Ndërlidhjet

HRW për 2023-tën e Kosovës: Dhunë, gjykime, shkelje e të drejtave të njeriut

Serbë lokalë të Kosovës u përleshën me ushtarët e KFOR-it në hyrje të objektit të komunës së Zveçanit, Kosovë, 29 maj 2023.
Serbë lokalë të Kosovës u përleshën me ushtarët e KFOR-it në hyrje të objektit të komunës së Zveçanit, Kosovë, 29 maj 2023.

Viti 2023 në Kosovë, sipas organizatës ndërkombëtare humanitare Human Rights Watch (HRW), u karakterizua, ndër tjerash, me eskalimin e dhunës në veri të Kosovës, sulmet ndaj gazetarëve dhe procesin e gjykimit për ish-krerët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Raporti vjetor i HRW-së, i publikuar më 11 janar, përmbledh ngjarjet kryesore të një viti në mbi 100 vende të botës. Për evidentimin e këtyre ngjarjeve, që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, kjo organizatë bashkëpunon me organizata lokale.

Një vit më parë, fokusi kishte qenë në “progresin e ngadaltë për llogaridhënie për abuzimet gjatë kohës së luftës” në Kosovë. Këtë vit, përveç gjykimeve në Dhomat e Specializuara në Hagë, evidentohen tri aktakuza të ngritura për krime lufte, si dhe rigjykimi i një rasti të mëparshëm.

Kapitulli për Kosovën, në raportin e sivjetmë, nis me fjalinë “llogaridhënia për krime serioze dhe liri të mediave vazhdojnë të mbesin shqetësime urgjente”, ndërsa vazhdohet me përshkrimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Tensionet në veri – veçanërisht gjatë protestave kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në zonat e banuara me shumicë serbe – u shoqëruan me numër më të madh të rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve.

“Gazetarët vazhduan t’u nënshtrohen sulmeve fizike, kërcënimeve dhe pengimit në punën e tyre”, thuhet në raport, ku evidentohen gjithsej 60 incidente, përfshirë 16 sulme dhe 22 kërcënime.

Në këtë raport – ku për secilin nga 100 vendet evidentohen raste të shkeljes të së drejtave të njeriut – thuhet se në Kosovë vazhdojnë ende diskriminimi dhe kërcënimet ndaj personave të komunitetit LGBTI+ (lesbikë, gei, biseksual, transgjinor dhe ndërgjinor).

“Sipas organizatës lokale CEL, shumë persona të komunitetit LGBT u përballën me kërcënime, intimidim dhe dhunë nga familjarët e tyre më 2023, me përgjigje të dobëta nga autoritetet shtetërore kur raportonin ndonjë abuzim”, thuhet në raport.

Në Kosovë, njëjtë si në vitin paraprak, sërish raportohet se të mbijetuarit e dhunës në familje përballen me pengesa dhe mungesë mbështetjeje kur largohen nga abuzuesit e tyre.

Ndërkaq, për dallim nga viti i kaluar, në raportin e sivjetmë nuk u përfshinë rastet e vrasjes së grave nga partnerë apo familjarë të tyre e as rastet e dhunës seksuale.

Vitin e kaluar u raportuan katër raste të vrasjes së grave, duke e rritur në 55 numrin e përgjithshëm të grave të vrara që nga viti 2010. Në shumicën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë familjarët dhe partnerët e tyre.

Në raport përfshihen shkeljet e të drejtave të njeriut në mbi 100 vende të botës, ndërkohë evidentohen edhe progreset e bëra për luftimin e diskriminimit në vendet e analizuara.

Nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kroacia nuk janë të përfshira në raport.

Në Serbi u theksuan kërcënimet dhe intimidimet ndaj gazetarëve të pavarur, vonesat dhe mungesa e efikasitetit në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës, si dhe sulmet ndaj personave të komunitetit LGBTI+.

Ndërsa, për Bosnjë e Hercegovinën theksohet “mungesa e progresit në adresimin e sistemin diskriminues elektoral të vendit” dhe ligji i ri në entitetin e Republikës Sërpska për kriminalizimin e shpifjeve dhe kufizimin e financimit të huaj për shoqatat civile.

Në raportin që përmbledh ndodhitë e 2023-tës pikasin problemet e shkaktuara nga nisja e luftës së Izraelit me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, luftës në Sudan si dhe konflikteve të vazhduara nga vitet paraprake në Ukrainë, Mianmar, Etiopi dhe në rajonin Sahel.

Një tjetër problem që karakterizon raportin e sivjetme të HRW është çështja e ndryshimeve klimatike, për shkak të zjarreve masive, thatësirave dhe stuhive që shkaktuan probleme në të gjithë botën, e veçanërisht për miliona njerëz në Bangladesh, Libi dhe Kanadë.

Moti ekstrem më 2023

Flaka e tymi kanë kapluar një varg pemësh pasi zjarri përfshiu Parkun Kombëtar Dadia në rajonin e Evros, Greqi, 1 shtator 2023.
1/27 Flaka e tymi kanë kapluar një varg pemësh pasi zjarri përfshiu Parkun Kombëtar Dadia në rajonin e Evros, Greqi, 1 shtator 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një makinë duke notuar në det pas përmbytjeve të rënda në Tsarevo, në bregun e Detit të Zi, Bullgari, 6 shtator 2023.
2/27 Një makinë duke notuar në det pas përmbytjeve të rënda në Tsarevo, në bregun e Detit të Zi, Bullgari, 6 shtator 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Delet e ngordhura shihen në një zonë të përmbytur si pasojë e stuhisë Daniel në qytetin e Volos, Greqi, 6 shtator 2023.
3/27 Delet e ngordhura shihen në një zonë të përmbytur si pasojë e stuhisë Daniel në qytetin e Volos, Greqi, 6 shtator 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Carmen Palomino dhe djemtë e saj Mario, 8 vjeç dhe Alex, 6 vjeç, ndihmojnë fqinjët për të hequr baltën pas shirave të dendur në Villamanta, Spanjë, 6 shtator 2023.
4/27 Carmen Palomino dhe djemtë e saj Mario, 8 vjeç dhe Alex, 6 vjeç, ndihmojnë fqinjët për të hequr baltën pas shirave të dendur në Villamanta, Spanjë, 6 shtator 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Vullnetarët i japin ujë një deleje të shpëtuar nga një fermë e djegur, teksa një zjarr i ashpër  shpërtheu në fshatin Hasia, afër Athinës, Greqi, 22 gusht 2023.
5/27 Vullnetarët i japin ujë një deleje të shpëtuar nga një fermë e djegur, teksa një zjarr i ashpër  shpërtheu në fshatin Hasia, afër Athinës, Greqi, 22 gusht 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pamje e një rruge të bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut pas shirave të dendur, në Hong Kong, Kinë, 8 shtator 2023.
6/27 Pamje e një rruge të bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut pas shirave të dendur, në Hong Kong, Kinë, 8 shtator 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një burrë duke vrapuar përmes shkumës së detit që ngrihet lart mes të ftohtit mbi Gadishullin Kejp, pas një jave me mot të ashpër dhe përmbytje në Cape Town, Afrika e Jugut, 19 qershor 2023.
7/27 Një burrë duke vrapuar përmes shkumës së detit që ngrihet lart mes të ftohtit mbi Gadishullin Kejp, pas një jave me mot të ashpër dhe përmbytje në Cape Town, Afrika e Jugut, 19 qershor 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Munni Devi, 28 vjeçe, duke pastruar baltën nga hyrja e shtëpisë së saj ndërsa uji nga vërshimet tërhiqet nga një zonë banimi që u përmbyt pas daljes nga shtrati të lumit Yamuna si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në Nju Delhi, Indi, 17 korrik 2023.
8/27 Munni Devi, 28 vjeçe, duke pastruar baltën nga hyrja e shtëpisë së saj ndërsa uji nga vërshimet tërhiqet nga një zonë banimi që u përmbyt pas daljes nga shtrati të lumit Yamuna si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në Nju Delhi, Indi, 17 korrik 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Jewell Baggett, 51 vjeçe, qëndron ulur në një vaskë mes rrënojave të shtëpisë së ndërtuar nga gjyshi i saj, ku ajo u rrit dhe kishin jetuar tre breza të familjes së saj. Uragani Idalia e kishte kthyer shtëpinë në rrënoja, në Horseshoe Beach, Florida, SHBA, gusht. 30, 2023.<br />
&quot;Mamaja nuk kishte shumë, por Zoti dreqin, ishte e saj,&quot; tha Jewell.&nbsp;<br />
&nbsp;&quot;Mama didn&#39;t have much, but God dammit, it was hers,&quot; Jewell said.&nbsp;
9/27 Jewell Baggett, 51 vjeçe, qëndron ulur në një vaskë mes rrënojave të shtëpisë së ndërtuar nga gjyshi i saj, ku ajo u rrit dhe kishin jetuar tre breza të familjes së saj. Uragani Idalia e kishte kthyer shtëpinë në rrënoja, në Horseshoe Beach, Florida, SHBA, gusht. 30, 2023.
"Mamaja nuk kishte shumë, por Zoti dreqin, ishte e saj," tha Jewell. 
 "Mama didn't have much, but God dammit, it was hers," Jewell said. 
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një pamje ajrore e një shtëpie pa çati si pasojë e një tornadoje dhe stuhive që përshkuan jugun dhe mesperëndimin në Little Rock, Arkansas, SHBA, 2 prill 2023.
10/27 Një pamje ajrore e një shtëpie pa çati si pasojë e një tornadoje dhe stuhive që përshkuan jugun dhe mesperëndimin në Little Rock, Arkansas, SHBA, 2 prill 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua përpiqet të ecë nëpër ujë në një rrugë pasi shiu i dendur shkaktoi përmbytje të mëdha, para mbërritjes së stuhisë Ciaran, në qendër të qytetit Newry, në Irlandën Veriore, 31 tetor 2023.
11/27 Një grua përpiqet të ecë nëpër ujë në një rrugë pasi shiu i dendur shkaktoi përmbytje të mëdha, para mbërritjes së stuhisë Ciaran, në qendër të qytetit Newry, në Irlandën Veriore, 31 tetor 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një pemë duke u djegur gjatë një zjarri që përfshiu Mandran, Greqi, 18 korrik 2023.
12/27 Një pemë duke u djegur gjatë një zjarri që përfshiu Mandran, Greqi, 18 korrik 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Kjo pamje tregon një shtëpi të dëmtuar si pasojë e përmbytjeve fatale në Derna, Libi, 28 shtator 2023.
13/27 Kjo pamje tregon një shtëpi të dëmtuar si pasojë e përmbytjeve fatale në Derna, Libi, 28 shtator 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Akulli mbulon kullat e komunikimit pasi sasi të mëdha dëbore bllokuan banorët e qyteteve malore në San Bernadino, Kaliforni, SHBA, 2 mars 2023
14/27 Akulli mbulon kullat e komunikimit pasi sasi të mëdha dëbore bllokuan banorët e qyteteve malore në San Bernadino, Kaliforni, SHBA, 2 mars 2023
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Varkat e fundosura si pasojë e uraganit Otis, në Akapulko, Meksikë, 28 tetor 2023.
15/27 Varkat e fundosura si pasojë e uraganit Otis, në Akapulko, Meksikë, 28 tetor 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Peshqit e ngordhur shihen në liqenin Piranja, i cili është prekur nga thatësira e lumit Solimoes, në Manakapuru, shteti i Amazonas, Brazil, 27 shtator 2023.
16/27 Peshqit e ngordhur shihen në liqenin Piranja, i cili është prekur nga thatësira e lumit Solimoes, në Manakapuru, shteti i Amazonas, Brazil, 27 shtator 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Hassan Kassar, 69 vjeç, qëndron ulur brenda shtëpisë së tij të dëmtuar, në Derna, Libi, më 17 shtator 2023. Ai&nbsp;tha se humbi vajzat e tij, dy nga djemtë dhe mbesën, kur një stuhi vdekjeprurëse goditi qytetin.
17/27 Hassan Kassar, 69 vjeç, qëndron ulur brenda shtëpisë së tij të dëmtuar, në Derna, Libi, më 17 shtator 2023. Ai tha se humbi vajzat e tij, dy nga djemtë dhe mbesën, kur një stuhi vdekjeprurëse goditi qytetin.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një person duke u freskuar në ujin e shatërvanit Piazza del Popolo, gjatë valës së të nxehtit në Romë, Itali 18 korrik 2023.
18/27 Një person duke u freskuar në ujin e shatërvanit Piazza del Popolo, gjatë valës së të nxehtit në Romë, Itali 18 korrik 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një zog zhytër (lat. coot) noton bashkë me rosat mes barishteve që kanë mbuluar sipërfaqen e marinës Limehouse Basin, pasi moti i ngrohtë bëri që bari i keq lundrues të shumohet, duke e marrë oksigjenin shumë të nevojshëm për kafshët e egra ujore dhe duke paraqitur rrezik për kafshët që mund ta ngatërrojnë atë me bar, Londër, Britani, 6 shtator 2023.
19/27 Një zog zhytër (lat. coot) noton bashkë me rosat mes barishteve që kanë mbuluar sipërfaqen e marinës Limehouse Basin, pasi moti i ngrohtë bëri që bari i keq lundrues të shumohet, duke e marrë oksigjenin shumë të nevojshëm për kafshët e egra ujore dhe duke paraqitur rrezik për kafshët që mund ta ngatërrojnë atë me bar, Londër, Britani, 6 shtator 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një burrë duke ecur në tokën e plasaritur të rezervuarit Baells ndërsa furnizimet me ujë të pijshëm kanë rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1990 për shkak të thatësirës ekstreme në Katalonjë, në fshatin Cersc, në rajonin Bergueda të Spanjës, 14 mars 2023.
