Ndërlidhjet

Lavrov: Kievi ka humbur çdo mundësi për të diskutuar sigurinë rajonale


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyi, “ka humbur të gjitha mundësitë” për të diskutuar me Moskën për sigurinë rajonale, ndërkohë që trupat ruse kanë vazhduar operacionet ushtarake kundër qyteteve ukrainase.

Në një konferencë për media më 25 shkurt, Lavrov ka thënë se Zelenskyi “gënjen” për gatishmërinë e tij që të zhvillojë bisedime me Moskën, në mënyrë që të parandalojë humbjen e jetëve.

Ai ka shtuar se Moska do të zhvillojë bisedime me Ukrainën, vetëm pasi Ukraina të ndalë rezistencën ushtarake ndaj ushtrisë ruse.

“Ne jemi të gatshëm të zhvillojmë bisedime sapo forcat e armatosura të Ukrainës t’i përgjigjen thirrjes së presidentit tonë: të ndalin rezistencën dhe t’i ulin armët. Askush nuk do t’i sulmojë ata, askush nuk do t’i mundojë, le të kthehen nëpër familjet e tyre”, ka thënë Lavrov.

Ministri rus ka thënë po ashtu se “askush nuk planifikon të pushtojë Ukrainën”, duke përsëritur pretendimin e presidentit rus, Vladimir Putin se qëllimi i pushtimit të Ukrainës është “çmilitarizimi dhe denazifikimi” i Ukrainës.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Për t’u njoftuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

XS
SM
MD
LG