Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate garojnë së bashku në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.
Një çift nga Fushë Kosova kujdeset për një vajzë, e cila ishte braktisur nga prindërit e saj biologjikë. Vajza, tash 14-vjeçare, është me nevoja të veçanta. Çifti thotë se do të kujdeset për vajzën derisa të kenë shëndet.
Në Prishtinë janë kujtuar viktimat e sulmeve terroriste që ndodhen në vitin 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA-ja mbetet aleatja më e madhe e Kosovës dhe këto sulme kujtohen çdo vit.
Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur të enjten në Prishtinë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Ky senatorët amerikanë, Chris Murpy dhe Ron Jonson kanë qëndruar sot në Prishtinë. Ata thanë se vizita e tyre është rikonfirmim i mbështetjes së SHBA-së ndaj procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në edicionin e 18-të të “DokuFest”-it, motoja kryesore është e vërteta dhe gënjeshtra, dy gjëra me të cilat përballemi çdo ditë të jetës sonë. Ndër filmat që u shfaq dhe kishte interesim të madh është edhe “Forgiving the Blood”, që flet për një histori gjakmarrjeje në Kosovë.
Një familje nga Kosova është duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ia kthejë djalin nga Siria. Ai kishte shkuar atje së bashku me gruan, pasi ishte radikalizuar gjatë kohës sa ishte duke punuar në Sarajevë.
Një nënë nga Tirana ka mbi pesë vjet që po mundohet t’i kthejë dy fëmijët e saj nga Siria. Në vitin 2014, burri i saj mori vajzën dhe djalin dhe shkoi në Siri për të luftuar në krah të grupit ekstremist Shteti Islamik. Pas disa muajsh, ai u vra dhe fëmijët mbetën vetëm.
Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se nuk arsye që të vonohet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi mori ftesë për intervistim si i dyshuar për krime lufte nga Dhomat e Posaçme.
Pasditen e së premtes, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës dhe bëri thirrje që vendi të shkojë në zgjedhje. Mirëpo qytetarët nuk presin ndryshime të mëdha as nga zgjedhjet.
Organizata për Cilësi në Arsim (ORCA) ka protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, kundër ndërhyrjeve politike në pavarësinë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) dhe Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Për shumë dekada shqiptarët kanë përdorur sapunë të bërë nga huma, që është një lloj argjile, për pastrimin e flokëve dhe trupit. Vitin e kaluar, një grua nga Prishtina ka filluar të prodhojë sapunë të tillë organikë.
Shitoret në veri të Mitrovicës janë të mbyllura, që nga mëngjesi i ditës së hënë. Në shenjë solidarizimi, nuk punojnë as kafeteritë, pompat e derivateve dhe taksitë. Kjo po shihet si protestë ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, të muajit nëntor 201, për taksën prej 100 për qind
Një 23-vjeçare nga Ferizaj punon si automekanike me babanë e saj që shtatë vjet. Gjatë gjithë punës asaj i është thënë se kjo punë është për meshkuj. Pasdite ajo punon edhe si banakiere.
Serbë nga Kosova dhe rajoni shënuan të premten Ditën e Shën Vidit, të njohur edhe si Vidovdan, në Gazimestan. Liturgjitë u udhëhoqën nga metropolitani Amfilohije dhe peshkopi Teodosije.
Një vajzë 17-vjeçare ka rrëfyer për Radion Evropa e Lirë se si ka shkuar në Siri kur i kishte vetëm 14 vjeç. Nga martesa e dytë, ajo ka një fëmijë. E kthyer së bashku me mbi 100 kosovarë të tjerë, ajo thotë se do ta ketë të vështirë të integrohet në shoqëri.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja Madeleine Albright janë takuar me qytetarë, pas ceremonisë për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton tha në Prishtinë se Kosova është një ndër nderet më të mëdha të jetës së tij. Ai tha se ndihet krenar që ka ndihmuar në ndalimin e spastrimit etnik në Kosovë dhe për lirinë e këtij shteti.
Më shumë se 6 mijë shoferë të Kosovës janë pjesë e një grupi në Viber që i tregojnë njëri-tjetrit se ku ka kontrolle të policisë. Policia nuk ka folur për këtë çështje, por ekspertët thonë se ky lloj njoftimi shkakton aksidente.
Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në të gjithë botën, sot po festojnë Fitër Bajramin. Kjo festë vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
Shfaq më shumë