Ndërlidhjet

Rusia i bën thirrje SHBA-së që të mos e sulmojë Sirinë


Ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya
Ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të mos kryejnë sulme ushtarake ndaj Sirisë, pasi Këshilli i Sigurimit nuk arriti të marrë vendim mbi propozimet për përgjigjen ndaj sulmit të dyshuar kimik në qytetin sirian Duma.

Kërkesa e ambasadorit rus Vasily Nebenzya erdhi pasi agjencia pan-evropiane e trafikut ajror, po paralajmëron avionët të jenë të kujdesshëm kur fluturojnë në lindje të Mesdheut “për shkak të mundësisë së sulmeve tokë-ajër në Siri apo sulmeve me raketa në 72 orët e ardhshme”.

Ushtria siriane ka paralajmëruar forcat e saj që të qëndrojnë në gatishmëri, përderisa një avionmbajtës amererikan i tipit USS Donald Cook, është parë në Mesdhe në një distancë prej ku raketat mund të godasin Sirinë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është zotuar se përgjegjësit e sulmit të dyshuar kimik në Duma “do të paguajnë çmim të lartë”.

Pamje pas sulmit të dyshuar kimik në Duma të Sirisë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:36 0:00

“Edhe njëherë do t’ju kërkojë, që të përmbaheni nga planet që po zhvilloni për Sirinë”, i ka thënë Nebenzya homologes së tij amerikane, Nikki Haley, pasi Këshilli i Sigurimit ka dështuar që të pajtohet për një hetim të udhëhequr nga OKB-ja, ku do të përcaktohej se kush është përgjegjës për sulmin.

Kërcënimet për veprime ushtarake të SHBA-së ndaj Sirisë “duhet të na shqetësojnë që të gjithëve”, ka thënë ambasadori rus.

Më herët, Rusia ka përdorur veton për të bllokuar një rezolutë të hartuar nga SHBA-ja, përmes së cilës do të krijohej një trup i pavarur hetues për të gjetur se kush qëndron prapa sulmit në Siri. Kina, që është aleat i Rusisë, ka abstenuar në votim.

“Historia do ta kujtoj këtë si ditën kur Rusia vendosi të mbrojë përbindëshin në vend të jetëve të qytetarëve sirianë”, ka thënë ambsadorja Haley, duke iu referuar presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilin SHBA-ja e fajëson për sulmin në Duma.

Ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë përpjekur që të marrin mbështetjen e Rusisë për këtë rezoultë, e cila sipas saj do të krijohte një organ hetues të pavarur dhe profesional.

Haley ka thënë se plani i prezantuar nga Rusia do të lejonte që të zgjidheshin hetuesit dhe do të kishin qasje mbi rezultatin e hetimit.

Por, Nebenzya e ka akuzuar SHBA-në se me qëllim e ka vendosur për votim rezolutën para këshillit, duke e ditur se nuk do të kalonte dhe në këtë mënyrë, sipas tij, SHBA-ja do të kishte “pretekst” për të “justifikuar përdorimin e forcës ndaj Sirisë”.

Vetoja e Rusisë mbi propozimin e SHBA-së është e 12-a me radhë që Moska ka vendosur për të bllokuar çdo aksion kundër Sirisë.

Një hetim i një paneli të Kombeve të Bashkuara kishte gjetur se forcat siriane kishin sulmuar me agjent nervor sarin, fshatin Khan Sheikhun në prill të vitit 2017, ku ishin vrarë pothuajse 100 persona.

Sulmi me helm ndaj civilëve në Siri
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:19 0:00

Ky sulm kishte bërë që presidenti amerikan, Donald Trump të urdhëronte një sulm me raketa mbi një bazë ajrore siriane, prej ku dyshohet se janë nisur avionët që kanë kryer sulmin me sarin.

SHBA sulmon me raketa bazën ajrore siriane
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:32 0:00

Siria vazhdimisht ka mohuar se ka përdorur armë kimike, pavarësisht se paneli i OKB-së ka gjetur se në Siri janë kryer disa sulme me armë kimike që prej vitit 2014.

Presidenti Trump ka paralajmëruar se do t’i kundërpërgjigjet Sirisë në ditët e ardhshme për sulmin në Duma, ku sipas burimeve mjekësore janë vrarë dhjetëra persona.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
XS
SM
MD
LG