Ndërlidhjet

Veriu pa kryetarë: “Nuk i forcojmë institucionet e shtetit të panjohur”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sipas të gjitha gjasave data për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë të komuave në veri, do të jetë 18 dhjetori.

Këto deklarata presidentja Osmani i bëri pas takimit të 14 nëntorit me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës.

Katër komunat e banuara me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan - janë pa kryetarë qysh më 5 nëntor.

Kryetarët, të nacionalitetit serb, dhanë dorëheqje në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Të mbështetur edhe nga Beogradi zyrtar, shumica e serbëve në veri i kundërshtojnë targat që i lëshon Republika e Kosovës, RKS, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Dorëheqje, për të njëjtat pakënaqësi, dhanë edhe zyrtarë të tjerë serbë në veri - nisur nga policia deri te gjykatat - ashtu si edhe 10 deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq. Këta të fundit vinin nga Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

*Video: Dyer të hapura dhe institucione boshe në komunat në veri

Dyer të hapura dhe institucione boshe në komunat në veri
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:05:31 0:00

Çfarë duhet të bëhet me komunat?

Pas dorëheqjes së kryetarëve, komunat, ligjërisht, duhet të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Ligji për zgjedhjet lokale në Kosovë thotë se “pas shpërbërjes së Kuvendit të Komunës, ose shkarkimit të kryetarit të Kuvendit Komunal, nëse nuk parashtrohet ankesë në afat prej pesë ditësh te Gjykata Kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme lokale shpallen nga presidenti i Kosovës”.

Zgjedhjet, sipas Ligjit, shpallen jo më vonë se dhjetë ditë pas shpërbërjes së kuvendeve komunale, ndërsa nuk mund të mbahen më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërbërjes së tyre.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, thotë për Radion Evropa e Lirë se KQZ-ja do të presë shpalljen e zgjedhjeve, për të filluar pastaj me përgatitjet intensive të tyre.

“Si në çdo proces tjetër zgjedhor, KQZ-ja fillimisht miraton planin operacional, në të cilin listohen të gjitha aktivitetet, të cilat duhet të realizohen për organizimin e këtyre zgjedhjeve”, thotë Elezi.

A do të merrnin pjesë serbët e veriut në zgjedhje?

“Nuk do të dilja fare”, thotë për Radion Evropa e Lirë Branimiri, një qytetar nga Mitrovica e Veriut.

“Unë nuk dal më në zgjedhje pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit [politikan serb nga veriu i Kosovës]. Zgjedhjet nuk janë më demokratike... që të mund të votohet për këdo”, thotë ai.

As Marko nuk do të merrte pjesë në zgjedhje, por për arsye tjetër ai thotë se nuk dëshiron t’u japë legjitimitet zgjedhjeve në të cilat nuk do të merrte pjesë Lista Serbe.

“Më vjen shumë mirë që ata u larguan [nga institucionet], sepse, më në fund, ka ardhur koha për të bërë gjërat e duhura. Nuk mendoj se na duhej të ishim në institucionet e tyre [Kosovës] gjatë gjithë kësaj kohe dhe t’i forconim institucionet e një ‘shteti të panjohur’”, thotë Marko.

Kosova është shtet i pavarur nga shkurti i vitit 2008 dhe njihet nga më shumë se 100 vende të botës, përfshirë SHBA-në dhe shumicën e shteteve të BE-së.

