Ndërlidhjet

Vendimi për emrin e Maqedonisë në duart e kryeministrave Zaev dhe Tsipras


Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras
Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras

Qeveria e Maqedonisë nuk zbulon asnjë detaj rreth ujdisë që kanë arritur Athina dhe Shkupi zyrtar sa i përket zgjidhjes së mundësisë për çështjen e emrit mes dy vendeve fqinje, me këtë dhe zhbllokimin e procesit integrues.

Nga Athina zyrtare kanë kërkuar që Shkupi zyrtar të tregohet më i durueshëm dhe shpreh gjakftohtësi përderisa mediat opozitare në Greqi kanë raportuar për pika konkrete të cila janë pjesë e negociatave mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Në pyetjen e Radios Evropa Lirë nga Qeveria e Maqedonisë, shkurt kanë thënë se akoma nuk është caktuar data se ku do të takohet kryeministri i Maqedonisë dhe ai i Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras.

Ndërkohë, shefat e diplomacive të dy vendeve thanë se tanimë ata e kanë kryer punën e tyre, dhe pritet që çështja të zgjidhet në nivel të kryeministrave.

Më shumë informacione ka dhënë ish ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, tani deputet i VMRO-DPMNE-së përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se Maqedonia do të merr në qershor ftesë për në NATO dhe datë për bisedimet me BE-në.

Ai shton se plani pej 10 pikësh, paraqet kornizën e kompromisit ndërmjet Kotzias e Dimitrov, në fillim fjalën e kanë kryeministrat Zaev e Tsipras, që do të duhet të nënshkruajnë marrëveshjen në Prespë.

“Kjo do t’i hapte rrugë Maqedonisë në NATO dhe BE, dhe për ndryshimin e Kushtetutës së vendit”.

Plani, sipas Milloshoskit, parasheh fillimisht përcaktim te emrit të ri nga Zaevi e Tsipras, më pas në Prespë te nënshkruhet marrëveshja në fillim të qershorit, e cila do të ratifikohet me 61 vita në Kuvend.

Pas ratifikimit, thotë më tej Milloshovski, Greqia është ajo e cila do ta njoftojë NATO-n për të miratuar pranim të kushtëzuar, me pas edhe BE-ne për mbështetje të fillimit të bisedimeve me Maqedoninë,

Më 28 qershor, Zaev merr ftesën e BE-së për bisedimet, më 11 apo 12 qershor Maqedonia do të duhet të marrë ftesën nga NATO

Si pikë e shtatë është definuar ajo që në tetor mbahet referendumi që duhet të tregojë se shumica e qytetarëve mbështetin marrëveshjen për emrin.

Sipas Milloshovskit, pika e radhës do te jetë mbështetja e shqiptarëve dhe e LSDM-së, që do të bëjë që Zaev të kërkojë mbështetje nga opozita për dy të tretën e votave, për ta ndryshuar Kushtetutën.

Në këtë drejtim është apostrofuar se Prokuroria Speciale Publike do të bëjë trysni edhe institucionet, nëse ndonjë deputet do të jetë kundër.

Marrëveshja se fundmi do te dal para Kuvendit të Greqisë. Si për fund, njohja e emrit të ri do te ndodhë nga OKB dhe NATO, thotë ish ministri i jashtëm Antonio Milloshovski.

Media greke njoftojnë se është bërë përparim i theksuar sa i përket rrugëtimit që do të çonte kah një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët, megjithëse shtojnë se ka akoma punë.

“Nevojitet durim de gjakftohtësi në këtë fazë”, kanë thënë zyrtarë të lartë, për agjencinë greke AMNA.

Ndërkaq, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka drejtuar kritika ndaj qeverisë për mungesë të transparencës në rrjedhën e deritanishme të bisedimeve, në veçanti pas njoftimeve mbi arritjen e kornizës për marrëveshje të mundshme.

“Kabineti i Presidentit të Maqedonisë nuk ka marë asnjë informacion mbi kornizën e dakorduar për zgjidhjen e mundshme të mosmarrëveshjes për emrin, as informacione për dy takimet e fundit të ministrave të jashtëm të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, të mbajtur në Bruksel dhe Nju Jork".

"Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë nuk është i informuar as për përbërjen, as për punën e ekipeve ligjore nga të dy vendet në Athinë mbi tekstin e marrëveshjes dypalëshe”, thuhet në njoftimin me shkrim të kabinetit të presidentit Ivanov duke kërkuar që qeveria e Zaevit të tregohet transparente në procesin e negociatave për zgjidhjen e emrit.

XS
SM
MD
LG