Ndërlidhjet

Taksa doganore nuk është ikje nga dialogu


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës doganore 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia, ka të bëjë me qasjen e Kosovës në raport me Serbinë, por kjo nuk nënkupton që Kosova do ta braktisë dialogun me këtë vend, konfirmojnë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë që Kosova i beson dialogut dhe i beson Bashkimit Evropian se ai mund të jetë vendimtar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, siç thekson ai, jo edhe me kushtin që Serbia të pretendojë që të ketë raporte normale me Kosovën vetëm kur bëhet fjalë që ta përdorë atë si koloni ekonomike.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj thotë se vendimi i Qeverisë për rritjen 100 për qind të taksës doganore për produktet e Serbisë, nuk është i orientuar kundër dialogut.

“Nuk do të ketë asnjë ndikim të drejtpërdrejtë në dialog, ka të bëjë me një fushatë, të cilën Serbia po e bën në mënyrë agresive në raport me Kosovën, duke ushtruar agresion diplomatik. Ka të bëjë me një politikë armiqësore që Serbia po e ndjek në raport me shtetin e Kosovës, në Ballkan. Për këtë, ne duhet që sikurse në çdo vend të botës, të përdorim instrumente, masa ekonomike, me qëllim që ta mbrojmë sovranitetin tonë dhe të arrijmë efekte konkrete në politikën e jashtme”, thekson Hoxhaj.

Por, njohësi i çështjeve politike , Milazim Krasniqi, shef i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që në rast se masa e marrë nga Qeveria e Kosovës për produktet e importuara serbe, arrin ta bllokojë formën e tanishme të dialogut, i cili, sipas tij, ka qenë i pafrytshëm dhe i dëmshëm për Kosovën, fitimi i Kosovës do të jetë më i madh në rrafshin politik se sa në atë financiar që merren me taksën e shtuar.

*Video nga arkivi: Thaçi e Vuçiq flasin pas takimit në Bruksel

Thaçi e Vuçiq flasin pas takimit në Bruksel
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:50 0:00

Deri më tash, siç thotë ai, dialogu ka qenë një kartë në dorën e Serbisë për ta përshpejtuar procesin e integrimit evropian.

“Kosova, deri tash, praktikisht, asnjë gjë nuk e ka fituar nga ky lloj dialogu, përveç një dobësimi të vazhdueshëm të pozitës së saj në raport me Serbinë dhe në raport me Bashkimin Evropian. Kosova ardhur në një pikë kritike, në të cilën duhet t’i mbrojë interesat e veta vitale, për shkak se provokacionet dhe presionet e Serbisë kanë arritur në atë pikë, sa që janë duke e rrezikuar jo vetëm stabilitetin, por edhe vetë ekzistencën e shtetit të Kosovës”, thotë Krasniqi.

Në anën tjetër, reagimet në Serbia lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ngritjen e taksës për importimin e produkteve serbe, kanë qenë të ashpra.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e ndërlidhur këtë vendim të Qeverisë së Kosovës me efektin që mund ta ketë në dialogun e Brukselit, ka theksuar që pala e Kosovës nuk po e kupton që procesi i dialogut është proces i kompromisit.

“Këtë e shoh si problem kryesor, sepse ata gjatë gjithë kohës kanë menduar se dialogu është formalizim i pavarësisë së tyre. Dialogu është tentim që të arrijmë deri te zgjidhja e kompromisit dhe këtë duhet ta kuptojnë njerëzit në Kosovë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ditë më parë, kur Qeveria e Kosovës pati vendosur fillimisht masën prej 10 për qind të taksës për produktet serbe, pati theksuar që Serbia nuk do të jetë pjesë e dialogut pa tërheqjen e këtyre masave.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Hoxhaj vlerëson që dialogu i Brukselit ka dhënë maksimumin në kornizat dhe parametrat konkret të normalizimit të raporteve Kosovë - Serbi. Sipas tij, dialogu ka bërë që e ardhmja evropiane e Serbisë të kalojë përmes Kosovës dhe kjo e fundit duhet ta përdorë këtë situatë dhe Kapitullin 35, i cili e kushtëzon Serbinë për normalizimin e raporteve me Kosovën.

“Ne duhet ta vazhdojmë atë rrugë që e kemi nisur më 2011. Por, përtej kësaj, sjellja ndërkombëtare e Serbisë, në raport me Kosovën, duke ushtruar një agresion diplomatik në një plan global, politikat armiqësore që ndjek në rajon në raport me Kosovën dhe me vendet tjera të rajonit, si dhe me fqinjët e tjerë të Serbisë, është rast që duhet të duhet të jetë një lloj alarmi i zgjimit për partnerët perëndimorë, se si ta shfrytëzojnë një moment të ri dhe të arrijnë marrëveshje, e cila duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe asgjë më pak se kjo”, deklaron Hoxhaj.

*Video nga arkivi: A do t’i bojkotoni produktet e Serbisë dhe Bosnjës?

A do t’i bojkotoni produktet e Serbisë dhe Bosnjës?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:02 0:00

Por, profesor Krasniqi vlerëson që dialogu i formatit të tanishëm do të duhej të mos vazhdonte. Sipas tij, dialogu do të duhej të vendosej mbi një bazë tjetër, që nënkupton pranimin e Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së dhe më pas të vazhdohen negociatat nga të dy shtetet prej pozitave të barabarta.

“Do të isha i lumtur po të ndalohej ky dialog dhe po ta detyronte Bashkimin Evropian që të reflektojë, sepse Bashkimi Evropian, me politikat asimetrike, është bërë palë me Serbinë kundër Kosovës. Qëllimet e tyre janë pragmatike. Është një përpjekje për ta shkëputur Serbinë nga ndikimi rus, por kjo po bëhet në mënyrë absolute në dëm të Kosovës. Kjo, nëse vazhdon kështu, do të çojë jo vetëm në destabilizimin e Kosovës, por ka rrezik edhe në shpërbërjen e saj”, thekson Krasniqi.

Reagime lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës për prodhimet serbe, ka pasur edhe nga Brukseli zyrtar. Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që ta tërheqin këtë taksë, duke thënë se ajo shkel Marrëveshjen për Tregti të Lirë, CEFTA, dhe Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim ndërmjetBE-së dhe Kosovës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG