Vendimi që zgjedhjet të shtyhen është i dëmshëm për Kosovën, ka thënë Ramush Haradinaj, pas një takimi që zhvilloi me shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, pas të cilit nuk u arrit ndonjë ndryshim në lidhje me vendimin e mëhershëm për zgjedhjet.
“Ne po punojmë që t'i kthejmë në punë sa më shpejt që të jetë e mundur gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë dhe ata serbë në veri të Mitrovicës, në mënyrë që këto gjykata të fillojnë punën sërish”, tha shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon.
Partitë politike në Kosovë kanë raporte korrekte dhe relacionet mes tyre janë brenda kufijve normalë të demokracisë, thonë përfaqësuesit politikë. Ata thonë se relacionet mes tyre nuk shkojnë në dëm të interesave të Kosovës.
Misioni i EULEX-it do të jetë tërësisht funksional deri në fund të dimrit, tha shefi i këtij misioni, Yves de Kermabon. Por, ai veçoi si sfidë më vete Mitrovicën dhe veriun e Kosovës.
Për tri vjet, Kosova do të ketë 38 komuna; prej tyre - dhjetë me shumicë serbe, një me shumicë turke dhe të tjerat me shumicë shqiptare, ka thënë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati.
Pjesëmarrja e zyrtarëve të Serbisë në të ashtuquajturin Kuvend i komunave serbe dhe miratimi i deklaratës për shpalljen e pavlefshme të pavarësisë së Kosovës, nga zyrtarët kosovarë shihet si provokim dhe pjesë e politikës serbe për ta prezantuar çështjen e Kosovës si të pazgjidhur.
Në përvjetorin e parë të pavarësisë, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne, përmes së cilës, udhëheqësit më të lartë vendorë u kanë adresuar mesazhe qytetarëve. Qytetarët e Kosovës kanë marrë urime edhe nga përfaqësuesit më të lartë ndërkombëtarë.
"Beogradi ende ka mbetur në mentalitetin e kremtimeve të humbjeve që pëson vazhdimisht", tha kryeministri Hashim Thaçi, duke iu referuar paralajmërimeve se deputetët e Serbisë mund të vijnë nesër në Zveçan, për të marrë pjesë në një seancë të parlamentit paralel serb të Kosovës.
Shumica e deputetëve në Kuvendin e Kosovës kanë mbështetur vendimin e presidentit Sejdiu që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 2011-ën, përderisa opozita ka kërkuar që vendimi të tërhiqet dhe zgjedhjet të shpallen për fundin e këtij viti.
Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës shprehin rezerva lidhur me kritikat e shefit të ICO-së, Pieter Feith, të bëra në adresë të institucioneve të Kosovës për mungesë transparence e llogaridhënieje në shpenzimin e parave publike. Por, opozita i mbështet ato.
Liderët kosovarë u drejtuan mesazhe serbëve të veriut që të distancohen nga politika e Beogradit dhe të ardhmen e tyre ta shohin në Kosovë. Ndërkaq, analistët vlerësojnë se Qeveria s’ka vepruar në mënyrë konkrete për shtrirjen e autoritetit në veri.
“Përpos interesave dhe vlerave euroatlantike, Kosova nuk ka asgjë të përbashkët me Serbinë dhe Beogradi nuk e ka asnjë të drejtë të interesimit për zhvillimet në Kosovë”, tha kryeministri Hashim Thaçi.
Prishtina i është përgjigjur negativisht kërkesës së UNMIK-ut për një takim me Beogradin, ku do të diskutohej për çështjet e trashëgimisë kulturore në Kosovë.
Qeveria e Kosovës ka mirëpritur Rezolutën e Parlamentit Evropian, me të cilën ftohen të gjitha vendet e BE-së që ta njohin Kosovën. Një delegacion i këtij Parlamenti ua ka dorëzuar tekstin e kësaj Rezolute edhe udhëheqësve të Kosovës.
Prishtina nuk do të ulet në bisedime me Beogradin për të biseduar rreth zbatimit të planit 6-pikësh, thanë sot presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, pas një takimi që zhvilluan me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier.
Presidenti Fatmir Sejdiu konfirmoi dhe një herë pozicionin e Kosovës në bisedimet eventuale me Serbinë, duke bërë të qartë se Prishtina nuk do të pranojë asnjë formë të dialogut që synon kthimin në tavolinën e bisedimeve të çështjeve të statusit.
“Çdo shtet merr vendime në përputhje me interesin e vet kombëtar, duke marrë parasysh edhe sigurinë rajonale", tha sot në Prishtinë, ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakoyannis, lidhur me vendimin e Athinës për pavarësinë e Kosovës.
Komanda e KFOR-it në Kosovë ka njoftuar se "të gjithë kandidatët që nuk janë përzgjedhur, e të cilët i plotësojnë standardet minimale që kërkohen, akoma kanë mundësinë e përzgjedhjes për të shërbyer në Forcën e Sigurisë".
Prishtina i ka bërë thirrje Beogradit që të ndal dhunën dhe politikat e sajuara kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të zbatojë nivelin e njëjtë të të drejtave që Kosova zbaton për komunitetin serb. Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kanë shprehur shqetësimet e tyre për gjendjen e tensionuar, sidomos pas arrestimeve të 10 shqiptarëve më 26 dhjetor të vitit të kaluar.
Shfaq më shumë