Garda Revolucionare Islamike e Iranit e ka krijuar një njësit të ri në Teheran, për të zbatuar kodin fetar të veshjes, pasi autoritetet kanë nisur një fushatë të re – të quajtur plani “Nuri” – për gratë që nuk e vendosin hixhabin, apo shaminë e kokës.
Mediat shtetërore iraniane kanë njoftuar se në orët e hershme të 19 prillit janë dëgjuar shpërthime afër qytetit qendror Isfahan, ku ndodhet një bazë ajrore dhe një uzinë bërthamore.
Zyrtarë të lartë të Qeverisë izraelite raportohet se ende janë duke diskutuar për mënyrën se si t’i përgjigjen sulmit iranian me raketa e dronë. Dëgjuesit e shërbimit të Radios Evropa e Lirë në Iran, Radio Farda, kanë bërë thirrje për përmbajtje nga të dyja palët.
Pavarësisht pamjeve që shfaqën turma duke festuar nëpër rrugët e Teheranit, dëgjuesit e kanë kontaktuar shërbimin e Radios Evropa e Lirë në Iran, Radio Farda, për të shprehur frikën e tyre nga pasojat e mundshme të sulmit masiv të vendit të tyre ndaj Izraelit.
Një pensionist iranian, i cili ka publikuar video ku shihet duke vallëzuar, ka nxitur shumë njerëz nëpër vend që ta imitojnë – por ai raportohet të jetë marrë në pyetje, ndërsa llogaria në Instagram i është mbyllur përkohësisht.
Një gjyshe iraniane në Izrael po kërkon lirimin e mbesës së saj 23-vjeçare, Romi Gonen, pasi ajo u rrëmbye në një festival muzikor më 7 tetor, nga grupi radikal palestinez Hamas, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Protestueset në Iran po publikojnë video vallëzimesh, për të mbështetur këngëtarin e njohur të muzikës pop, Mehdi Yarrahi. Ai është arrestuar më 28 gusht, pas publikimit të një kënge “ilegale”, ku nxit gratë t’i heqin shamitë e obligueshme të kokës.
Pesë vajza nga Teherani raportohet se janë shprehur të penduara, pas publikimit të një videoje të vallëzimit, e cila u shpërnda me të madhe mes përdoruesve iranianë të mediave sociale.
Një funeral është mbajtur për një grua 20-vjeçare, e cila thuhet se është vrarë nga forcat iraniane të sigurisë në qytetin Karaxh, afër Teheranit, gjatë protestave të vazhdueshme mbarëkombëtare, pas vdekjes në paraburgim të një gruaje të arrestuar nga policia e moralit e Iranit.
Të paktën tre njerëz janë vrarë në Iran gjatë protestave për vdekjen e një gruaje 22-vjeçare, e cila ishte marrë në mbajtje nga policia e moralit e vendit. Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se Mahsa Amini ishte ndaluar për shkeljen e ligjeve të rrepta fetare të Iranit.