  • Sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit nisën më 28 shkurt, me synimin për të frenuar programin bërthamor iranian.
07:40

Mbyllet Ambasada amerikane në Kuvajt

Ambasada amerikane në Kuvajt është mbyllur "deri në njoftimin e radhës".

Në deklaratën e shpërndarë në X thuhet se vendimi është marrë për shkak të "tensioneve të vazhdueshme rajonale".

"Kemi anuluar të gjitha takimet konsullore - të rregullta dhe emergjente", thuhet në postim.

Kuvajt
Kuvajt

Më herët, Departamenti i Shtetit i SHBA-së u bëri thirrje amerikanëve në shumë pjesë të Lindjes së Mesme - përfshirë Kuvajtin - që të largohen me mjete komerciale, për shkak të "rreziqeve serioze të sigurisë".

Mbyllja e ambasadës në Kuvajt vjen pasi Ambasada amerikane në Riad u sulmua nga dy dronë gjatë natës.

07:24

Ushtria izraelite sulmon Teheranin dhe Bejrutin

Forcat Mbrojtëse të Izraelit konfirmuan se kanë nisur sulme në kryeqytetin iranian, Teheran, si dhe në kryeqytetin libanez, Bejrut.

"Ushtria po kryen sulme të njëkohshme kundër objektivave ushtarake në Teheran dhe Bejrut", tha ajo përmes një deklarate.

Sulmet vijnë rreth një orë pasi ushtria izraelite lëshoi një "paralajmërim urgjent" për njerëzit në periferitë jugore të Bejrutit dhe në dhjetëra fshatra, duke u bërë thirrje atyre që të evakuohen.

Ushtria tha se ka në shënjestër qendrat e komandës dhe objektet e magazinimit që i përkasin Hezbollahut - grup militant i lidhur me Iranin.

Bejrut
Bejrut
07:11

Ambasada amerikane në Riad sulmohet me dronë

Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite konfirmoi se Ambasada amerikane në Riad u sulmua nga dy dronë, sipas vlerësimeve fillestare.

Në një deklaratë të shpërndarë nër X, ministria tha se sulmi shkaktoi "një zjarr të kufizuar dhe dëme të vogla materiale në ndërtesë".

07:04

Izraeli sulmon televizionin shtetëror në Teheran

Ushtria izraelite tha se "sulmoi dhe çmontoi" selinë e radios dhe televizionit shtetëror në Teheran, të cilën e cilësoi si "qendër të komunikimit të regjimit terrorist".

"Gjatë viteve, Autoriteti Iranian i Transmetimeve bëri thirrje për shkatërrimin e shtetit të Izraelit dhe për përdorimin e armëve bërthamore", tha ushtria izraelite përmes një deklarate.

"Qendra u përdor nga forcat e regjimit iranian edhe për të çuar përpara aktivitetet ushtarake, nën maskën e aktivitetit civil", shtoi ajo.

Teheran, 2 mars 2026.
Teheran, 2 mars 2026.

Menjëherë pas kësaj, forcat mbrojtëse izraelite thanë se Irani ka nisur një valë të re sulmesh kundër tyre.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG