Të paktën një për qind e territorit të Kosovës llogaritet të jetë e degraduar nga industria e nxjerrjes së gurëve. Kjo industri shumë fitimprurëse, sipas raporteve zyrtare, i ka kushtuar mjedisit, sidomos pasi shumica e guroreve nuk janë rehabilituar pas përfundimit të aktiviteteve.
Që nga korriku i vitit të kaluar, Vjollca - emër i vendosur nga Radio Evropa e Lirë - është transformuar. Me gjithë faqet më të rrumbullakosura e flokët e lyera, ajo që e ka ndryshuar pamjen e saj më shumë, është buzëqeshja që më parë i mungonte.
Posta e Serbisë dhe Kursimorja e Postës e Serbisë, të cilat operojnë në veri të Kosovës, i kanë ndërprerë transaksionet e pagesave në dinarë qysh në fillim të kësaj jave.
Nga “një hap larg” në “nuk dihet se kur”! Kështu devijoi rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës në një periudhë prej vetëm tridhjetë ditësh.
Qasja e Francës dhe e Gjermanisë përmes kushtëzimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) me hedhjen e hapave drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është për t’u admiruar.
“Mendoj se letra ka ardhur pak me vonesë”, thotë Knaus, i cili ka përcjellë nga afër rrugëtimin e Kosovës drejt KiE-së.
Mandati i Qeverisë aktuale përfundon në fillim të vitit 2025, por në diskutim është shpërndarja e Kuvendit si “opsion më real” për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Këshilli i Evropës, zgjedhjet në SHBA dhe në BE janë vetëm disa prej arsyeve që, sipas analistit politik, Agon Maliqi, mund ta çojnë Kosovën në zgjedhje të parakohshme.
Disa grupe hakerësh prorusë kanë marrë përgjegjësinë mbi sulmet kibernetike që përkohësisht bllokuan disa faqe qeveritare në Kosovë gjatë javës së kaluar.
Mospranim, dhunë psikologjike e fizike, diskriminim. Personat e komunitetit LGBTI+ në Kosovë dhe aktivistët për të drejtat e tyre raportojnë për probleme të tilla tash e shumë vite, me gjithë ligjet që e ndalojnë diskriminimin.
Prej vitesh, Kina ka në Kosovë një zyrë ndërlidhëse, e cila funksionon nën Ambasadën kineze në Beograd.
Në Prishtinë, ekipi i REL-it vërejti çmime të ndryshme të produkteve të njëjta në disa raste - më të larta në dyqane, më të lira në treg.
Shfaq më shumë