Pamje shkatërruese pas cunamit në Indonezi
Në disa pamje të filmuara me 1 tetor, janë shfaqur zona të shkatërruara në ishullin e Indonezisë, Sulavesi, pas një cunami dhe tërmeti që kanë goditur këtë pjesë, më 28 shtator. Qyteti Palu, i banuar me rreth 350,000 banorë është prekur më së keqi nga cunami, pasi numri i viktimave ka arritur në gati 1000. Autoritetet kanë dërguar ujë të pastër dhe makineri të rëndë në këtë zonë për të kërkuar të mbijetuarit. Të hënën është hapur edhe një varrezë masive për të varrosur viktimat, në mënyrë që të anashkalohet përhapja e ndonjë sëmundjeje.
Përmbajtja
-
5 prill 2026Nga pista të fluturimit në deponi mbeturinash
-
3 prill 2026Aleatët në konflikt, Kosova në pasiguri
Facebook Forum