Shkronja "Z" e shkruar me ngjyrë në një automjet në Zveçan më 29 maj 2023 gjatë protestës së serbëve.
Një ditë pasi ekipet e mediave regjistruan dhe publikuan shkronjën “Z” në veturat e Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it, gjatë tensioneve në veri të Kosovës, Beogradi zyrtar dhe përfaqësuesit politikë të serbëve heshtin.
Mes tensioneve në veri të Kosovës, më 29 maj, ekipi i Radios Evropa e Lirë (REL) dhe disa media të tjera regjistruan dhe publikuan fotografi ku shihet një nga simbolet kryesore të pushtimit rus të Ukrainës, Z, e shkruar me ngjyrë në veturat e Policisë së Kosovës dhe ato të forcave të NATO-s.
Nuk është ende e qartë se kush është përgjegjës për shkrimin e tyre në kohën kur po ndodhin tensione, ndër më të mëdhatë, në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.
Ekipet e mediave regjistruan simbole të tilla gjatë protestës së banorëve serbë para Komunës së Zveçanit.
Lista Serbe dhe Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën nuk janë distancuar nga shkrimi i simbolit “Z” në veturat e Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it në veri të Kosovës, e as nuk u janë përgjigjur pyetjeve të REL-it.
E gjithë kjo u përcoll nga afër nga kanalet pro-ruse dhe ruse në platformën Telegram.
Fotot me simbolin "Z" të shkruar në automjetet e KFOR-it janë publikuar në kanalet pro-ruse Telegram "Rusia në zemër", "Shqiponjat e liga", "Eurasia" dhe "Rebelimi është një gjendje shpirtërore".
Zyrtarët në Serbi, ndryshe nga ata në Kosovë, e vlerësojnë Rusinë si një vend mik dhe mbajnë marrëdhënie të ngushta. Serbia është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe pavarësisht thirrjeve të shumta të Perëndimit, Beogradi zyrtar refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Sipas Naim Leo Beshirit, nga Instituti joqeveritar i Beogradit për Çështje Evropiane, simboli “Z” e minon edhe më shumë konfliktin mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.
“Ai veprim paraqet një akt të papranueshëm të mbështetjes së sjelljes agresive”, thotë Beshiri.
Artan Muhaxhiri, profesor i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se përfshirja e agjendës pro-ruse në këtë mënyrë, siç shprehet ai, mund të zvogëlojë gatishmërinë tashmë të zbehtë të politikanëve serbë për të bashkëpunuar me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt arritjes së një rezultati në dialog.
Përshkallëzimi në veri të Kosovës
Më 29 maj, serbët vendas protestuan në komunat e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të këtyre komunave në veri të Kosovës, të cilët më 26 maj kishin hyrë në vendet e tyre të punës të asistuar nga Policia e Kosovës.
Në ato komuna, shumica e popullsisë është e përbërë nga serbët. Kryetarët e komunave u zgjodhën në zgjedhjet e prillit, të cilat u bojkotuan nga partia më e madhe e serbëve, Lista Serbe, me mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Më 29 maj, forcat e Policisë së Kosovës dhe misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, dolën në terren.
Mëngjesin e 29 majit, Policia e Kosovës përdori sprej piperi për t’i penguar qytetarët që tentuan të çajnë kordonin policor dhe të hyjnë në ndërtesën e Komunës së Zveçanit.
Pasditen e së hënës, po ashtu KFOR-i intervenoi në Zveçan.
*Video: Dhunë, gaz, tension: Zhvillimet në veri në dy minuta
E, ndërsa Serbia me urdhër të presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq, dislokoi ushtrinë në jug drejt kufirit me Kosovën, zyrtarët e BE-së, SHBA-së dhe NATO-s bënë thirrje për uljen e menjëhershme të tensioneve.
Qeveria e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë më 30 maj se vizita e kryeministrit Albin Kurti në Bratislavë, ku po mbahet samiti i sigurisë, ishte planifikuar, por u shty për shkak të ngjarjeve në veri të vendit.
Burime nga Bashkimi Evropian përmendin Bratislavën si vendtakim të mundshëm ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Sipas burimeve, ky samit ende është duke i zhvilluar punimet, por nuk ka konfirmim nga asnjëra palë.
"Rusia ka nevojë për një situatë të ndërlikuar"
Ngjyrosjen e shkronjës “Z” në veturat e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it Artan Muhaxhiri e sheh si mbrojtje politike kolektive.
“Identifikimi vizual me një fuqi më të madhe, siç është Rusia, është një mënyrë simbolike për të ndërtuar vetëbesim dhe vetësugjerim se kjo popullsi (serbët) është pjesë e rëndësishme e një mozaiku më të madh gjeopolitik”, shpjegoi Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.
Megjithatë, ai thotë se aktivitete të tilla mund të rezultojnë të paefektshme dhe mund të kthehen vetëm në një "performancë artistike të motivuar politikisht".
Muhaxhiri thekson se Rusisë "i duhet" situata e komplikuar në Kosovë për të "ruajtur shpresat" se do të jetë e pranishme në tryezën ku do të merret vendimi për "marrëveshjen përfundimtare historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë".
"Një prani e fortë ruse mund të dobësojë pozitën e Serbisë, sepse do të zvogëlojë disa nga përfitimet afatgjata dhe përparimin në nivele të ndryshme socio-ekonomike", thekson ai.
