Trump e takon Zelenskyn, nuk ia premton Ukrainës raketat e shumëkërkuara, Tomahawk
Trump e takon Zelenskyn, nuk ia premton Ukrainës raketat e shumëkërkuara, Tomahawk
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përshëndet presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, më 17 tetor.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpreson se lufta e Rusisë kundër Ukrainës do të zgjidhet para se Ukrainës t’i nevojiten raketat Tomahawk.
Trump e tha këtë gjatë një takimi me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë, të premten në mbrëmje.
“Shpresoj që të mos kenë nevojë për to. Shpresoj që të mund ta përfundojmë luftën pa qenë nevoja të mendojmë për raketat Tomahawk”, u tha Trump gazetarëve para se dy liderët të zhvillonin bisedime me dyer të mbyllura.
Ai shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara mund të kenë nevojë për raketa të tilla për qëllime të veta.
“Raketat Tomahawk janë gjë e madhe. Por, një gjë duhet ta them, edhe ne i duam raketat Tomahawk. Nuk duam të japim gjëra që na duhen për ta mbrojtur vendin tonë”, shtoi ai.
Nga ana e tij, Zelensky përmendi një marrëveshje të mundshme, në të cilën Ukraina do t’i ofronte prodhimit ushtarak amerikan teknologji dronësh në këmbim të raketave me rreze të gjatë veprimi.
Presidenti ukrainas shtoi se vendi i tij ka “mijëra” dronë, por “nuk ka Tomahawk”.
Në prag të vizitës së tretë të Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë këtë vit, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe Trumpi zhvilluan një telefonatë të enjten, me kërkesë të Kremlinit, duke hapur rrugën për një takim të mundshëm në Budapest mes dy liderëve.
Duke folur përballë Zelenskyt një ditë më vonë, Trumpi tha se Putini “dëshiron ta përfundojë luftën,” ndërsa presidenti ukrainas bëri thirrje për më shumë trysni ndaj Kremlinit për ta sjellë atë në tryezën e negociatave.
Megjithatë, i pyetur nëse ishte i shqetësuar se presidenti rus mund të përpiqej të fitonte më shumë kohë për përpjekjet ushtarake të Moskës, Trump u përgjigj: “Po, jam”.
“Jam përballur gjithë jetën me më të mirët në këtë lojë, dhe gjithmonë kam dalë mirë. Pra, është e mundur që ai po kërkon pak kohë, dhe kjo është në rregull”, tha Trump.
“Por, mendoj se ai dëshiron të arrijë marrëveshje”.
Biseda e papritur mes presidentëve amerikan dhe rus i gjeti të papërgatitur përfaqësuesit ukrainas në Uashington, të cilët po kërkonin blerjen e raketave dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore amerikane, në një kohë kur Rusia po vazhdon sulmet e pamëshirshme ndaj infrastrukturës civile dhe energjetike të vendit.
Moska e ka paralajmëruar më parë Uashingtonin që të mos i japë Ukrainës raketa Tomahawk.
Si do të mund ta ndihmonin Ukrainën raketat amerikane Tomahawk
1/8Një version i hershëm i raketës Tomahawk, duke u testuar mbi Nju-Meksiko, më 1976.
Tomahawk u krijua në vitet '70, mes tensioneve të Luftës së Ftohtë me Bashkimin Sovjetik. Raketa lundruese është e menduar për të fluturuar në largësi të mëdha, mjaftueshëm ulët për të shmangur shumicën e radarëve, me shpejtësi të një avioni pasagjerësh.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u tha gazetarëve më 6 tetor se ai “në njëfarë mënyre e ka marrë një vendim” lidhur me furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahawk. Kështu do të ndryshonte gjendja në fushëbetejë midis Moskës dhe Kievit, nëse Uashingtoni e furnizon atë me këtë armë të avancuar. (Përgatiti: Trim Haliti)
2/8Fotografi e kombinuar që shfaq një Tomahawk duke shpërthyer mbi një aeroplan, gjatë testimeve më 1986.
Raketa me gjatësi prej 5.5-metrash është e pajisur me një predhë me peshë prej gjysmë toni, dhe mund të fluturojë rreth 1.600 kilometra.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u tha gazetarëve më 6 tetor se ai “në njëfarë mënyre e ka marrë një vendim” lidhur me furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahawk. Kështu do të ndryshonte gjendja në fushëbetejë midis Moskës dhe Kievit, nëse Uashingtoni e furnizon atë me këtë armë të avancuar. (Përgatiti: Trim Haliti)
3/8Kombinimi i rrezes së veprimit, shpejtësisë dhe fuqisë shkatërruese e bën atë të jetë armë që s'e ka shokun në fushëbetejë në Ukrainë.
Secila raketë është e pajisur me sisteme komplekse të brendshme të navigacionit, dhe kushton rreth 2 milionë dollarë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u tha gazetarëve më 6 tetor se ai “në njëfarë mënyre e ka marrë një vendim” lidhur me furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahawk. Kështu do të ndryshonte gjendja në fushëbetejë midis Moskës dhe Kievit, nëse Uashingtoni e furnizon atë me këtë armë të avancuar. (Përgatiti: Trim Haliti)
4/8Një Tomahawk duke fluturuar pranë një avioni luftarak F-14 të marinës së SHBA-së, mbi Kaliforninë jugore, më 2002.
Kievi ka bërë vazhdimisht thirrje për furnizim me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi. Më 2024, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, la të kuptohet se Kievi kishte kërkuar Tomahawk. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë asokohe u raportua ta kishte quajtur kërkesën "tërësisht të parealizueshme".