20/27 Një burrë duke ecur në tokën e plasaritur të rezervuarit Baells ndërsa furnizimet me ujë të pijshëm kanë rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1990 për shkak të thatësirës ekstreme në Katalonjë, në fshatin Cersc, në rajonin Bergueda të Spanjës, 14 mars 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Manuel Flores duke ecur në një zonë të thatë që tregon rënien e nivelit të ujit në liqenin Titicaca, pellgu më i madh i ujërave të ëmbla të Amerikës Latine, Bolivi, 26 tetor 2023.
21/27 Manuel Flores duke ecur në një zonë të thatë që tregon rënien e nivelit të ujit në liqenin Titicaca, pellgu më i madh i ujërave të ëmbla të Amerikës Latine, Bolivi, 26 tetor 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Drurët shihen pas një zjarri që dogji zonat në Santa Huana, në Kili, 5 shkurt 2023.
22/27 Drurët shihen pas një zjarri që dogji zonat në Santa Huana, në Kili, 5 shkurt 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Retë munsonike shfaqen mbi lumin Jamuna në Nju Delhi, Indi, 15 korrik 2023.
23/27 Retë munsonike shfaqen mbi lumin Jamuna në Nju Delhi, Indi, 15 korrik 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një pishinë në oborrin e shtëpisë ka mbetur e varur në një shkëmb pasi shiu i rrëmbyeshëm bëri kërdi në qytetin bregdetar të Shën Klementi, Kaliforni, SHBA, 16 mars 2023.
24/27 Një pishinë në oborrin e shtëpisë ka mbetur e varur në një shkëmb pasi shiu i rrëmbyeshëm bëri kërdi në qytetin bregdetar të Shën Klementi, Kaliforni, SHBA, 16 mars 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një burrë mban një enë me ujë gjatë një thatësire historike në Amazon, ndërsa pas shihet shtrati i thatë i lumit Paraua në Kareiro da Varzea, shteti i Amazons, Brazil 26 tetor 2023.
25/27 Një burrë mban një enë me ujë gjatë një thatësire historike në Amazon, ndërsa pas shihet shtrati i thatë i lumit Paraua në Kareiro da Varzea, shteti i Amazons, Brazil 26 tetor 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një pamje nga lart e automjeteve të ngecura në një urë, rrethuar nga ujërat e përmbytjeve, ndërsa stuhia Daniel goditi Greqinë qendrore. Fshati Flamouli, pranë Trikalas, Greqi, 7 shtator 2023.
26/27 Një pamje nga lart e automjeteve të ngecura në një urë, rrethuar nga ujërat e përmbytjeve, ndërsa stuhia Daniel goditi Greqinë qendrore. Fshati Flamouli, pranë Trikalas, Greqi, 7 shtator 2023.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një kaktus saguaro shihet gjatë një vale e të nxehtit përgjatë 27-ditëve me temperatura mbi 43 gradë celsius në Kopshtin Botanik të Shkretëtirës në Fineks, Arizona, SHBA, 26 korrik 2023. Më 26 korrik në orën 09:50, një aparat fotografik Flir One ProThermal regjistroi një temperaturë sipërfaqësore prej 48 gradësh celsius, me një temperaturë ajri prej 30 gradësh celsius sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
27/27 Një kaktus saguaro shihet gjatë një vale e të nxehtit përgjatë 27-ditëve me temperatura mbi 43 gradë celsius në Kopshtin Botanik të Shkretëtirës në Fineks, Arizona, SHBA, 26 korrik 2023. Më 26 korrik në orën 09:50, një aparat fotografik Flir One ProThermal regjistroi një temperaturë sipërfaqësore prej 48 gradësh celsius, me një temperaturë ajri prej 30 gradësh celsius sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Moti ekstrem u shfaq në titujt kryesorë të lajmeve në vitin 2023. Thatësira shteri liqenet, nxehtësia rekord ndezi zjarre, shirat i kthyen rrugët në lumenj dhe stuhitë vdekjeprurëse fshinë qytete të tëra. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

“Pabarazia ekonomike u shtua nëpër botë, njëjtë si zemërimi për politikat që lanë shumë njerëz në luftë për mbijetesë”, thuhet në raport, ku përmenden edhe shkeljet e të drejtave të grave dhe personave LGBTI+ nga regjimi taleban në Afganistan.

Pavarësisht të gjitha shkeljeve dhe problematikave të identifikuara gjatë vitit 2023, në raportin e HRW thuhet se janë vërejtur edhe “shenja shprese që tregojnë mundësinë e një tjetër rruge”. Megjithatë, bëhet thirrje qe qeveritë kombëtare të marrin masa për ta përmirësuar situatën.

“Mbrojtja e të drejtave të njeriut në mënyrë të vazhdueshme – në të gjitha kategoritë, pa marrë parasysh se kush janë viktimat apo ku janë shkelur të drejtat – është e vetmja mënyrë për ta ndërtuar botën në të cilën duam të jetojmë”, thuhet në raportin e HRW.

Përgatiti: Doruntina Baftiu

XS
SM
MD
LG