Shkronja “Z”, kundër Kushtetutës së Serbisë dhe dialogut për normalizimin e marrëdhënieve
Naim Leo Beshiri thotë për Radion Evropa e Lirë se shkrimi i shkronjës “Z” është në kundërshtim me vlerat e shpallura me Kushtetutën e Serbisë. Sipas tij, kjo është në kundërshtim me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian që nga viti 2012.
“Është çdo ditë e më e qartë që Qeveria e Serbisë dhe presidenti i Serbisë janë të vendosur të mos vënë sanksione ndaj Rusisë -- ata në fakt inkurajojnë të gjithë ata që jo vetëm pajtohen me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, por edhe e mbështesin atë”, thekson Beshiri.
Beshiri rikujton se agresioni rus kundër Ukrainës “tashmë ka shkaktuar vuajtje të mëdha dhe e ka destabilizuar rajonin”.
Në kontekstin e paraqitjes së shkronjës “Z” në veri të Kosovës, sipas tij, duhet pasur parasysh fakti se Serbia dhe Kosova po hyjnë në fazën e fundit të dialogut, kur duhet të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme.
“Është e qartë se mbi të gjitha forcat pro-ruse që i kemi në Serbi dhe në veri të Kosovës duan të destabilizojnë gjithçka për të cilën është rënë dakord deri më tani”, nënvizon Beshiri.
Zyrtarët e Kosovës kanë paralajmëruar vazhdimisht se bashkëpunimi ndërmjet Serbisë dhe Rusisë përbën kërcënim për sigurinë në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në fillim të janarit se ka kërkuar shtim të numrit të forcave të NATO-s në Kosovë, për shkak të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.
Mesazhe nga Kremlini
Interesim për ngjarjet në veri të Kosovës më 29 maj ka shfaqur edhe ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili ka deklaruar se situata në Kosovë është “e papranueshme, e tensionuar dhe shqetësuese”, njoftoi agjencia shtetërore ruse RIA Novosti.
Lavrov me këtë rast ka akuzuar edhe një herë Perëndimin, pavarësisht faktit se BE-ja dhe SHBA-ja janë ndërmjetësuese në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe se kanë bërë thirrje për qetësimin e tensioneve.
Në deklaratë, Lavrov tërhoqi një paralele mes Kosovës dhe gadishullit ukrainas të Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014, kur sanksionet e BE-së dhe SHBA-së u vendosën ndaj saj.
Ai deklaroi, gjithashtu, se “një shpërthim i madh po përgatitet në qendër të Evropës”.
Ai nuk specifikoi se për çfarë lloj “shpërthimi” e kishte fjalën.
Moska zyrtare ka theksuar vazhdimisht se avokon për status quo-në kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Ushtarë të lënduar të KFOR-it në Zveçan
1/15Pjesëtarë të KFOR-it duke bartur një ushtar të lënduar.
Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për t'i shpërndarë protestuesit në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
2/15
Protestuesit kanë gjuajtur gjësende të forta dhe kokteje molotovi.në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it. Gaz lotsjellës, flakë dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë dëgjoheshin edhe sirena dhe shpërthime.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
3/15
Bartja e një ushtari të lënduar gjatë operacionit të intervenimit me ç'rast u dëgjuan shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
4/15Policia e Kosovës nuk ka qenë e pranishme në momentin e intervenimit të KFOR-it për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan, ku shihen disa të lënduar.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
5/15Ndaj dhunës të së hënës në veri ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se tensionet në veri po shkaktohen “nga strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale”, të cilët kanë sulmuar Policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
6/15Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në tri komuna në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
7/15Tensionet u rindezën në komunat veriore të Kosovës pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit - të gjithë shqiptarë - u kundërshtuan nga serbët lokalë.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
9/15Automjete të KFOR-it në rrugët e Zveçanit në orët e mbrëmjes së 29 majit.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
10/15Pjesëtarët e KFOR-it kanë qenë në gjendje gatishmërie gjatë gjithë protestës së serbëve.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
12/15Në mesin e protestuesve janë parë njerëz me maska në fytyrë.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
13/15Simboli i luftës së Rusisë në Ukrainë, Z, i shkruar në një veturë nga protestuesit serbë në Zveçan
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
14/15Shkrimet e simboleve nacionaliste serbe në një autoblindë të Policisë së Kosovës.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
15/15Pamje para objektit të Komunës së Zveçanit gjatë ditës.
Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.
Shfaq më shumëShfaq më pak
Previous slide
Next slide
"Z" , një motiv i shpeshtë në protestat e krahut të djathtë në Serbi
Simboli i pushtimit rus të Ukrainës është një motiv i shpeshtë në protestat e organizuara nga lëvizjet dhe organizatat e krahut të djathtë në Serbi.
Këto lëvizje dhe organizata e mbështesin publikisht regjimin e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe pushtimin rus.
Së bashku me shkronjën "Z", në protesta ishin të dukshme edhe shenjat e ushtrisë mercenare ruse Wagner, e cila ka marrë pjesë aktive në operacionet ushtarake të Moskës në Kiev që nga shkurti i vitit 2022.
Këto organizata dhe lëvizje kundërshtojnë zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, për të cilën u pajtuan presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Ohër.
Siç ka raportuar më parë REL-i, disa prej tyre kanë udhëtuar për në Rusi pas pushtimit dhe disa kanë vizituar selinë e Wagner-it.