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u tha gazetarëve më 6 tetor se ai “në njëfarë mënyre e ka marrë një vendim” lidhur me furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahawk. Kështu do të ndryshonte gjendja në fushëbetejë midis Moskës dhe Kievit, nëse Uashingtoni e furnizon atë me këtë armë të avancuar. (Përgatiti: Trim Haliti)
5/8Personeli i marinës britanike duke ngarkuar një Tomahawk në një bazë detare në Oqeanin Indian, në nëntorin e vitit 2001.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur zemërim gjithnjë e më të madh me Moskën për shkak të ngecjes së negociatave për paqe. Furnizimi i mundshëm i Ukrainës me Tomahawk u raportua të jetë kthyer në agjendë së voni, teksa Shtëpia e Bardhë po synon ta detyrojë Kremlinin "t'i përjetojë dhimbjet" e luftës që ka nisur.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u tha gazetarëve më 6 tetor se ai “në njëfarë mënyre e ka marrë një vendim” lidhur me furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahawk. Kështu do të ndryshonte gjendja në fushëbetejë midis Moskës dhe Kievit, nëse Uashingtoni e furnizon atë me këtë armë të avancuar. (Përgatiti: Trim Haliti)
6/8Një Tomahawk e lëshuar nga një nëndetëse duke goditur një objektiv në Ishullin San Klementi, një qendër stërvitore e marinës amerikane pranë bregut të Kalifornisë jugore, gjatë një prove të kryer në nëntorin e vitit 1998.
Në një bisedë telefonike në fillim të muajit korrik, presidenti Trump raportohet ta ketë pyetur homologun Zelensky: "Volodymyr, a mund ta godisni ju Moskën? [...] A mund ta godisni edhe Shën Petersburgun?". Presidenti ukrainas thuhet të jetë përgjigjur: "Sigurisht se po. Mundemi, nëse na i jepni armët".
Më 15 korrik, Trump mohoi se po synon ta armatosë Kievin me raketat me rreze të gjatë veprimi.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u tha gazetarëve më 6 tetor se ai “në njëfarë mënyre e ka marrë një vendim” lidhur me furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahawk. Kështu do të ndryshonte gjendja në fushëbetejë midis Moskës dhe Kievit, nëse Uashingtoni e furnizon atë me këtë armë të avancuar. (Përgatiti: Trim Haliti)
7/8Një anije e marinës amerikane duke lëshuar një raketë Tomahawk në Detin Mesdhe, në marsin e vitit 2011.
Nuk dihet se si do ta përdorte Ukraina armën, e cila lëshohet zakonisht nga anijet apo nëndetëset luftarake.
Raketat Tomahawk mund të lëshohen edhe nga disa aeroplanë luftarkë, por një zyrtar ukrainas ka pranuar se ato "nuk janë të lehta për t'u përdorur" pa avionë bombardues strategjikë, të cilët Kievi nuk i ka.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u tha gazetarëve më 6 tetor se ai “në njëfarë mënyre e ka marrë një vendim” lidhur me furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahawk. Kështu do të ndryshonte gjendja në fushëbetejë midis Moskës dhe Kievit, nëse Uashingtoni e furnizon atë me këtë armë të avancuar. (Përgatiti: Trim Haliti)
8/8Sistemet amerikane Typhoon, të cilat mund të lëshojnë raketa lundruese Tomahawk.
Raketalëshues të rinj tokësorë për Tomahawk ekzistojnë, por teknologjinë aktualisht e zotëron vetëm SHBA-ja.
Sistemet e lëshimit nga toka për raketat lundruese nisën të ndërtohen pas dështimit të Traktatit për Forcat Bërthamore me Rreze Mesatare Veprimi, më 2019. Marrëveshja SHBA-Rusi ndalonte raketat tokësore me rreze prej ndërmjet 500 dhe 5.500-kilometrash.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u tha gazetarëve më 6 tetor se ai “në njëfarë mënyre e ka marrë një vendim” lidhur me furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahawk. Kështu do të ndryshonte gjendja në fushëbetejë midis Moskës dhe Kievit, nëse Uashingtoni e furnizon atë me këtë armë të avancuar. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
Putini ka theksuar se furnizimi me raketa të tilla do të përbënte “fazë krejtësisht të re të përshkallëzimit” mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
Të enjten, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban - një nga aleatët e paktë të Putinit në BE - foli gjithashtu me liderin rus, duke premtuar bashkëpunim të plotë për ta pritur takimin e mundshëm mes tyre në Budapest.
“Përgatitjet po ecin me shpejtësi të plotë!”, shkroi ai në një postim në Facebook, duke lënë të kuptohet se Hungaria nuk do të kërkojë arrestimin e Putinit, pavarësisht fletarrestimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Olof Gill, u tha gazetarëve në Bruksel se blloku mirëpret “çdo takim që çon përpara procesin për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën”.
Trump, i cili mori detyrën duke premtuar se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve, është shprehur i zhgënjyer disa herë nga mungesa e përparimit për arritjen qoftë edhe të një armëpushimi, e lëre më të ndonjë marrëveshjeje për paqe të qëndrueshme.
Përveç takimit të tij të parë me Putinin në Alaskë në gusht, Trumpi ka biseduar në telefon me liderin rus të paktën tetë herë, ndërsa i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, është takuar me Putinin në Moskë të paktën pesë herë.
Qëndrimi i Trump ndaj Putinit - dhe ndaj luftës së Moskës në përgjithësi - ka ndryshuar ndjeshëm muajt e fundit, pasi Rusia po vazhdon të avancojë në fushëbetejë dhe të godasë qytetet e Ukrainës, përfshirë rrjetin elektrik dhe infrastrukturën e gazit natyror.