Veriu përballë largimeve të serbëve nga institucionet

Në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut, më 7 nëntor, policët serbë, që dhanë dorëheqje, kanë dorëzuar armët e tyre. 
1/17 Në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut, më 7 nëntor, policët serbë, që dhanë dorëheqje, kanë dorëzuar armët e tyre. 
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS - Republika e Kosovës.
Përveç policëve, dorëheqje kanë dhënë edhe prokurorët e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, që mbulon territorin e Mitrovicës së Jugut, të Veriut, Skenderajt dhe Vushtrrisë. 
2/17 Përveç policëve, dorëheqje kanë dhënë edhe prokurorët e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, që mbulon territorin e Mitrovicës së Jugut, të Veriut, Skenderajt dhe Vushtrrisë. 
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS - Republika e Kosovës.
Më 5 nëntor, përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë njoftuan për largimin e zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës në veri përfshirë nga: policia, prokuroria, gjykata, prokuroria dhe Kuvendi e Qeveria qendrore. 
3/17 Më 5 nëntor, përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë njoftuan për largimin e zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës në veri përfshirë nga: policia, prokuroria, gjykata, prokuroria dhe Kuvendi e Qeveria qendrore. 
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS - Republika e Kosovës.
Këto janë vetura të Policisë së Kosovës të parkuara para stacionit policor në Zveçan - një prej katër komunave në veri, që banohet me shumicë serbe. Drejtori rajonal i policisë në veri, Nenad Gjuriq, më 3 nëntor deklaroi se policët në veri nuk do të respektojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat. Një ditë më vonë, Gjuriq u suspendua nga detyra. 
4/17 Këto janë vetura të Policisë së Kosovës të parkuara para stacionit policor në Zveçan - një prej katër komunave në veri, që banohet me shumicë serbe. Drejtori rajonal i policisë në veri, Nenad Gjuriq, më 3 nëntor deklaroi se policët në veri nuk do të respektojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat. Një ditë më vonë, Gjuriq u suspendua nga detyra. 
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS - Republika e Kosovës.
Serbët po kundërshtojnë planin e Qeverisë së Kosovës prej tri fazash. Në fazën e parë, shoferët me targa serbe (sikurse KM, PZ, PR e të ngjashme) do të qortohen, në fazën e dytë do të gjobiten me nga 150 euro, ndërkaq në fazën e tretë do të përdoren targat provuese. Pas 21 prillit, ekzekutivi në Prishtinë ka thënë se vetëm makinat me targa RKS do të mund të qarkullojnë në territorin e Kosovës. 
5/17 Serbët po kundërshtojnë planin e Qeverisë së Kosovës prej tri fazash. Në fazën e parë, shoferët me targa serbe (sikurse KM, PZ, PR e të ngjashme) do të qortohen, në fazën e dytë do të gjobiten me nga 150 euro, ndërkaq në fazën e tretë do të përdoren targat provuese. Pas 21 prillit, ekzekutivi në Prishtinë ka thënë se vetëm makinat me targa RKS do të mund të qarkullojnë në territorin e Kosovës. 
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS - Republika e Kosovës.
Zyrtarët serbë në Kosovë e kanë cilësuar vendimin për targat si vendim të drejtuar kundër "serbëve në Kosovë". Policët, prokurorët dhe gjykatësit serbë ishin integruar në strukturat e Kosovës më 2013, pas një marrëveshjeje të arritur mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve.
6/17 Zyrtarët serbë në Kosovë e kanë cilësuar vendimin për targat si vendim të drejtuar kundër "serbëve në Kosovë". Policët, prokurorët dhe gjykatësit serbë ishin integruar në strukturat e Kosovës më 2013, pas një marrëveshjeje të arritur mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve.
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS - Republika e Kosovës.
Autoritetet kanë thënë se deri më tani kanë pranuar dorëheqjen e afër 600 zyrtarëve policorë në veri nga radhët e komunitetit serb. 
7/17 Autoritetet kanë thënë se deri më tani kanë pranuar dorëheqjen e afër 600 zyrtarëve policorë në veri nga radhët e komunitetit serb. 
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS - Republika e Kosovës.
Gjyqtarët dhe prokurorët që dorëzuan dorëheqjen më 7 nëntor, thanë se ky ishte një largim "emocionues". Ata thanë se kanë bashkëpunuar mirë me kolegët shqiptarë në veri, dhe ua kanë lënë atyre lëndët që janë më me urgjencë. 
8/17 Gjyqtarët dhe prokurorët që dorëzuan dorëheqjen më 7 nëntor, thanë se ky ishte një largim "emocionues". Ata thanë se kanë bashkëpunuar mirë me kolegët shqiptarë në veri, dhe ua kanë lënë atyre lëndët që janë më me urgjencë. 
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS - Republika e Kosovës.
Përfaqësuesit e Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë - kanë thënë se serbët do të kthehen në institucione, kur Qeveria e Kosovës të heqë dorë nga plani për riregjistrim të makinave dhe të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. 
9/17 Përfaqësuesit e Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë - kanë thënë se serbët do të kthehen në institucione, kur Qeveria e Kosovës të heqë dorë nga plani për riregjistrim të makinave dhe të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. 
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS - Republika e Kosovës.
Ky është vendi ku policia e trafikut të Policisë së Kosovës qëndron në Grabovc të Zveçanit. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deri më 7 nëntor, Kosova ka pranuar dorëheqjen e 461 zyrtarëve serbë të rendit, 107 policëve kufitarë dhe dhjetë hetuesve policorë. 
10/17 Ky është vendi ku policia e trafikut të Policisë së Kosovës qëndron në Grabovc të Zveçanit. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deri më 7 nëntor, Kosova ka pranuar dorëheqjen e 461 zyrtarëve serbë të rendit, 107 policëve kufitarë dhe dhjetë hetuesve policorë. 
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS - Republika e Kosovës.
Serbia insiston që Kosova të heqë dorë nga plani për konvertimin e targave serbe në ato në RKS. Më herët, Beogradi ka propozuar që të përdoren targa KS (me status neutral ndaj pavarësisë së Kosovës), por ky propozim është hedhur poshtë nga Kosova. 
11/17 Serbia insiston që Kosova të heqë dorë nga plani për konvertimin e targave serbe në ato në RKS. Më herët, Beogradi ka propozuar që të përdoren targa KS (me status neutral ndaj pavarësisë së Kosovës), por ky propozim është hedhur poshtë nga Kosova. 
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS - Republika e Kosovës.
Gjykata Themelore në Mitrovicën e Veriut.
12/17 Gjykata Themelore në Mitrovicën e Veriut.
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS - Republika e Kosovës.
"Nuk ka dorëzim. KM mbetet", është sllogani i vendosur në Mitrovicën e Veriut. Kosova i konsideron këto targa ilegale, por i ka toleruar deri më tani në veriun e Kosovës. 
13/17 "Nuk ka dorëzim. KM mbetet", është sllogani i vendosur në Mitrovicën e Veriut. Kosova i konsideron këto targa ilegale, por i ka toleruar deri më tani në veriun e Kosovës. 
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS - Republika e Kosovës.
Veturë e parkuar para Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Sipas të dhënave, në këtë Prokurori kanë punuar dhjetër prokurorë serbë dhe 22 punonjës administrativë e staf mbështetës.&nbsp;<br />
<br />
&nbsp;
14/17 Veturë e parkuar para Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Sipas të dhënave, në këtë Prokurori kanë punuar dhjetër prokurorë serbë dhe 22 punonjës administrativë e staf mbështetës. 

 
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS - Republika e Kosovës.
Vendi ku ka qëndruar policia në Zveçan. Serbia ka kërkuar që përgjegjësitë policore në veri t&#39;i marrë EULEX-i dhe KFOR-i. EULEX ka thënë se nuk do të marrë përgjegjësi të tilla.&nbsp;
15/17 Vendi ku ka qëndruar policia në Zveçan. Serbia ka kërkuar që përgjegjësitë policore në veri t'i marrë EULEX-i dhe KFOR-i. EULEX ka thënë se nuk do të marrë përgjegjësi të tilla. 
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS - Republika e Kosovës.
Besohet se në katër komunat në veri të Kosovës qarkullojnë afër 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia.&nbsp;
16/17 Besohet se në katër komunat në veri të Kosovës qarkullojnë afër 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia. 
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS - Republika e Kosovës.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, më herët ka thënë se mund të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të vendit. Më 7 nëntor në veri u panë patrulla të xhandarmërisë së Italisë.&nbsp;
17/17 Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, më herët ka thënë se mund të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të vendit. Më 7 nëntor në veri u panë patrulla të xhandarmërisë së Italisë. 
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS - Republika e Kosovës.
Previous slide
Next slide

Midoragu, gjithashtu, beson se nuk duhet marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

“Qëllim i zgjedhjeve është që komuniteti serb t’i zgjedhë përfaqësuesit e tij, por, për momentin, një gjë e tillë nuk është e mundur, kështu që zgjedhjet do të ishin farsë”, thotë ai.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se shpallja e zgjedhjeve në katër komunat veriore është e pashmangshme, por pjesëmarrja e votuesve dhe mënyra se si do të zhvillohej procesi mbeten, sipas tij, të diskutueshme.

Cakolli thotë se, në rast se serbët në këto komuna nuk do t’i përgjigjeshin pjesëmarrjes në zgjedhje, Kosova do të rrezikonte të kthehej në periudhën e para vitit 2013, kur dalja në zgjedhje lokale në këto komuna ishte e ulët.

“Për pasojë, në atë kohë krijoheshin institucione që nuk kishin legjitimitet të mjaftueshëm qytetar”, thotë Cakolli për Radion Evropa e Lirë.

Serbët e veriut u bënë pjesë e institucioneve të Kosovës në vitin 2014, pasi Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, arritën marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve, më 2013.

Njohësi i proceseve politike, Artan Muhaxhiri, profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se procesi zgjedhor nuk është zgjidhje në kohën kur serbëve u mungon vullneti për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës.

“Në një atmosferë kaq të tensionuar dhe me një reagim të ashpër të serbëve në atë pjesë... i gjithë procesi do të shndërrohej në një farsë të rrezikshme dhe nuk do të kishte legjitimitet”, thotë Muhaxhiri.

Ai shton se para zgjedhjeve lokale në veri, do të ishte mirë të arrihej një marrëveshje politike mes Beogradit dhe Prishtinës, por, sipas tij, aktualisht nuk ka indikacione se kjo mund të ndodhë.

Disa skenarë për zgjedhjet komunale në veri

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Mazllum Baraliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë disa skenarë që mund të ndodhin në zgjedhjet e parakohshme lokale në veri.

“Një prej tyre është bojkotimi, megjithëse është alternativë më pak e mundur. Ata [kryetarët], edhe më herët, kanë dhënë dorëheqje dhe brenda afatit [ligjor] kanë konkurruar përsëri për kryetarë të komunave. Dhe, ata prapë mund t’i lënë ato mandate [të rifituara] dhe kështu të shkohet pa kufi”, thotë Baraliu.

Sipas tij, nëse qytetarët me të drejtë vote nuk i përgjigjen procesit zgjedhor, atëherë përsëriten procedurat ligjore për zgjedhjet lokale.

“Presidentja duhet ta përsërisë procedurën dhe të provojë që të realizohet procesi elektoral, që është parakusht për zhvillimin e demokracisë lokale në ato komuna”, thotë Baraliu.

Në komunat veriore me shumicë serbe, zgjedhje të parakohshme u mbajtën edhe në vitin 2019. Vitin paraprak, kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqje, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së atëhershme të Kosovës për të vendosur taksë 100% mbi produktet e importuara nga Serbia. Në zgjedhjet e majit 2019, pjesëmarrja e qytetarëve ishte mbi 42 për qind.

XS
SM
MD
LG