Përderisa mandatari për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, paralajmëron formimin e një qeverie shumëpërfshirëse dhe shumetnike, jashtë kompozicionit të kësaj qeverie mbeten Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Që të dyja këto subjekte politike thonë se janë të gatshme për të qenë opozitë e ardhshme.