Ndërlidhjet

Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei.
Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei.

Drejtpërdrejt Trump thotë se lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei është vrarë

• Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë më 28 shkurt se lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, është vrarë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Teheran.

•Trump tha se Uashingtoni kishte nisur “operacione të mëdha luftarake” kundër Iranit, vetëm disa orë pasi Izraeli njoftoi se kishte kryer atë që e përshkroi si një “sulm parandalues” më 28 shkurt.

• Shpërthime u raportuan në Teheran dhe në qytete të tjera iraniane. Irani mbylli hapësirën e tij ajrore, ndërsa Izraeli aktivizoi sirenat në të gjithë vendin mes frikës për hakmarrje.

• Irani është pothuajse krejtësisht pa qasje në internett, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po zhvillojnë një fushatë masive dhe të koordinuar bombardimesh ajrore në të gjithë vendin.

• Sulmet vijnë disa ditë pas bisedimeve SHBA-Iran, duke vënë në pikëpyetje nëse do të mbahen negociatat e planifikuara për javën tjetër në Vjenë.


16:52 28.2.2026

Ushtria izraelite: Figura të larta iraniane janë vrarë

Një zyrtar i ushtrisë izraelite ka thënë se “figura të larta” të regjimit iranian janë “eliminuar” pas sulmeve të së shtunës, pa përmendur emra specifikë.

Zyrtari ka thënë se tri qendra ku ishin mbledhur pjesëtarë të Qeverisë iraniane janë goditur në të njëjtën kohë.

Sipas tij, ushtria izraelite ka qenë në “bashkëpunim të ngushtë” me ushtrinë amerikane dhe e ka ndërtuar një listë “të gjatë dhe të vlefshme” të shënjestrave.

16:13 28.2.2026

Trumpi përballë Teheranit: Cili është objektivi final?

Analistët thonë se synimi i administratës Trump duket të jetë ose detyrimi i Iranit për një marrëveshje shumë më kufizuese, ose krijimi i kushteve që mund të çojnë në destabilizimin apo edhe kolapsin e regjimit.

Më shumë këtu:

15:37 28.2.2026

Çfarë dimë deri më tani për situatën në Lindje të Mesme?

  • Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë kryer të shtunën sulme të përbashkëta në mbarë Iranin, duke nxitur sulme hakmarrëse nga Teherani.
  • Shpërthime të shumta janë dëgjuar në disa qytete iraniane, përfshirë kryeqytetin, Teheran, ku raportohet se janë shënjestruar zyra e liderit suprem, Ayatollah Ali Kahmenei dhe ajo e presidentit, Masud Pezeshkian. Gjendja e tyre nuk dihet.
  • Presidenti amerikan, Donald Trump, teksa konfirmoi sulmet, i tha popullit iranian se “ora e lirisë suaj po afron”.
  • Për shpërthime, sirena alarmi dhe tym është raportuar në gjithë rajonin e Gjirit, pasi Irani u zotua për “përgjigje shkatërruese” ndaj sulmeve amerikano-izraelite.
  • Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Bahreini dhe Jordania kanë bërë të ditur se po i rrëzojnë raketat e lëshuara nga Irani drejt bazave ushtarake amerikane në territoret e tyre.
  • Agjenci lajmesh në Iran raportojnë për gati 40 të vrarë pas sulmit në një shkollë. Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i verifikojë këto raportime. Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se një civil u vra nga mbetjet që ranë pas një goditjeje “që përfshinte raketa balistike iraniane”.
  • Irani po përballet me ndërprerje pothuajse totale të internetit, si dhe një valë të gjerë sulmesh kibernetike, andaj verifikimi i situatës në terren është vështirësuar.
  • Disa liderë botërorë kanë bërë thirrje për zgjidhje diplomatike.

15:01 28.2.2026

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG