Shpejtësia dhe efikasiteti i kundërofensivës së Ukrainës në rajonin verilindor të Harkivit erdhi si befasi e madhe për ushtrinë ruse. Ukraina bëri çmos ta mbante të fshehtë kundërofensivën e saj, përfshirë mashtrimin e qëllimshëm të forcave ruse për manovrat e saj ushtarake.
Shërbimet ukrainase të emergjencës kanë zhvilluar një simulim të një katastrofe bërthamore në rajonin e Zaporizhjës, më 17 gusht, pas bombardimeve të vazhdueshme në vendndodhjen e uzinës më të madhe të energjisë bërthamore në Evropë.
Dy amerikanë dhe një britanik, të cilët po luftojnë për ushtrinë e Ukrainës, i kanë treguar Radios Evropa e Lirë, në Harkiv, se çfarë i ka shtyrë ata që të dalin vullnetarë për të luftuar.
Qyteti i Sllovjanskut në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë, po përgatitet për një ofensivë të madhe nga forcat ruse. Njësitet e mbrojtjes territoriale të Ukrainës po e mbrojnë Sllovjanskun dhe fshatrat e afërta.
Ushtarë nga e mbarë bota po vazhdojnë t’i bashkohen legjionit të huaj të Ukrainës, të motivuar nga nevoja për të ndihmuar në “konfliktin më të rëndësishëm në 50 vjetët e fundit”, siç është shprehur një vullnetar amerikan.
Pamjet satelitore kanë forcuar akuzat se Rusia po transporton sasi të mëdha të drithit të vjedhur në Ukrainë për regjimin e Bashar al-Assadit në Siri. Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë ka dokumentuar një varg dërgesash nëpërmjet terminalit më të madh të drithit në Krimenë e okupuar nga Rusia.
Ushtarët rusë hapën zjarr ndaj tyre me një top, me mitraloza dhe me pushkë automatike. Binjakët Yevhen dhe Bohdan Samodiy, dhe shoku i tyre, Valentyn Yakymchuk, u vranë përderisa po ecnin nëpër një rrugë në fshatin e tyre, Mohnatin, në veriun e Ukrainës, më 14 mars.
Një sërë dronësh ajrorë po luajnë rol të rëndësishëm, si për ushtrinë ukrainase, ashtu edhe për atë ruse, në luftimet mbi rajonin lindor të Donbasit në Ukrainë.
Hetuesit ukrainas kanë zbuluar një varrezë masive, ku trupat e pajetë janë gjetur me duart e lidhura pas shpinës dhe me vrima të plumbave në kokë dhe gjunjë. Varreza u zbulua në Buça, afër Kievit. Ukraina po heton vrasjen e afër 12,000 civilëve në Ukrainë, pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt. Polici Andriy Nebitov u tregoi gazetarëve vendin e ngjarjes më 13 qershor. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Bujar Tërstena)
Një njësit artilerie i ushtrisë ukrainase në rajonin e Donbasit e ka vënë menjëherë në punë armën më të re me rreze të gjatë veprimi, të importuar nga Franca, obusin CAESAR. Arma e rëndë e kalibrit 155-milimetërsh mund t’i godasë objektivat deri në 38 kilometra largësi dhe është lehtë e lëvizshme.
Gratë e ushtarëve ukrainas, të cilët ishin mbrojtësit e fundit të fabrikës së çelikut, Azovstal, në qytetin e rrethuar të Mariupolit, zbulojnë "tmerret" që kaluan burrat e tyre para se të burgoseshin nga Rusia.
“Këmbët ishin atje, koka këtu”, tregon një burrë ukrainas. Ai është pjesë e një ekipi që zhvarros trupat e ushtarëve rusë pranë fshatit Malla Rohan, në rajonin e Harkivit, në lindje të Ukrainës.
Qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, gazetarët e RFE/RL-së dhe të Current Time kanë qenë në qendër të aksionit.
Nëna e Vyacheslav Yalovit, Maryna, 37 vjeçe, u vra në Donbas nga bombardimet ruse, teksa ata po ecnin bashkë për në shtëpi. Ai tani është zhvendosur në perëndim të Ukrainës, me dy vëllezërit më të vegjël dhe dy motrat më të vogla, të cilat ai planifikon t’i rrisë i vetëm.
Trupat ukrainase në juglindje të Harkivit kanë vëzhguar dëmet e mëdha në një qendër kulturore të komunitetit, më 2 maj, teksa kanë folur se si i prek kjo banorët, të cilët tashmë kanë ikur në masë të madhe.
Në fazën e parë të operacionit të evakuimit të civilëve nga fabrika e çelikut, Azovstal, që është nën sulmet e forcave ruse në Mariupol, më shumë se 150 persona janë larguar përmes autobusëve. Të evakuuarit treguan më 3 maj për ngjarjet e tmerrshme brenda fabrikës.
Korrespondenti i REL-it, Maryan Kushnir, ka xhiruar ato që ai i ka quajtur bomba thërrmuese duke rënë mbi qytezën e Popasnës, në rajonin e Luhanskut, në Ukrainë. Një ushtar ka vështruar zonën e djegur ku kanë rënë ato dhe ka shpjeguar se tani të dyja palët luftuese kryesisht po përdorin artileri.