Si do t’i ndihmojë shteti qytetarët e prekur nga përmbytjet?
Shtëpi të goditura nga vërshimet në Fushë-Kosovë, 6 janar.
Shtëpi, lokale, oborre dhe vetura të përmbytura nga uji janë disa nga pamjet që ditëve të fundit janë shënuar në shumë komuna të Kosovës.
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat nisën më 5 janar, janë shkaktuar vërshime që kanë sjellë dëme në prona private, infrastrukturë publike, evakuime të qytetarëve si dhe bllokim të rrugëve.
Fushë-Kosova, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Drenasi, Skenderaj dhe Gjakova, sipas Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), janë komunat më të prekura nga këto vërshime.
Të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme në të mira materiale si pasojë e këtyre vërshimeve, duhet t’u drejtohen komunave përkatëse për kompensim, tha për Radion Evropa e Lirë (REL), drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi.
Fotografitë që tregojnë shkallën e dëmeve nga vërshimet në Kosovë
1/19Një veturë e bllokuar në ujë në Komunën e Malishevës më 6 janar pas reshjeve të shiut.
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
2/19Një rrugë e vërshuar pas reshjeve të shiut në Komunën e Malishevës.
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
3/19Si pasojë e vërshimeve, Komuna e Malishevës u përball edhe me ndërprerje të rrymës.
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
4/19Një kënd lojërash në Komoran pas reshjeve të shiut.
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
5/19Kështu duket një rrugë në Komoran pas vërshimeve.
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
6/19Autoritetet lokale në Drenas kanë thënë se shumë segmente rrugore janë vërshuar më 6 janar, duke apeluar qytetarët që të zgjedhin rrugë alternative.
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
7/19Autoritetet thanë se në Komunën e Malishevës kanë evakuuar qytetarë nga zonat e rrezikuara nga vërshimet.
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
8/19Rrugë e vërshuar në Komunën e Malishevës, ku shihen edhe disa shtëpi.
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
9/19Një kamion shihet në një nënkalim në Malishevë.
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
10/19Një rrugë e vërshuar në Komunën e Malishevës.
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
11/19Një qytetar pastron ujin që ka hyrë në një dyqan në Malishevë.
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
12/19Për shkak të vërshimeve, autoritetet në Malishevë njoftuan se do të shtynin nisjen e gjysmëvjetorit të dytë shkollor.
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
13/19Dy persona duke ngjitur disa shkallë, teksa prapa tyre shihet niveli i lartë i ujit që është grumbulluar pas vërshimeve.
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
14/19Ujë i ngrumbulluar në një segment rrugor në Komunën e Malishevës.
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
15/19Një qytetar tenton të pastrojë një rrugë të vërshuar në Malishevë.
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
16/19Rruga në këtë lagje në Komunë të Malishevës është vërshuar krejtësisht.
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
17/19Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tha se reshjet e pandërprera të shiut gjatë disa ditëve në vende si Gjakova, Juniku, Deçani, Malisheva, Rahoveci dhe Klina kanë bërë që lumenjtë dhe përrenjtë të dalin nga shtretërit e tyre.
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
18/19Rrugë krejtësisht e vërshuar në Komunën e Malishevës.
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
19/19Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
Previous slide
Next slide
Sipas rregullores për metodologjinë e vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, në të mira materiale përfshihen: objekte banimi, objekte tjera përcjellëse, pajisje, mjete të punës, kafshë, prodhimtaria aktuale bujqësore, mallra, mjete të transportit të te gjitha llojeve, orenditë, gjësendet shtëpiake dhe të gjitha mjetet dhe pajisjet që përdoren për jetën dhe punën e qytetarëve dhe bizneseve.
Disa komuna kanë njoftuar tashmë qytetarët për fillimin e aplikimeve për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet, ndërsa disa të tjera ende s’e kanë bërë.
Komunat e Skenderajt, Pejës, Drenasit, Rahovecit dhe Klinës, përmes njoftimeve të publikuara në faqet e tyre zyrtare në Facebook, kanë ftuar qytetarët të paraqesin kërkesa për vlerësim të dëmeve.
