Aktori Bekim Fehmiu është gjetur i vdekur në banesën e tij, në lagjen Zvezdara, në Beograd, i është thënë agjencisë beogradase Beta në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Policia supozon se Bekim Fehmiu ka bërë vetëvrasje. Fehmiu ishte i lindur më 1 qershor të vitit 1936.
Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështje politike, Lin Pasco, ka bërë thirrje për krijimin urgjent të korridorit humanitar për furnizim me ndihma në Kirgizi, pas pesë ditëve të dhunës etnike në pjesën jugore të këtij vendi. Ai i tha Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se Uzbekistanit i duhet ndihmë ndërkombëtare për t’u marrë me refugjatët.
Në përvjetorin e parë të zgjedhjeve të diskutueshme në Iran, kanë ndodhur përleshje të dhunshme ndërmjet forcave të sigurisë dhe mbështetësve të opozitës. Bëhet e ditur se policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka goditur protestuesit me shkopinj, përderisa ata thërrisnin parulla anti-qeveritare.
Trajnerët e 32 kombëtareve që do të marrin pjesë në Botërorin 2010 paguhen nga 8.8 milionë euro në vit, sa fiton Fabio Kapello (Angli), dhe deri në 170 mijë euro në vit, sa paguhet trajneri Kim Jong Hun (Koreja Veriore).
Turneu njëmujor i futbollit, ngjarjes më popullore sportive në botë, ka filluar në Afrikën e Jugut me ndeshjen e mikpritësit kundër Meksikës. 32 ekipe garojnë në ndeshjet finale. Në një koncert festiv në Soueto, presidenti jugafrikan, Jakob Zuma, tha se Afrika po i tregon botës se është e aftë të organizojë ngjarje të çfarëdo përmase.
“Ethet” e futbollit kanë filluar të përfshijnë shumë pjesë të botës dhe veçanërisht Afrikën e Jugut, ku, të premten, në orën 16, me takimin Afrika e Jugut – Meksika, hapet kampionati botëror në futboll.
Control Room, një nga kompanitë kryesore në botë për organizimin e ngjarjeve muzikore, së bashku me FIFA-n, ka bërë të ditur emrat e artistëve që do të marrin pjesë në koncertin festiv të 10 qershorit, me të cilin edhe do të hapet Kampionati Botëror i Futbollit, Arika e Jugut 2010.
Kamionët me furnizime ushtarake për forcat e jashtme në Afganistan, janë sulmuar nga militantët e dyshuar afër kryeqytetit pakistanez, Islamabad. Policia tha se së paku shtatë vetë kanë humbur jetën. Oficeri pakistanez i policisë, Tarir Alam, i ka përshkruar sulmuesit si “terroristë”, që kishin arritur me dy makina dhe gjashtë motoçikleta.
Bashkimi Evropian vendosi për zgjatjen e mandatit të misionit EULEX në Kosovë, deri në vitin 2012. Ky vendim u mor, derisa në Bruksel qëndruan përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Piter Feith, dhe shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo.
Dëmet nga derdhja masive e naftës në brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara do të zgjasin me vite, thonë zyrtarët amerikanë që e mbikëqyrin operacionin e pastrimit.
Shtetet e Bashkuara thanë se po i konsiderojnë opsionet e reja përtej Kombeve të Bashkuara për të ndëshkuar Korenë Veriore për fundosjen e luftanijes së Koresë Jugore.
Ekipet kanë filluar të arrijnë dhe emocionet po shtohen, në pak ditë para fillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit. FIFA është shprehur mjaft e kënaqur me faktin se përqindja e shitjes së biletave për Kupën Botërore, 2010, ka tejkaluar atë të Gjermanisë më 2006 dhe atë gati 100 për qind.
Gjashtë persona nga Evropa, Rusia dhe Kina kanë filluar një mision virtual drejt Marsit, që do të zgjasë 520 ditë, në një institut hulumtues të Moskës, për të testuar se si trupat dhe mendjet e tyre reagojnë në një izolim të gjatë. Ekipi, në përbërje të të cilit janë një kinez, një italuan, një francez dhe tre rusë, do të jetojë në një hapësirë prej 550 metrash kub.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ka mbajtur konsultime urgjente me vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe me diplomatët izraelitë dhe turq, në një përpjekje për të siguruar hetim të plotë të rastit të sulmit ndaj konvojit që shkonte drejt Gazës.
Në Sarajevë përfundoi takimi ministror Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor. Në deklaratën presidenciale të miratuar pas mbylljes së takimit thuhet se “Bashkimi Evropian sërish dhe pa asnjë dilemë është i përkushtuar për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që mbetet kusht kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e këtij rajoni”.
Në vitin 2005, në Pragë është hapur një klinikë private për fëmijët, ku prindërit, në një situatë të dëshpëruar, mund ta lënë të porsalindurin e tyre. Fëmijët këtu marrin gjithë kujdesin e nevojshëm dhe më pas vendosen në jetimore apo familje birësuese. Klinika, të cilën themeluesit e saj e quajnë “Kuti e fëmijëve”, mbron anonimitetin e të braktisurve.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi aktet që çuan në vrasjen e civilëve gjatë ndërhyrjes ushtarake izraelite në flotën e anijeve, që ishte nisur për në Gaza. Në deklaratën e miratuar, pas një debati maratonik, KS bëri thirrje për “hetime të paanshme dhe transparente”.
Gjermania është fituese e Festivalit Evropian të Këngës, me baladën “Satellite”, të kënduar nga 19-vjeçarja Lena. Këngëtarë nga 25 shtete konkurruan për çmimin e Eurovizionit, që është gara më e madhe e këngës në Evropë, si dhe një nga ngajrjet më të shikuara në botë.
Shfaq më shumë