Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës, 5 mars 2026.
Kuvendi i Kosovës, 5 mars 2026.

Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin e Kosovës në mungesë të kuorumit, Haxhiu i drejtohet Kushtetueses

• Më 5 mars, ditën e fundit kur Kosova duhej t’i niste procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri sipas afatit kushtetues, procesi dështoi në Kuvend.

• Seanca u ndërpre në mungesë të kuorumit, pasi në sallë mungoi opozita.

• Në garë ishin Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, të dy nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

• Tani, Kuvendi do të duhet ta zgjedhë presidentin brenda 60 ditësh, ose vendi shkon drejtpërdrejt në zgjedhje.

• Si pasojë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese t’i pezullojë afatet kushtetuese përkohësisht për zgjedhjen e presidentit të ri.

• Paraprakisht presidentja Vjosa Osmani solli amendamente kushtetuese që presidenti të zgjidhet nga vota e popullit, por Kuvendi dështoi të mbledhë mbështetje për kalimin e tyre.

21:04 5.3.2026

Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, mungon në seancën e sotme, një mungesë e rëndësishme për atë çfarë pritet në vijim.

Për të kaluar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani për zgjedhjen e presidentit të vendit përmes votës së popullit, nevojiten edhe ca vota nga Lista Serbe.

Lista Serbe ka 9 prej 20 vendeve të rezervuara për komunitetet joshumicë dhe kalimi i amendamenteve kërkon 2/3 e votave të këtyre komuniteteve, që nënkupton të paktën tri vota nga kjo parti.

Ulëset bosh të Listës Serbe.
Ulëset bosh të Listës Serbe.
21:00 5.3.2026

Hamza thotë se PDK-ja nuk mund t’i mbështesë amendamentet “në këtë mënyrë”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, ka thënë se partia e tij nuk mund t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit përmes votës së popullit në mënyrën siç është kërkuar sot.

“Zgjedhja e presidentit të Kosovës nga populli është temë shumë e rëndësishme dhe meriton trajtim serioz institucional dhe politik. E ky trajtim nuk është serioz aspak”, tha Bedri Hamza.

Në parim, tha ai, Partia Demokratike e Kosovës ka qenë, është dhe do të jetë që presidenti të zgjidhet direkt nga populli, por kjo do trajtim serioz dhe duhet të bëhet brenda ligjit dhe Kushtetutës.

“Propozuesja e këtyre amendamenteve, në orët e fundit i gjen disa amendamente të trajtuara para 15 vjetëve. Më vjen keq që edhe Kuvendi po hyn në këtë valle të trajtimit të aktit më të lartë vendit, Kushtetutës së Kosovës, në mënyrë kaq joserioze. Seanca thirret për një çështje kaq të rëndësishme në 7:45, ndërsa deputetët i marrin materialet në orën 8:30”, përfundoi ai.

Bedri Hamza
Bedri Hamza


20:55 5.3.2026

LVV-ja u kërkon deputetëve t’i mbështesin amendamentet

Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha se kjo parti e mbështet votimin e këtyre amendamenteve, si dhe i ka ftuar edhe deputetët e partive të tjera t’i votojnë ato.

“Përvoja na e ka dëshmuar që procesi i zgjedhjes në Kuvend është shoqëruar me marrëveshje jo parimore politike ose me situata të bllokimit institucional”, tha Nagavci.

Sipas saj ky debat për zgjedhjen e presidentit nga populli nuk është i ri por më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një reflektimi institucional.

20:48 5.3.2026

Nis seanca

Më në fund ka nisur seanca e jashtëzakonshme plenare.

Ndiqeni drejtpërdrejt:

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG