Kandidatët për president të Francës, Emmanuel Macron, dhe Marine Le Pen, zhvilluan debatin televiziv pak ditë para rrethit të dytë të zgjedhjeve. Kandidatët shkëmbyen akuza dhe fyerje për më shumë se dy orë, duke argumentuar për ekonominë, terrorizmin, Rusinë e çështje të tjera.
Tensionet midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut sa vijnë e rriten. Retorikë të ashpër ka nga të dyja palët, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, as nuk e pohoi, as nuk e mohoi mundësinë e veprimit ushtarak kundër Phenjanit. Ky i fundit ka kryer edhe një test të ri raketor dhe ka shqetësime se po zhvillon raketa me kapacitet për të goditur SHBA-në.
Papa Françesku ka thënë se “një pjesë e mirë e njerëzimit” do të shkatërrohet nëse do të ndodhë një luftë e madhe ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut. Ai ka shtuar se një shtet i tretë duhet të bëhet ndërmjetësues i këtyre dy rivalëve.
Koreja e Veriut ka sfiduar Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera botërore duke testuar një raketë balistike më 29 prill.
Komisioni i SHBA-së për Lirinë Fetare Ndërkombëtare tha në raportin vjetor se rekomandon, për herë të parë, që Rusia të njihet si shkelëse ligjore e lirisë fetare. Raporti përmend në mënyrë të veçantë politikat shtypëse në rajonin e Krimesë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se Irani po bën “provokime alarmuese” në Lindjen e Mesme dhe se “ambiciet bërthamore” të tij janë kërcënim për sigurinë në botë. “Një Iran i pakontrolluar ka potencial për të udhëtuar në të njëjtën rrugë si Koreja e Veriut”, tha Tillerson, duke kritikuar fuqishëm marrëveshjen bërthamore me Republikën Islamike.
Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur me retorikë të nxehtë si nga Koreja e Veriut, ashtu edhe nga SHBA-ja. Phenjani kërcënon me raketa bërthamore që mund të arrijnë caqe në gjithë botën. Shtëpia e Bardhë bën thirrje edhe për pak durim, pasi nënpresidenti Mike Pence tha se Koreja e Veriut nuk duhet të vë në provë fuqinë e forcave të armatosura të SHBA-së.
Më poshtë mund të shikoni disa prej fotografive më interesante të përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë për këtë javë.
Shfaq më shumë