Ndërlidhjet

Thyerja e heshtjes


Ilustrim

Gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë, bazuar në të dhënat e institucioneve të Kosovës, thuhet se kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimeve seksuale. Këto viktima, janë dhunuar nga pjesëtaret e forcave serbe, gjatë viteve 1998 –99.

Njëra ndër to është edhe Mimoza (emri i të cilës është i njohur për redaksinë), e cila në atë kohë ishte 24 vjeçe. Ajo për Radion Evropa e Lirë ka rrëfyer tmerrin e përjetuar në atë kohë.

Unë kam qenë fëmija i vetëm në familje. Nuk kam motër as vëlla. Për prindërit e mi kam qenë gjithçka. Në vitin 1999, kanë hyrë tre policë serbë në shtëpi dhe kanë filluar t’i rrahin prindërit e mi. Më pas janë kthyer nga unë dhe prej tre policëve, njëri para syve të prindërve më ka dhunuar. Prindërit e kanë përjetuar shumë keq. Mua më pas më kanë tërhequr zvarrë dhe më kanë lënë në rrugë. Edhe më kanë rrahur shumë”, rrëfen Mimoza.

Viktimat e dhunës seksuale po inkurajohen të mos heshtin, por të kërkojnë drejtësi. Kështu u tha në një konferencë të quajtur “Qasja në drejtësi dhe reparacione për të mbijetuarat e dhunës seksuale të ndërlidhura me konfliktin”.

Flora Macula, ngaorganizata “ Gratë e Kombeve te Bashkuara”( UN Women) zyra në Prishtinë, thotë se Këshilli i Sigurimit deri më tani ka nxjerrë disa rezoluta që kanë të bëjnë me ndalimin e dhunës seksuale. Dhuna seksuale, nënvizoi ajo, njihet si krim ndaj njerëzimit.

Dhe të gjitha rezolutatfokusohen dhe tërheqin vëmendjen drejtë drejtësisë gjithëpërfshirëse, duke përfshirë masat gjyqësore dhe jo gjyqësore, duke u përqendruar në llogaridhënie për kryerësit e dhunësseksuale në konflikt”, thotë Macula.

Edhe raportuesja e deritashme për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, u ka bërë thirrje të mbijetuarave të dhunës seksuale të mos heshtin, por të ngrisin zërin dhe t’i kërkojnë të drejtat e tyre që të jenë të barabarta në shoqëri. Ajo e ka vlerësuar lartë edhe faktin që në Kosovë kjo temë më nuk është tabu si në të kaluarën.

Në anën tjetër, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se reparacionet për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës janë parakusht për paqe të qëndrueshme në Kosovë.

Që nga themelimi i Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë më 2014, janë bërë disa ndryshime, filluar me ndryshimin e legjislacionit ekzistues, pastaj duke i vënë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës si kategori ligjore mbi viktimat civile të luftës.

Megjithatë, Jahjaga ka kritikuar Qeverinë për zvarritjen e procesit të kompensimit të të mbijetuarave të dhunës seksuale.

Në muajin e kaluar, Qeveria e Kosovës ndau 200 mijë euro, si mbështetje fillestare për këtë komision, ndërsa vazhdojnë konsultimet lidhur me kohëzgjatjen e procesit të verifikimit dhe shumën e pensionit për viktimat”.

Fatkeqësisht, deri më tani, nuk kam parë asnjë plan të veprimit për mënyrën se si është menduar të shkojë fushata vetdijësuese për aplikim dhe vet procesi i aplikimit. Shpresoj se komisioni është duke punuar në këtë drejtim duke respektuar kriterin kryesor: ruajtjen e identitetit të të gjithë aplikantëve”, tha Jahjaga.

Dy rrëfime dhunimesh gjatë luftës
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:04:21 0:00

Kurse prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari tha se që nga viti 2014, kompetencat për të trajtuar lëndët e krimeve të luftës janë transferuar nga EULEX- i tek autoritetet vendore.

Por, sipas saj, ende nuk ka numër të mjaftueshme të prokurorëve.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka krijuar departamentin për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës,por për fat të keq jemi vetëm dy prokurorë të ballafaquar me numër të madh të rasteve të pranuara nga EULEX-i. Ndërkohë që jemi duke pranuar raste të reja”, tha Hajdari .

Ndryshe,17 vjet pas luftës, në prill të këtij viti, institucionet shtetërore i kanë dhënë mbështetje edhe kësaj kategorie të luftës.

Udhëheqës të Komisionit Qeveritar për pranimin dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale, për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se presin aplikimet e para gjatë këtij viti për mbështetje financiare.

  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG