Ndërlidhjet

Maqedoni: Rritje e pesimizmit për çështjen e emrit


Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, i dërguari i OKB-së, Matthew Nimetz dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, i dërguari i OKB-së, Matthew Nimetz dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, të mërkurën, në Vjenë të Austrisë do të takohen në përpjekjet e radhës për afrimin e qëndrimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Takimi do të mbahen me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz, ndërkohë që një takim tjetër me shefave të diplomacive të dy vendeve pritet të mbahet në fillim të muajit maj në Selanik të Greqisë.

Aktivitetet diplomatike rikthehen pas takimeve të muajit mars mes dy vendeve, por me një dozë më të theksuar të pesimizmit për dallim nga pritjet e paradokohshme, në veçanti nga zyrtarët maqedonas për një marrëveshje mes dy vendeve.

Por, kryeministri Zoran Zaev, si dhe zyrtarë të tjerë, përfshirë edhe ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska kanë theksuar se marrëveshje mund edhe të mos ketë.

Madje, kryeministri maqedonas Zaev kishte zgjedhur mediat e huaja për të deklaruar se “moszgjidhja e kontestit me Greqinë, nuk do të nënkuptonte edhe fundin e botës”.

Disa nga njohësit e çështjeve ndërkombëtare, thonë se zyrtarët duhet të jenë të kujdesshëm në prononcimet e tyre dhe të mos shfaqin optimizëm të skajshëm, pasi në rast të dështimit pasojat do të jetë edhe më të rënda.

“Mendoj se gjasat janë minimale dhe për këtë flet deklarata e kryeministrit Zaev. Është e vërtetë se nuk do të jetë fundi i botës, por kjo dëshmon se e gjithë euforia që ishte krijuar nuk ka qenë reale, jo objektive, pasi problemi nuk është aq i thjesht që të zgjidhet kaq shpejt. Kompromisi që duhet të japë Maqedonia janë historike dhe shkatërruese për popullin maqedon”, thotë Risto Nikovski, njohës i çështjeve ndërkombëtare.

Ai nuk beson se do të ketë afrim mes dy shteteve edhe me ndonjë marrëveshje eventuale mes tyre, si në rastin me Bullgarinë pasi në momentin kur vendi sipas tij do të nis bisedimet me BE-në do të dalin në sipërfaqe të gjitha problemet reale me Greqinë, e që kryesisht kanë të bëjnë me identitetin dhe historinë, të cilat pala greke dëshiron t’i fshijë. Nikovski thotë se sikur i gjithë procesi të zhvillohet në mënyrë të përkryer Maqedonia nuk do të mund të anëtarësohet në BE në 15 vjetët e ardhshme.

Dallimet mes dy vendeve kanë të bëjnë me identitetin, përdorimin e gjuhës dhe historinë.

Pala maqedonase ka pranuar ndryshimin e emrit të shtetit, por jo edhe ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim të përshtatjes së saj me emrin e shtetit. Pala greke kërkon që emri të përdorët si brenda ashtu edhe jashtë shtetit.

"Bie Aleksandri i Madh"
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:08:50 0:00

Pavarësisht dallimeve të thella, Lubomir Fërckovski, njohës i çështjeve ndërkombëtare dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, shpreh optimizëm për ndonjë zgjidhje të mundshme. Ai thotë se problemi mund të zgjidhet nëse ekziston vullnet politik dhe ndërhyrje serioze të diplomacisë ndërkombëtare.

“Vlerësoj se mund të gjejnë një zgjidhje me një klauzolë kohore brenda vetë marrëveshjes, që të mos nis të zbatohet menjëherë, por gjatë procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Kushtetuta vlerësoj se mund të diskutohet kur do të vjen momenti i patjetërsueshëm, për shkak të nenit 118 që nënkupton zbatimin e legjislaturën evropiane në sistemin tonë juridik. Ky moment mund të shfrytëzohet edhe për çështje tjera kushtetuese”, thotë Fërckovski.

Protestë në Maqedoni kundër ndryshimit të emrit, gjatë vizitës së Kotzias në Shkup. 23 mars, 2018.
Protestë në Maqedoni kundër ndryshimit të emrit, gjatë vizitës së Kotzias në Shkup. 23 mars, 2018.

Por, mediat në Maqedoni kanë transmetuar një deklaratë të shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias, i cili qartë ka bërë të ditur se marrëveshje vështirë të ketë pa pranimin e kërkesës së Athinës për ndryshimin e Kushtetutës, në fazën para nisjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, apo që ndryshimi i saj të jetë pjesë e marrëveshjes, pa anekse të veçanta.

XS
SM
MD
LG