Ndërlidhjet

Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei.
Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei.

Drejtpërdrejt Trump thotë se lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei është vrarë

E përditësuar

• Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë më 28 shkurt se lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, është vrarë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Teheran.

•Trump tha se Uashingtoni kishte nisur “operacione të mëdha luftarake” kundër Iranit, vetëm disa orë pasi Izraeli njoftoi se kishte kryer atë që e përshkroi si një “sulm parandalues” më 28 shkurt.

• Shpërthime u raportuan në Teheran dhe në qytete të tjera iraniane. Irani mbylli hapësirën e tij ajrore, ndërsa Izraeli aktivizoi sirenat në të gjithë vendin mes frikës për hakmarrje.

• Irani është pothuajse krejtësisht pa qasje në internett, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po zhvillojnë një fushatë masive dhe të koordinuar bombardimesh ajrore në të gjithë vendin.

• Sulmet vijnë disa ditë pas bisedimeve SHBA-Iran, duke vënë në pikëpyetje nëse do të mbahen negociatat e planifikuara për javën tjetër në Vjenë.


21:06 28.2.2026

Trump: Operacioni në Iran mund të zgjasë “shumë” ose të përfundojë “për dy-tri ditë”

Ekzistojnë disa opsione për shtensionim pas operacionit ushtarak të SHBA-së në Iran, thotë presidenti amerikan, Donald Trump.

“Mund ta zgjas shumë këtë operacion dhe të marr gjithçka nën kontrollin tim, ose ta përfundoj për dy ose tri ditë dhe t’u them iranianëve: ‘Shihemi përsëri pas disa vitesh nëse filloni të rindërtoni [programin tuaj bërthamor]’”, i thotë ai Axios.

Kjo është hera e parë që presidenti i amerikan flet për operacionin qëkurse njoftoi fillimin e sulmeve të shtunën në mëngjes.

Ai thotë se më në fund e mori vendimin për t’i miratuar sulmet për shkak të mungesës së përparimit në bisedimet bërthamore këtë javë.

“Iranianët u afruan dhe pastaj u tërhoqën, u afruan dhe pastaj u tërhoqën. Kuptova nga kjo se ata në të vërtetë nuk duan marrëveshje”, thotë ai, sipas mediave amerikane.

23:44 28.2.2026

Pahlavi: Përpjekjet për të emëruar pasardhësin janë të “destinuara të dështojnë”

Reza Pahlavi, djali në mërgim i shahut të fundit të Iranit, ka postuar në X reagimin e tij për raportimet për vdekjen e Khameneit.

Postimi i tij i plotë:

Ali Khamenei, despoti gjakatar i kohës sonë, vrasësi i dhjetëra mijëra bijve dhe bijave më të guximshëm të Iranit, është fshirë nga faqja e historisë. Me vdekjen e tij, republika islamike në fakt ka arritur fundin e saj dhe shumë shpejt do të hidhet në koshin e pluhurit të historisë.

Çdo përpjekje nga mbetjet e regjimit për ta emëruar një pasardhës të Khameneit është e destinuar të dështojë që në fillim. Këdo që ata e vendosin në vend të tij nuk do të ketë as legjitimitet dhe as jetëgjatësi, dhe pa dyshim do të jetë gjithashtu bashkëfajtor në krimet e këtij regjimi.

Reza Pahlavi.
Reza Pahlavi.
23:07 28.2.2026

Festë në Iran për vrasjen e raportuar të ajatollah Ali Khameneit

Sipas videove të publikuara nga llogaria Vahid Online, në mbrëmjen e së shtunës, shumë njerëz në Iran brohoritën dhe festuan pas raportimeve se Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i republikës islamike, është vrarë.

Fillimisht kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli për vdekjen e Khameneit, e pastaj presidenti amerikan, Donald Trump tha se Khamenei është vrarë në sulmet e së shtunës.


22:54 28.2.2026

Trump thotë se Khamenei është vrarë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sapo ka njoftuar se lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei, është vrarë.

Trump shkroi në platformën e tij Truth Social:

Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, ka vdekur. Kjo nuk është vetëm drejtësi për popullin e Iranit, por edhe për të gjithë amerikanët e mëdhenj dhe për ata njerëz nga shumë vende të botës që janë vrarë ose gjymtuar nga Khamenei dhe banda e tij e KRIMINELËVE të etur për gjak. Ai nuk arriti t’u shmangej sistemeve tona të inteligjencës dhe gjurmimit shumë të sofistikuara dhe, duke punuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që ai, apo udhëheqësit e tjerë që u vranë bashkë me të, mund të bënin.

Kjo është mundësia e vetme më e madhe për popullin iranian që ta rimarrë në dorë vendin e vet. Po dëgjojmë se shumë prej anëtarëve të IRGC-së, ushtrisë dhe forcave të tjera të sigurisë dhe policisë, nuk duan më të luftojnë dhe po kërkojnë imunitet nga ne. Siç thashë mbrëmë, “tani mund të kenë imunitet, më vonë marrin vetëm vdekjen!” Shpresojmë që IRGC-ja dhe policia të bashkohen në mënyrë paqësore me patriotët iranianë dhe të punojnë së bashku si një njësi për ta rikthyer vendin në madhështinë që meriton. Ky proces duhet të fillojë së shpejti, sepse jo vetëm vdekja e Khameneit, por edhe vendi është, brenda vetëm një dite, shkatërruar shumë dhe madje, zhdukur. Megjithatë, bombardimet e rënda dhe të sakta do të vazhdojnë, pa ndërprerje gjatë gjithë javës ose për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të arritur synimin tonë të PAQES NË TË GJITHË LINDJEN E MESME DHE, NË TË VËRTETË, NË BOTË!

22:45 28.2.2026

Ushtria izraelite thotë se e ka “eliminuar” udhëheqjen e mbrojtjes së Iranit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se e kanë “eliminuar” udhëheqjen e mbrojtjes së regjimit iranian në, siç thonë, “valën e parë” të sulmeve të tyre.

Sipas një postimi në rrjetet sociale, në mesin e të vrarëve janë Ali Shamkhanin, këshilltar për çështjet e sigurisë, Mohammad Pakpour, komandant i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, si dhe Aziz Nasirzadeh, ministër i Mbrojtjes.

Në postimin e saj, IDF ka shpërndarë imazhe dhe profile të këtyre tre zyrtarëve, si edhe të të tjerëve që pretendon se i ka eliminuar.

IDF-ja nuk e përmendi udhëheqësi suprem, ajatollah Ali Khamenei. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte deklaruar më herët se ka “shumë tregues” se ai është “i vdekur”.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG