Çka thotë Rregullorja e Kuvendit për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit?
Rregullore e Kuvendit
Neni 12
Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit
...
6.1. Kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, dhe
6.2. Kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komuniteteve të tjera që nuk janë shumicë propozohet nga shumica e deputetëve të komuniteteve të tjera që nuk janë shumicë.
Lista Serbe e propozon sërish Simiqin për nënkryetar
Lista Serbe insiston prapë në propozimin e Svallko Simqit.
Igor Simiq nga kjo parti tha se ky parlament ka pritur disa muaj për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, ndërsa tani po krijohet problem rreth një të drejte që përcaktohet nga Rregullorja e Kuvendit. Ai përsëri u bëri thirrje deputetëve që ta mbështesin Slavko Simiqin. Sipas tij, ai vend i takon atij që ka mbështetjen e shumicës së deputetëve serbë.
Sllavko Simiq nuk i merr votat për nënkryetar nga pakicat serbe
Propozimi i Listës Serbe për Sllavko Simiqin si nënkryetar nga pakicat serbe nuk ka kaluar.
Për të kanë votuar 10 deputetë për, 55 kundër dhe 23 kanë abstenuar.
Bugaqku: Votimi për nënkryetarët e Kuvendit duhet të bëhet në pako
Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë përmes një postimi në Facebook se votimi për nënkryetarët e Kuvendit duhet të bëhet në pako.
“Nëse tentohet të ndryshohet kjo procedurë dhe të votohet ndaras për pozitat e nënkryetarëve, kjo paraqet tendencë për shmangien e procedurës së përcaktuar në Kushtetutë dhe në Rregulloren e Kuvendit, dhe rrjedhimisht do të përbënte shkelje të Kushtetutës”, ka thënë ai.