Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor.
Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e Shteteve të Bashkuara (CBP) njoftoi të enjten se ka lëshuar një urdhër për ndalimin e importit të gomave të automjeteve të prodhuara në fabrikën kineze Linglong në Serbi, për shkak të pretendimeve se ato janë prodhuar përmes punës me detyrim.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se për dy ditë me radhë ka kryer gërmime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, ku janë gjetur mbetje mortore, që dyshohet se mund t’iu përkasin viktimave të luftës.
Udhëheqësi bjellorus, Aleksandr Lukashenko, njoftoi se raketa e re e zhvilluar nga Rusia, që është armë hipersonike me kapacitet bërthamor, që njihet me emrin Oreshnik, është dislokuar në Bjellorusi.
Deputetët e opozitës u përleshën me policinë brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë të enjten, pas tensioneve disajavore lidhur me akuzat për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres, Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë.
Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – janë tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës të enjten, pasi duan të jenë pjesë e një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë mbledhur të enjten në një samit Bruksel për të vendosur për mënyrën e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për të plotësimin e nevojave ekonomike dhe ushtarake të Ukrainës në vitet e ardhshme.
Morina, i cili u arrestua në gusht, akuzohet se mori pjesë në masakrimin e 34 civilëve shqiptarë në mars të vitit 1999 në fshatin Burim të Malishevës, në juglindje të vendit.
Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur t’i heqë të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës deri në fund të muajit të ardhshëm, duke ia mundësuar vendit të përfitojë miliona euro ndihmë financiare qysh në fillim të vitit 2026, njoftuan zyrtarë nga të dyja palët të mërkurën vonë.
Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoqiç, deklaroi të mërkurën se Kina dhe Serbia po e thellojnë partneritetin strategjik përmes bashkëpunimit në fushën e teknologjive hapësinore.
Është hapur për qarkullimin e këmbësorëve ura e re mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut, të banuar me shumicë shqiptare, dhe atë të Veriut, të banuar me shumicë serbe.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë i tha të mërkurën Radios Evropa e Lirë (REL) se pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë synon të punojë ngushtë me Qeverinë e re të zgjedhur “për t'i avancuar prioritetet e përbashkëta”.
Shfaq më shumë