Kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Kamera të dy kompanive kineze të sanksionuara nga SHBA-ja janë të vendosura në ndërtesa të ndryshme në Prishtinë - nga Qeveria e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit e deri te sheshet e kryeqytetit.
Skitarja nga Prishtina, Kiana Kryeziu, është vajza e parë që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat do të mbahen në Pekin në muajin shkurt. Pjesëmarrjen në këto lojëra, 17-vjeçarja thotë se e kishte ëndërr qysh kur ishte e vogël. Ëndërr e saj është edhe medalja.
Arbërore Riza, vite më parë, ka nisur një biznes të produkteve organike higjienike - të parin të këtij lloji në Kosovë. Fillimisht me vetëm sapunë, biznesi i saj sot numëron dhjetëra produkte.
Edona Demaj, nga Prishtina, që tre vjet udhëheq një biznes për përpunimin e vajrave të përdorur ushqimorë. Vajrat e tilla llogariten si një nga ndotësit më të mëdhenj të tokës dhe ujit. Me qëllim mbrojtjen e ambientit, biznesi i Edonës i mbledh ato nga gastronomia dhe i eksporton jashtë vendit.
Bregdeti shqiptar është shndërruar në strehë të sigurt për mijëra shtetas afganë, që ikën nga vendi i tyre pasi talibanët u kthyen në pushtet. Megjithëse po e shijojnë mikpritjen shqiptare, ata thonë se po presin që rrugëtimi i tyre të përmbyllet në SHBA.
Duke mos pasur shkollim të lartë e as përvojë në biznes, Valbona Ajeti arriti të krijojë një fabrikë për prodhimin e turshive. Sot, ajo ka mision punësimin e grave amvise, e pa mundësi shkollimi në rajonin e Vitisë - rreth 60 kilometra larg Prishtinës.
Familja Iseni nga Komuna e Studeniçanit në Maqedoninë e Veriut ka humbur katër anëtarë të saj në aksidentin me autobus, që ka ndodhur në Bullgari, mëngjesin e 23 nëntorit.
Kosova është larg plotësimit të kërkesave sa i përket prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme, që përfshijnë prodhimin nga era, dielli dhe uji.
Përmes fletëvotimeve me alfabetin e Braillet, personat e verbër në Kosovë mund të votojnë pa ndihmën e asistentëve të tyre. Radio Evropa e Lirë ka përcjellë nga afër procesin e votimit të Mexhit Foniqit në Prishtinë.
Qytetarë të Prishtinës janë parë duke votuar që në mëngjes në qendrën e votimit në shkollën "Faik Konica". Në Kosovë sot (14 nëntor) qytetarët po votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka investuar rreth 200 mijë euro për rinovimin e sallave të operacionit e dhomave përcjellëse për Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Prishtinë, mirëpo gati një vit pas mbarimit të punimeve, ajo nuk është lëshuar ende në funksion.
Ndotja e mjedisit është ndër kërcënimet kryesore për shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Institucionet ende nuk kanë gjetur një përgjigje efektive për të parandaluar ndotjen e ajrit dhe mjedisit. Kjo ka lënë pasoja shëndetësore te qytetarët si Nexhat Restelica, që jeton afër tymtarëve të Termocentralit “Kosova A”.
Për dy ditë me radhë punëtorë të kompanisë “NewCo Ferronikeli Complex LLC", po protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata po kërkojnë zgjidhje pasi mbetën pa punë kur më 8 tetor kompania “Balfin” nga Tirana ndërpreu punën për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike në Evropë.
Disa banorë të fshatit Hade në Obiliq, në afërsi të Prishtinës, kanë mbetur pa zgjidhje të qartë për banim pasi u zhvendosën nga fshati i tyre i mëparshëm për t’i lënë vend mihjes për qymyr. Lagjja e re që iu përcaktua për banim ka mungesë të rrjetit të energjisë elektrike dhe infrastrukturë bazike
Kur Ajshen Banjska-Kastrati nga Peja u largua pa paralajmërim nga puna në bankë, ajo vendosi se kurrë më nuk do të punonte për dikë tjetër. Ajo donte të ndërtonte një biznes të saj. Pas dhjetë vjetësh ajo ka arritur ta ringjallë biznesin familjar për prodhim të këpucëve.
Blin Ahmeti është një 19-vjeçar nga Prishtina, i cili të dielën votoi për herë të parë në zgjedhje lokale. Ai uron që kryetari i ri të përfshijë rininë në zhvillimin e kryeqytetit si dhe të përmirësojë infrastrukturën në lagjet e Prishtinës.
Qytetarët në Prishtinë dhe në Veri të Mitrovicës kanë pritje të ndryshme nga zgjedhjet lokale, të cilat mbahen të dielën. Në Prishtinë ata presin ndërtimin e shkollave e çerdheve të reja, kurse në veri thonë se duan të mbesin, siç thonë ata, në trojet e tyre.
Më 17 tetor, qytetarët e Kosovës zgjedhin kryetarët e rinj të 38 komunave dhe anëtarët e asambleve komunale. Në këto zgjedhje, qytetarët mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist. Qendrat e votimit hapen në ora 07:00 dhe pritet të mbyllen më 19:00.
Policë e qytetarë janë lënduar ndërsa gazetarë shqiptarë e serbë kanë qenë cak i sulmeve gjatë një proteste të serbëve lokalë ndaj aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, që është zhvilluar më 13 tetor në disa qytete të Kosovës. Tetë persona janë arrestuar ndërsa dhjetë të tjerë janë në kërkim.
Policia e Kosovës më 13 tetor u largua nga komuna e Zveçanit, pasi zhvilloi një aksion kundër kontrabandës së mallrave. Serbët lokalë të kësaj komune kundërshtuan këtë aksion policor. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese kundër protestuesve.
Shfaq më shumë