Në njoftime janë të publikuara edhe dokumentacionet e nevojshme për aplikim, si: të dhënat personale të aplikuesit (emri, mbiemri, numri personal, adresa dhe numri kontaktues), kopja e letërnjoftimit, llogaria bankare dhe fotografi që dëshmojnë gjendje reale të dëmeve, të realizuara nga vendi i dëmtuar.
Afati për aplikim është nga tetë deri në dhjetë ditë, varësisht nga komuna.
Në Komunën e Skenderajt, deri në mesditën e së premtes, janë paraqitur dhjetë kërkesa për vlerësim të dëmeve, ka bërë të ditur Amir Lushtaku, zëdhënës i kësaj komune.
Ndërkohë, komunat e Fushë-Kosovës dhe Obiliqit kanë formuar të premten komisionet për vlerësimin e dëmeve, konfirmuan kryetarët e këtyre komunave, Valon Prebreza, dhe Halil Thaqi, përkatësisht.
REL-i, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka pranuar përgjigje lidhur me nisjen e procesit të aplikimit për vlerësimin e dëmeve materiale nga komunat e Malishevës, Mitrovicës së Jugut, Gjakovës dhe Vushtrrisë.
Sipas Sazan Ibrahimit, komisionet komunale përpilojnë raportet e dëmeve, ato miratohen në Kuvendet Komunale dhe më pas dorëzohen në institucionet qendrore.
“Niveli lokal është përgjegjës për analizimin e situatës dhe vlerësimin e dëmeve në ekonomitë familjare, bizneset dhe infrastrukturë. Komisioni komunal harton raportin bazuar në dëmet e argumentuara nga qytetarët, i cili miratohet në Kuvendin Komunal dhe më pas i dërgohet AME-së”, tha ai
Më pas kjo agjenci bën verifikimin e vërtetësisë së dëmeve të vlerësuara, përgatitë raportin përmbledhës për dëmet e vlerësuara dhe ia dorëzon Qeverisë së Kosovës për shqyrtim dhe miratim.
Ibrahimi tha se deri në kompensimin e dëmeve nga Qeveria, qytetarët janë të detyruar të gjejnë zgjidhje vetanake.
“Komunat kanë vullnet për t’i ndihmuar të prekurit, por nuk kanë buxhet të mjaftueshëm, ndërsa përgjegjësia për kompensimin e dëmeve është obligim ligjor i Qeverisë", tha ai.
Disa qytetarë në fshatin Kuzmin të Fushë-Kosovës janë detyruar të evakuohen për shkak të përmbytjeve. Disa prej tyre madje janë detyruar të gjejnë një vendbanim tjetër me qira.
Ndryshe, edhe gjatë vitit 2023 disa komuna të Kosovës u përballën me vërshime, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.
Ndër komunat e prekura ishin Skenderaj, Istogu, Klina dhe Mitrovica e Jugut.
Zyra e kryeministrit të Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me vlerën totale të këtyre dëmeve dhe nëse ato janë kompensuar.
Megjithatë, sipas të dhënave të komunave në atë kohë, vlera e përgjithshme e dëmeve vlerësohej rreth 26 milionë euro.
Sazan Ibrahimi tha se komunat vazhdojnë të ankohen se bizneset që pësuan dëme nga vërshimet e atij viti ende nuk janë rimbursuar.
Vetëm në komunën e Skenderajt, dëmet e shkaktuara nga vërshimet e janarit 2023 arritën vlerën 12.2 milionë euro, duke përfshirë dëmet në ekonomitë familjare, bizneset, kulturat bujqësore dhe infrastrukturën rrugore.
Zëdhënësi i kësaj komune, Amir Lushtaku, tha se deri më tani janë kompensuar rreth 1.5 milion euro, kryesisht për dëmet në ekonomitë familjare, ndërsa nuk ka pasur asnjë kompensim për dëmet në biznese, infrastrukturë publike dhe sektorin e bujqësisë.
Qeveria e Kosovës, në tetor të vitit 2023, ka ndarë nëntë milionë euro për rimëkëmbjen e ekonomive familjare të prekura nga fatkeqësitë natyrore në komunat e goditura.